• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Publikohet momenti kur Xhemal Loka dhunon bashkëshorten

18:20 : 08/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pamjet që shihni më poshtë janë shkëputur në një prej 3 videove që ka administruar policia me dyshimin se 41-vjeçarja, Bedrie Loka, që i dha fund jetës më 3 Janar, është dhunuar nga bashkëshorti i saj Xhemali.

I gjithë momenti është filmuar nga djali i vogël i çiftit, i cili ia kishte dërguar videon më pas motrës së tij të martuar.

Pamjet në video tregojnë kur autori kryesor i dyshuar për vdekjen e saj i ulëret me fjalë të rënda dhe e dhunon, në praninë e dikujt tjetër. Ajo mbrohet duke ngritur duart lart, ndërsa ulet në divan brenda banesës.

Prokuroria thotë se këto pamje provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë.

Shikoni momentin e dhunës në videon më poshtë:

Lexo edhe:

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe e shqiptarit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

 

  • Vdekja e Bedrie Lokës

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, për të cilën është arrestuar bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

Mbrëmjen e së premtes, policia deklaroi se po heton për keqpërdorim të dhënash, ndërkohë pretendimet e familjarëve të saj, po dhe të personave që punonin me të ngrejnë dyshime se Bedrie Loka është viktimë e dhunës në familje.

I pyetur pas ngjarjes nga punonjës të policisë, bashkëshorti ka deklaruar se mund të ketë qenë ‘Tik Tok’ që e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, ndërkohë dyshimet janë shtuar. Xhemal Loku ishte ai që e gjeti i pari mëngjesin e së martës dhe e dërgoi në spital, ku nuk arriti të mbijetojë.

Fillimisht ngjarja u interpretua si një rast i rëndomtë vetëvrasjeje, që nuk pati rëndësi as për një njoftim të thatë zyrtar, derisa dikush ngriti zërin dhe vdekja e Bedrie Lokës u mediatizua një ditë pasi u përcoll në heshtje, si me turp, drejt banesës së fundit.

Në datë 3 janar kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, burimet mediatike bëjnë me dije se para dorëzimit të trupit të saj familjarëve, jashtë morgut të QSUT ka ndodhur një konflikt mes vëllezërve të Bedrie Lokës dhe dhëndrit të tyre, Xhemal Lokës. Vëllezërit donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike, por edhe pas gjithë këtij sherri Bedria u varros nga familja e burrit të saj. Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk u futën në banesën e Xhemal Lokës për të pritur njerëz për ngushëllime pas varrimit. Por, dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre nuk ka vdekur nga historia e ‘TikTok’ dhe se ajo është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje. Kjo dëshmi e vëllezërve hapi pistën e re të hetimeve dhe u zbardh ngjarja.

Konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ishin të hershme dhe kishin vijuar sistematikisht për shumë arsye.

Familja e Sanije Lokës nga Peshkopia, nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër. Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses dhe sa herë që Xhemali kthehej nga kurbeti, niste sherri e debati në familje deri në dhunë fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder. Por, Bedrien e respektonte gjithë Vardardha e Sukthi, por pavarësisht këtyre sakrificave ndaj Bedries nuk munguan sulmet pasi jetonte e vetme me fëmijët.

Po ashtu burime bëjnë me dije se Bedries i vodhën edhe para në banesë, rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori paratë në shtëpinë e Bedrie Lokës.

Etiketa: bashkeshortibedriedhunevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

11:32 : 15/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe e shqiptarit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

16:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë: Na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona

12:44 : 14/10/2025
KRONIKE

Vrasja e grekut dhe shokut shqiptar/ Vetëdorëzohet i riu, dyshohet se është bashkëpunëtor në krim

12:06 : 14/10/2025
AKTUALITET

GJKKO lë në burg ish-të dashurën e Safet Bajrit, dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit

11:45 : 14/10/2025
BOTA

“Planifikuan të më vrisnin”, presidenti i Madagaskarit largohet në një vend të sigurtë me një avion ushtarak francez

10:45 : 14/10/2025
Para

Vdekja e Beckenbauer, flet Lothar Matthaus: Humbje për të gjithë Gjermaninë

TË GJITHA

Berisha-Dumanit: Armik i egër i pluralizmit politik! Je një Aranit Çelë në llojin tënd

14:38 : 15/10/2025

10 plazhet më të bukura të Evropës që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2100

14:27 : 15/10/2025

Zbardhet dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar

14:16 : 15/10/2025

Berisha: Taulant Balla ka porositur vrasje dhe janë eliminuar dokumentet

14:08 : 15/10/2025

Irani aplikon dënimin me vdekje, ekzekutohen tre persona

14:02 : 15/10/2025

Këto janë 3 shenjat më të pafata të horoskopit për vitin 2026

13:56 : 15/10/2025

Berisha: Marrëveshjen e Trump për Gazën nuk e përshëndeti vetëm Teherani, Pheniani dhe Ramaduro!

13:49 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com