• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama hodhi në “plehra” biznesin fason, ‘Lëvizja Bashkë’ dënon kryeministrin: Ja zgjidhja…

22:46 : 13/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Edi Rama ditën e sotme hodhi në “plehra” përfaqësuesit e biznesit fason.

Kreu i qeverisë i kerkoi biznesit fason që të gjejnë mënyra të reja të zhvillimit të biznesit, duke thënë se koha e pagave të ulëta ka vdekur dhe se qeverisa nuk do të japë “serume” financiare, siç kërkojnë prej kohësh.

“Lëvizja Bashkë”, drejtuar nga Arlind Qori, e komentoi këtë sjellje politike të Ramës se i vendosi përfaqësuesit e sektorit fason përpara dy alternativave: ose përshtatuni me kushtet e konkurrencës globale, ose vdisni, duke refuzuar edhe paketën e ndihmave për mbijetesën e sektorit fason, edhe ndihmën për punëtorët që po mbesin pa punë anembanë Shqipërisë.

Lëvizja BASHKË tha se është nevojë urgjente miratimin e një pakete ndihme financiare dhe të rritjes së kapaciteteve për sektorin fason.

Gjithashtu është e rëndësishme të miratohen lehtësi fiskale dhe subvencionime për ndërmarrjet e sektorit fason.

Lexo edhe:

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Reagimi i “Lëvizjes Bashkë”:

“INDIFERENCA E QEVERISË NDAJ KRIZËS SË SEKTORIT FASON

Sot Edi Rama i vendosi përfaqësuesit e sektorit fason përpara dy alternativave: ose përshtatuni me kushtet e konkurrencës globale, ose vdisni! Në fakt, që prej themelimit të vet, sektori fason është përballur me konkurrencën globale që nis nga Amerika Latine e përfundon në vendet e Azisë lindore. Sigurisht, duke iu përmbajtur logjikës më të egër të shfrytëzimit të fuqisë punëtore dhe mosrespektimit të të drejtave të punëtorëve.

Kohët e fundit, për shkak të fuqizimit anormal të lekut–të shkaktuar edhe prej pastrimit të valutave të pista (kryesisht euro)–sektori fason po përballet me një rritje të fortë të kostove të prodhimit. Porositësit (markat e huaja) vënë në dispozicion të njëjtën sasi valute, por kjo valutë këmbehet me më pak lekë. Çka do të thotë se pjesa më e madhe e kostove të sektorit që paguhen në lekë (fuqia punëtore, energjia elektrike, taksat etj.) janë rritur ndjeshëm në raport me pagesat e porositësit, duke çuar në zgrip të falimentimit shumë sipërmarrje.

Në kushtet ku dhjetëra mijëra punëtore e punëtorë rrezikojnë vendin e punës, kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka vetëm një mesazh: “Ju ruajt Zoti!” Ai ka refuzuar edhe paketën e ndihmave për mbijetesën e sektorit fason, edhe ndihmën për punëtoret që po mbesin pa punë anembanë Shqipërisë.

Në emër të parimit abstrakt “Përshtatu ose vdis!”, Edi Rama ka larë duart si Ponc Pilati.

Përvoja e vendeve që janë drejtuar nga shtete me karakter zhvillimor tregon se industria tekstile në përgjithësi është ndihmuar nga politika subvencionuese jo vetëm për t’i rezistuar tallazeve të paparashikueshme si ndryshimi i fortë i kursit të këmbimit, por edhe për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese dhe për ta ngritur procesin e prodhimit vendas në zinxhirin ndërkombëtar të vlerës.

Mbështetur në përvojat më të mira botërore dhe duke parë me përparësi punën, pagat dhe të drejtat e punëtorëve, Lëvizja BASHKË evidenton si nevojë urgjente miratimin e një pakete ndihme financiare dhe të rritjes së kapaciteteve për sektorin fason. Është e rëndësishme të miratohen lehtësi fiskale dhe subvencionime për ndërmarrjet e sektorit fason.

Gjithsesi kjo ndihmë shtetërore duhet të shoqërohet me plotësimin e panegociueshëm të disa kushteve bazike:

i. Ndërmarrjet përfituese duhet të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese përmes përmirësimit teknologjik dhe kualifikimit të forcës punëtore.

ii. Ndërmarrjet që do të përfitojnë ndihmë shtetërore duhet t’u ndalohet pushimi i punëtorëve nga puna.

iii. Ndërmarrjet përfituese do të mbikëqyren rigorozisht për respektimin e të drejtave të punëtorëve, sidomos në lidhje me pagesat shtesë të orëve të punës jashtë orarit zyrtar, ditët e pushimit, paga minimale, liria e organizimit sindikalist etj.

iv. Në asnjë rast nuk duhet pranuar kërkesa e uljes së pagës minimale.

Largimi nga mallkimi i “krahut të lirë të punës” nuk mund të vijë prej humbjes së vendit të punës dhe varfërimit të skajshëm të dhjetëra mijëra familjeve punëtore, por prej ndihmës shtetërore për shëndoshjen e sektorit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Njerëzimi ka krijuar shtetin dhe institucionet publike pikërisht për të dalë nga gjendja e natyrës apo e “luftës së të gjithëve kundër të gjithëve”, në të cilën “njeriu për njeriun është ujk”. Një shtet zhvillimor dhe demokratik nuk braktis askënd, sidomos njerëzit e punës. Një shtet zhvillimor e demokratik sheh më shumë potencial te zhvillimi i industrisë e bujqësisë sesa te hotelet me 5 yje, kazinotë apo bastet. Në një shtet zhvillimor e demokratik puna, prodhimi dhe dija janë alternativa ndaj vjedhjes dhe shpërdorimit.

Programi dhe aktivizmi i Lëvizjes BASHKË ka për synim themelimin e një shteti që është vërtet zhvillimor e demokratik.”

Etiketa: arlind qoriEdi RamaLevizja "Bashke"

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Wanda Nara zbulon një sekret të Icardit: Kishte 4 celularë për të folur me femrat

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom