• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vazhdon fluksi i migrantëve pëmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara

18:05 : 28/12/2023
në BOTA

Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë ranë dakord për të mbajtur të hapura pikat kufitare, tha të enjten presidenti meksikan pasi disa kalime kryesore hekurudhore u mbyllën përkohësisht për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që mbërrinin në kufirin Meksikë – SHBA.

Marrëveshja, sipas presidentit Lopez Obrador, u arrit gjatë takimit të sotëm mes delegacionit amerikan që udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken me Presidentin meksikan në kryeqytetin e Meksikës. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që Meksika të ndalojë fluksin e dhjetra mijëra migrantëve që po vazhdojnë rrugëtimin nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore drejt Shteteve të Bashkuara përmes Meksikës.

Mijëra emigrantë, që synojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, i kaluan Krishtlindjet duke ecur drejt kufirit SHBA-Meksikë. Kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, ata ishin mbledhur për muaj të tërë në Tapachula, një qytet në shtetin juglindor të Meksikës, Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën. Kjo ishte pika e nisjes për udhëtimin e karvanit në veri.

“Këtu ka fëmijë dhe gra me lëndime në këmbë, të dehidratuara. Është e vështirë të kërkosh ëndrrën amerikane… Ajo që ne kërkojmë është që qeveria të paktën të na japë leje për të kaluar”, thotë Rosa Alegria, migrante nga El Salvadori.

Karvani u nis vetëm disa ditë përpara takimit që u mbajt sot në kryeqytetin meksikan mes delegacionit amerikan që udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Presidentit Lopez Obrador.

Lexo edhe:

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

Rrezikohen rezervat, Trump lë mënjanë përshkallëzimin kundër Iranit

Zoti Lopez Obrador njoftoi se gjatë takimit u arrit marrëveshja për rihapjen e kufirit SHBA-Meksikë i cili u mbyll me qëllim parandalimin e fluksit të lartë të migrantëve drejt Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Lopez Obrador tha se takimet e së mërkurës me delegacionin amerikan, ishin “të drejtpërdrejta” për shkak të rëndësisë për tregtinë kufitare për të dy vendet.

Që nga e marta autoritetet meksikane kanë filluar të largojnë kampet që migrantët kanë ndërtuar pranë kufirit me SHBA-në.

Presidenti meksikan gjatë takimit raportohet të ketë kërkuar që Uashingtoni të dërgojë më shumë ndihma që synojnë zhvillimin e vendeve të origjinës së migrantëve dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kubës e Venezuelës, të cilat janë dy nga burimet kryesore të emigrantëve.

“Ne jemi shumë të interesuar të trajtojmë shkaqet e migrimit, sepse njerëzit vijnë për shkak të varfërisë, pabarazisë, dhunës, bashkimit familjar dhe ne duam t’i trajtojmë problemet e tyre në vendet e origjinës”, tha këtë javë Ministrja e Jashtme e Meksikës, Alicia Barcena.

Takimi ishte një përpjekje e re e dy vendeve për të kufizuar ardhjen e migrantëve në SHBA përmes Meksikës pasi deportimi i disa prej tyre nuk arriti të ndalonte fluksin.

Sipas autoriteteve të shtetit juglindor meksikan, Chiapas, rreth 10 mijë emigrantë, përfshirë fëmijë, ndodhen në karvan që po vazhdojnë rrrugëtimin. Emigrantët thonë se nuk kanë para për të paguar vizat apo trafikantët e qenieve njerëzore.

“Unë nuk kam asnjë qindarkë … dhe askush nuk më ka dhënë një kafshatë ushqim, por jam e vendosur. Nuk do të dorëzohem derisa të arrij në kufi”, thotë Alejandrina Corzo, emigrante nga Hondurasi.

Arritja në kufirin Meksikë – SHBA megjithatë nuk është që lehtëson rrezikun e rrugës së gjatë të migrantëve. Ditë më parë u publikuan imazhet e një gruaje që mbante një fëmijë të zhytur në lumin Rio Grande ndërsa thërrasin për ndihmë ushtarët e Gardës Kombëtare të Teksasit në një varkë që lundronte pranë tyre.

Vetëm në muajin dhjetor, rreth 10,000 emigrantë arrestoheshin çdo ditë në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara./VOA

Etiketa: analizeemigranteMeksikëSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026
BOTA

Rrezikohen rezervat, Trump lë mënjanë përshkallëzimin kundër Iranit

16:11 : 26/07/2026
BOTA

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026
BOTA

Australia kundërshton tarifat e reja të SHBA-së, Albanese: Do e diskutoj me Trump!

09:34 : 26/07/2026
BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
RAJONI

Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

21:17 : 24/07/2026
Para

Vokshi: Rama i ka shpallur luftë të paprecedentë opozitës

TË GJITHA

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş