• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fetullah Gylen, njeriu që prish qetësinë e Erdogan

18:00 : 01/04/2018
në BOTA

Fetullah Gylen është predikues turk që ka frymëzuar një rrjet mbarë botëror myslimanësh, që i përshtaten botës moderne.

Karakteristikë kryesore e Lëvizjes Gylen është se ajo nuk kërkon t’i shkatërrojë shtetet moderne laike, por inkurajon myslimanët që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë të cilat i ofron ajo.

“Lëvizja Gylen” mund të kuptohet më së miri si ekuivalent islamik i lëvizjeve të krishtera që iu bëjnë thirrje bizneseve dhe profesioneve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës.

Gylen ka lindur në 1938 në një fshat pranë Erzurumit në Turqinë Lindore. Babi i tij ishte imam dhe Gyleni mori mësimet e para nga ai mbi islamin në gjuhën persiane dhe arabe. Filloi mësimet në vitin 1957 në një xhami në Edrine. Në të njëjtën kohë ai u njoftua me mësimet e Said-i Nursi, predikues kurd, i cili ishte aktivist politik.

Ndikimi Nursi
Nursi, emri i të cilit vjen nga fshati Nurs, ku fjala Nur do të thotë “dritë” në gjuhën arabe, më vonë u bë themelues i Lëvizjes “Nurculuk”, Pasuesit e Dritës. Ndonëse rrënjët e Nursit ishin të bazuara në rendin sufi dhe konservativ “Naqshbandi”, mesazhi i tij ishte se myslimanët nuk duhet të refuzojnë modernitetin, por të gjejnë frymëzim ne tekstet e shenjta.

Lexo edhe:

“35 zonja në një tualet”, Autoriteti i Konkurrencës: Duam ambiente, jemi në kushtet e problematikave të higjienës

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

Baza në Izmir
Gyleni vuri idetë e Nursit në praktikë kur ai u transferua në një xhami në Izmir në vitin 1966. Izmiri është një qytet ku islami politik nuk mundi të vë rrënjë. Megjithatë, klasa e mesme profesionale kundërshtonte kufizimet e një burokracie shtetërore.
Lëvizja Gylen mbështeti politikat miqësore ndaj tregut, duke ruajtur disa elemente të stilit të jetës konservatore.
Biznesmenë të tillë ishin kryesisht pro-perëndimorë, sepse kishin një ndikim perëndimor (kryesisht nga SHBA), të cilët e kishin bindur qeverinë të lejonte zgjedhje të lira për herë të parë në vitin 1950. Ndihma amerikane i kishte dhënë përkrahje rritjes ekonomike.

Nga baza e tij në Izmir, Fetullah Gylen organizoi kampet verore ku filloi të ligjëronte për parimet e Islamit, ndërsa më pastaj filloi edhe një rrjet konviktesh me studentë me emri “fenerë”. Ai kërkoi të transferonte besnikërinë e myslimanëve nga perandoria osmane në Republikën laike turke. Kjo e shpjegon mbështetjen e tij për grushtin ushtarak të vitit 1980 dhe për grushtin e butë të vitit 1997, i cili e detyroi që kryeministrin islamik Necmettin Erbakanin të jepte dorëheqje.
Toleranca që pati Gyleni ndikoi që të krijonte një rrjet të shkollave fillore private, pastaj universitete, kompani mediash dhe grupe shoqërore civile të cilat promovonin një etikë moderne. Duke filluar me biznesmenët e pasur të Izmirit, Gyleni mobilizoi burimet që të ketë kontroll në një nga mediat kryesore të Turqisë, “Zaman”.

Zaman ishte gazetë, kanal televiziv dhe një stacion radioje. Ndër tjerash, Gylen kishte edhe kampuse universitare në Stamboll dhe në Ankara.
Shkollat e Gylenit dhe aktivitetet e tij vetëfinancohen duke e kontrolluar cilësinë që ata japin. Gjatë viteve, Gyleni ka shtrirë ndikim e tij edhe jashtë Republikës së Turqisë, në Ballkan dhe në vende tjera.

Pas kërcënimeve që filloi të merrte në Turqi në vitin 1997, ai shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është ende e qartë nëse Lëvizja Gylen do t’i mbijetojë sulmeve të ashpra të Erdoganit.

Sidoqoftë, kjo lëvizje është një manifestim unik dhe shumë i suksesshëm i Islamit modern në një mjedis të globalizuar. Ka shumë gjasa që të ketë ndikim të qëndrueshëm në modernizimin e Islamit dhe në angazhimin me ide të reja perëndimore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“35 zonja në një tualet”, Autoriteti i Konkurrencës: Duam ambiente, jemi në kushtet e problematikave të higjienës

10:24 : 13/11/2025
BOTA

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

10:23 : 13/11/2025
AKTUALITET

Paraqitet sërish në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

10:10 : 13/11/2025
AKTUALITET

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

10:03 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

10:01 : 13/11/2025
Lirie Delishi dhe partneri i saj
AKTUALITET

Shqiptarja bëhet gruaja e parë që do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri

09:50 : 13/11/2025
Para

E tallin se është i sëmurë, 7 vjeçari u dedikon video-mesazh: Unë jam njësoj si ju

TË GJITHA

“35 zonja në një tualet”, Autoriteti i Konkurrencës: Duam ambiente, jemi në kushtet e problematikave të higjienës

10:24 : 13/11/2025

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

10:23 : 13/11/2025

Paraqitet sërish në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

10:10 : 13/11/2025

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

10:03 : 13/11/2025

“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

10:01 : 13/11/2025
Lirie Delishi dhe partneri i saj

Shqiptarja bëhet gruaja e parë që do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri

09:50 : 13/11/2025

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com