• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Problem nga rënia e euros”/ Pronari italian i lë punëtorët 3 muaj pa rrogë në Fier

21:12 : 22/12/2023
në AKTUALITET

Tre punonjës të kompanisë tekstile “Alba Converting” në qytetin e  Fierit që kanë punuar prej muajit qershor në këtë kompani tregojnë për emisionin “Stop” se nuk kanë marrë pagesat e muajve gusht-tetor. Përveç kësaj ata janë shkëputur nga puna tashmë me arsyen se kompania ka probleme. Punonjësit thonë se kanë firmosur një kontratë, por ajo nuk është zbatuar.

Menaxheri i firmës është një shtetas italian. Punëtorët thonë se menaxheri u premton se do të paguhen së shpejti. Pozicionet e tyre të punës kanë qenë të ndryshme, zonjat tek pjesa e fasonerisë, ku prodhoheshin materialet për spitale dhe djali tek pjesa e makinerive.

Njëri prej punëtorëve u drejtua tek Alba Converting që të bisedonte me ekonomistin dhe menaxherin por i thanë sërish se duhet të priste.

Punëtori: Për ato lekët doja të të pyesja! Kur do t’i marrim?

Menaxheri: Besi, unë jam vërtet…, mora masë për borxhin, që kam tek ju. Akoma nuk më kanë ardhur. Këtë javë, besoj nga java tjetër, do ta zgjidhim. Më prit edhe pak, se do ta zgjidhim, të lutem!

Lexo edhe:

Ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos në aksidentin te “Qafa e Koshovicës” në Fier

U kap duke ndezur zjarr, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Punëtori: Po 4 muaj që kam unë aty që punoja këtë më ke thënë gjithmonë. Unë dua një përgjigje konkrete ta di dhe unë se jam futur në borxhe.

Menaxheri: Besi, më beso! Ashtu të tregova, duro, se do ta bëj likuidimin! Edhe sot shiko, më është prishur. (makineria)

Gazetarja e “Stop” takoi me pronarin italian i cili tha se problemet i kanë ardhur nga rënia e euros. Por ai thotë, se do t’i likuidojë punëtorët sapo të mundet.

Menaxheri: Jemi një firmë, që punojmë me eksport. Ne ishim në Vlorë, kemi një vit që kemi ardhur në Fier. Në momentin që ra shumë euro, kishim për të rritur çmimin. Në momentin, që vendosëm çmim të ri, klientët nuk e pranuan sepse ne e rritëm çmimin, ndërsa Kina i uli. Unë kam magazinën plot me materiale. Me shumë punëtorë kemi bërë marrëveshje që në dhjetor që do bëj të gjithë likuidimin që kanë për të marrë.

Gazetarja: Nga punëtorët mua më është thënë, që nga ju u është komunikuar që jo këtë javë, por javës tjetër, do të merrni pagesat dhe asnjëherë nuk i kanë marrë.

Menaxheri: Nuk është se nuk ua di hallin. Unë hallin ua di. Ne jemi brenda një vendi. Ua di hallin.

Gazetarja: Sa punëtorë keni pa paguar?

Menaxheri: Kam listën, ta tregoj, të dokumentuar.

Gazetarja: Përafërsisht!

Menaxheri: Janë 9 ose 10 punëtorë, që nuk është se janë pa paguar, do marrin një pjesë të pagesës. Unë iu bëra një parapagim. Kur erdhi një pagesë në firmë, unë i ndava. Firma sa më shpejt do t’i likuidojë të gjithë, jo një po e një jo.

“Stop” iu drejtua Inspektoriatit të punës, Drejtoria Rajonale Fier. Kjo zyrë ka bërë inspektime të vazhdueshme dhe e ka gjobitur firmën me 4 milionë lekë të vjetra për mospagesën ndaj punëtorëve

Etiketa: Alba ConvertingFierkompaniapa rrogapronari italianpunetoretrenia e euros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos në aksidentin te “Qafa e Koshovicës” në Fier

17:58 : 11/08/2025
AKTUALITET

U kap duke ndezur zjarr, arrestohet 41-vjeçari në Fier

10:29 : 11/08/2025
AKTUALITET

Dy aksidente në Fier me dy të plagosur

10:06 : 11/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Fier/ Policia: Benz-it ia “preu” rrugën një makinë tjetër, arrestohet 45-vjeçari

10:44 : 10/08/2025
AKTUALITET

Zbardhet plagosja e dyfishtë në Fier/ Arrestohet 40-vjeçar, tentoi të vrasë me thikë të riun (EMRAT)

12:32 : 09/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025
Para

Masakra e Pragës/ Ish-pedagogia: Kozak i dërgoi mesazh një mikeshe

TË GJITHA

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025

Vala e të nxehtit/ Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, e gjithë Evropa në flakë

09:27 : 12/08/2025

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025

Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

08:59 : 12/08/2025

Ujërat e zeza shpërthyen në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, zgjohen institucionet vendore/ VIDEO

08:59 : 12/08/2025

Bastisja e News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe xhaketat se kompjuterin s’di ta përdorësh

08:52 : 12/08/2025

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com