• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë zbuluan dosjet e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein? Zbardhet lista me emrat e famshëm

13:56 : 04/01/2024
në BOTA

Një gjykatë amerikane publikoi një sasi dokumentesh gjyqësore më parë sekrete në lidhje me milionerin Jeffrey Epstein, që vrau veten në 2019 ndërsa priste gjyqin mbi akuzat për trafikim seksual. Mediat sociale kanë qenë të mbushura me postime që spekulonin se dokumentet do të përfshinin një listë të njerëzve të pasur dhe të fuqishëm që ishin “klientë” ose “bashkë-punëtorë” të milionerit Epstein.

Megjithatë, nuk kishte një listë të tillë. Koleksioni fillestar i rreth 40 dokumenteve të bëra publike përmbante kryesisht materiale që ishin publikuar më parë, ose ishin mbuluar gjerësisht në artikuj gazetash, dokumentarë televizivë, intervista, libra rreth skandalit Epstein, që përfshinin një periudhë prej gati dy dekadash. Megjithatë, të dhënat përfshinin histori të miqësive që Epstein kishte me figura të famshme dhe të fuqishme.

Dokumentet tregojnë dëshminë e një grua, e cila thoshte se Princi Andrew i Britanisë e vuri dorën në gjoksin e saj në shtëpinë e Jeffrey Epstein-it në Manhatan në vitin 2001.

Incidenti, i cili është raportuar më parë dhe Princi Andrew e ka mohuar, ishte ndër detajet e zbuluara në dokumentet e publikuara të mërkuren.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Epstein u shoqërua me titanë të Wall Street-it, anëtarët e familjes mbretërore dhe njerëz të tjerë të famshëm përpara se të deklarohej fajtor për prostitucion nga një e mitur në vitin 2008. Ai vrau veten në vitin 2019 në moshën 66-vjeçare ndërsa priste gjyqin për akuzat federale për trafikim seksual.

Dhjetra gra e kanë akuzuar milionerin Jeffrey Epstein se ai i ka detyruar t’i ofrojnë shërbime seksuale atij dhe mysafirëve të tij në ishullin e tij privat në Karaibe dhe në shtëpitë e tij në Nju Jork, Florida dhe Nju Meksiko.

Emrat e më shumë se 150 personave të përmendur në një padi nga Virginia Giuffre, një nga akuzueset më të njohur të Jeffrey Epsteinit, u mbajtën sekrete për vite me radhë derisa një gjykatëse federale vendosi muajin e kaluar se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për t’i mbajtur ato sekrete.

Në një deklaratë të zonjës Giuffre në dokumentet e sapo publikuara thuhet se ajo kishte patur marrëdhënie seksuale me disa politikanë të shquar dhe udhëheqës financiarë, duke përfshirë miliarderin amerikan Tom Pritzker.

Në deklaratën e saj, ajo tha gjithashtu se kishte patur marrëdhënie seksuale me figura të tjera të njohura që i kanë mohuar më parë akuzat e saj, duke përfshirë ish-senatorin amerikan George Mitchell dhe ish-guvernatorin e shtetit të Nju Meksikos, Bill Richardson.

Lista e emrave buron nga një padi për shpifje e zgjidhur prej kohësh, që zonja Giuffre ngriti kundër zonjës Maxwell.

Ghislaine Maxwell, vajza e manjatit britanik të medias Robert Maxwell, po vuan një dënim me 20 vjet burg për rekrutimin e vajzave të mitura për Jeffrey Epsteinin. Ajo ka apeluar dënimin e saj.

Zonja Giuffre e akuzoi zonjën Maxwellin se e kishte rekrutuar atë kur ishte e mitur, që Epstein ta abuzonte seksualisht.

Personaliteti i njohur i jetës publike në Britani, Ghislaine Maxwell në dhjetor të vitit 2021 u shpall fajtore nën akuzat se joshte vajza mitura që abuzoheshin seksualisht nga milioneri Jeffrey Epstein. Juria e shpalli atë fajtore për pesë nga gjashtë akuzat me të cilat përballej, përfshirë trafikim seksual të të miturve. Epstein, një dhunues seksual i dënuar, vdiq në vitin 2019, ndërsa ishte në një burg në Manhattan.

Gjykatësja amerikane Loretta Preska, e cila po mbikëqyr çështjen, vendosi se disa emra do të mbeten sekret, duke përfshirë ato të njerëzve që ishin të mitur në kohën kur Epstein i kishte abuzuar ato.

Në dokumentet e gjykatës përmendet edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Sipas të dhënave, Joanna Shoberg dëshmoi se Epstein një herë i tha asaj se Clintonit “i pëlqejnë të rejat, duke iu referuar vajzave”.

Bill Clinton pati një lidhje me një praktikant 22-vjeçar të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ai ishte president i SHBA.

Dokumenti përfshin gjithashtu dëshminë e zonjës Sjoberg duke thënë se Epstein i tha asaj se do të kontaktonte Donald Trump gjatë rrugës për në një nga kazinotë e tij në New Jersey në 2001.

“Jeffrey tha, ‘Shkëlqyeshëm, ne do të thërrasim Trump’,” dëshmoi ajo, pasi pilotët thanë se avioni i tyre nuk mund të ulej në Nju Jork dhe se do të duhej të ndalonte në Atlantic City, New Jersey.Dokumentet nuk përmbajnë asnjë akuzë të supozuar ndaj Trump.

Etiketa: abuzim seksualBill Clintondonald trumpJeffrey EpsteinSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Këlliçi: Prokurori Prençi zhduku provat që implikojnë Gjiknurin dhe Subashin nga djegësi i Fierit

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom