• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kredia për ndërmarrjet publike ra me 25% vitin e kaluar

12:10 : 04/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Portofoli i kredisë së ndërmarrjeve publike pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit nëntor 2023 kredia kishte vlerën e 17.7 miliardë lekëve, në rënie me 25.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Faktori kryesor që ka tkurrur huamarrjen në këtë segment të tregut duket të ketë qenë viti pozitiv për sektorin energjetik dhe nevoja më e ulët për importe të energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 9-mujorin 2023 importet e energjisë elektrike pësuan rënie me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, prodhimi i energjisë në vend u rrit me 32% për të njëjtën periudhë, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen e llogarive të kompanive të sektorit.

Sektori energjetik ka një peshë dominuese në portofolin e kredisë së tërhequr nga ndërmarrjet e sektorit publik. Në fund të muajit nëntor, kredia për kompanitë e sektorit energjetik përbënte më shumë se 90% të huamarrjes totale të ndërmarrjeve publike. Vlera e kredisë zbriti në 16 miliardë lekë, në rënie me 24.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pjesën më të madhe, kredia e kompanive të sektorit energjetik është e mbuluar me garanci sovrane nga qeveria shqiptare. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, vlera e kredisë së garantuar për Korporatën Energjetike Shqiptare, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Furnizuesin e Shëlbimit Universal në fund të muajit shtator 2023 ishte rreth 12.1 miliardë lekë.

Lexo edhe:

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

Një faktor tjetër që ka dhënë paralelisht një efekt negativ ka qenë edhe efekti i kursit të këmbimit. Mbiçmimi i Lekut ka tkurrur edhe vlerën e portofolit të kredisë në valutë të huaj të ndërmarrjeve publike.

Përveç kompanive të sektorit energjetik, pjesa tjetër e portofolit të kredisë së kompanive shtetërore i takon kryesisht ndërmarrjeve të veçanta të ujësjellës-kanalizimeve në vend. Portofoli i kredisë në këtë segment në fund të muajit nëntor kishte vlerën e 1.3 miliardë lekëve, në rënie me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kreditimi i ekonomisë në përgjithësi vitin e kaluar ruajti ritme pozitive të rritjes, por për shkak të efektit të kursit të këmbimit, rritja e portofolit të kredisë ishte e ulët, me rreth 0.3% në fund të muajit nëntor. E zhveshur nga efekti i forcimit të lekut, rritja e kredisë do të ishte ende në nivele relativisht të larta. Teprica e kredisë është ndikuar më shumë nga efekti i kursit të këmbimit, duke qenë se portofoli në valutë të huaj përbën pothuajse gjysmën e totalit./MONITOR

Etiketa: ekonomiakredialekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

15:40 : 12/06/2026
AKTUALITET

‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

17:15 : 17/05/2026
AKTUALITET

Emigrimi i të rinjve i kushton Shqipërisë miliona euro, çfarë paralajmërojnë ekspertët

14:02 : 01/05/2026
AKTUALITET

Kursi i Euros bie përsëri, prek minimum të ri historik

13:25 : 14/04/2026
AKTUALITET

Ekonomia shqiptare ngadalësohet, Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2026

17:56 : 08/04/2026
AKTUALITET

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”/ Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

14:50 : 06/04/2026
Para

Viti 2024 mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

TË GJITHA

EMRI/ Plagosi dy persona në Paskuqan, arrestohet pas dy javësh 41-vjeçari!

11:12 : 17/06/2026

Botërori 2026/ Ronaldo zbret në fushë për t’iu kundërpërgjigjur Messit, vëmendja te Angli-Kroaci (Ndeshjet)

10:55 : 17/06/2026

Bylykbashi e Këlliçi takime me krerë të Parlamentit holandez: Integrimi europian të bëhet sipas meritës

10:44 : 17/06/2026

Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi “Porto Lalzi” në Hamallaj

10:38 : 17/06/2026

Luiz Ejlli shfrytëzon protestën për të bërë këngë, Dea Vieri ‘nuk ia le mangët’: Pse nuk del në shesh?!

10:32 : 17/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje siguron edhe ulësen e 53-të në Kuvend, LDK-ja humb një

10:30 : 17/06/2026

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

10:24 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibommeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom giriş