• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlorë/ Ekzekutohet me snajper djali i anëtarit të bandës së “Gaxhait”

23:01 : 07/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Banesa ku u qëllua Gëzim Sinomati

Banesa ku u qëllua Gëzim Sinomati

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele. Viktima është Gëzim Sinomati, 23 vjeç, i ekzekutuar në banesën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’, rreth orës 22:00.

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ndërkaq, burime policore bëjnë me dije se ka dyshime që Gëzim Sinomati, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, të jetë qëlluar me snajper në pjesën e kokës teksa ka dalë në ballkonin e banesës. Ekzekutori dyshohet se e mbante në vëzhgim nga një ndërtesë në ndërtim përballë, nga ku edhe ka qëlluar.

Zyrtarisht, policia njoftoi se është rrethuar zona ku ndodhi vrasja dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit apo autorëve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale, ndërsa në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë, shtojnë të njëjtat burime.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai”, në vitin 1997 në Vlorë. Sokol Sinomati u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017. Asokohe, ai mori leje, por nuk u kthye më në qeli. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës, ka ndodhur në 26.06.2002.

Gjithashtu, në vitin 2022, xhaxhit të 23-vjeçarit, po ashtu person me precedent penalë, i është vënë tritol në makinë.

Lexo edhe:

V*asja e Fatos Cenajt në Itali, nën hetim fqinji! Shkak i ngjarjes dyshohet konflikti për pronën

Vlora ende pa terminal autobusash, premtimi i Dredhës mbetet në ajër

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se Gëzim Sinomati është ekzekutuar për hakmarrje. Një tjetër pistë që po hetohet janë dhe konfliktet e mundshme që i riu mund të ketë pasur jashtë vendit.

Pas vrasjes, në dalje të qytetit të Vlorës është gjetur një automjet i djegur që sipas policisë, është përdorur nga autorët për tu larguar.
Makina e djegur
“Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip ‘BMW’, në lagjen ’24 Maji’, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve”, njofton policia.
Etiketa: vlorevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

V*asja e Fatos Cenajt në Itali, nën hetim fqinji! Shkak i ngjarjes dyshohet konflikti për pronën

21:14 : 02/09/2025
AKTUALITET

Vlora ende pa terminal autobusash, premtimi i Dredhës mbetet në ajër

19:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shkaktoi akasidentin me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

10:41 : 02/09/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë dhe pasagjeri i kamionçinës (EMRAT)

08:49 : 02/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025
BOTA

Izraeli përgatitet të fusë në burg Greta Thunberg, e akuzojnë si terro*iste

17:04 : 01/09/2025
Para
Foto ilustruese

Vrasja në Vlorë, gjendet një "BMW" e djegur. Policia: U përdor nga autorët

TË GJITHA

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025

Dy aksidente njëri pas tjetrit tek “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, ka të plagosur

09:53 : 03/09/2025

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu, autori mori 15 mijë euro

09:42 : 03/09/2025

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

09:22 : 03/09/2025

Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

09:05 : 03/09/2025

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

08:52 : 03/09/2025
Pamje nga operacioni "Vakum"

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e mbi 1600 bimëve kanabisi, 31-vjeçari kapet në Malin e Zi

08:40 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com