• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studentët i dhurojnë Ministrisë së Arsimit kartolina me premtimet e pambajtura

20:00 : 22/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Një tufë kartolinash u vendosën në murin rrethues të Ministrisë së Arsimit nga studentët dhe përfaqësuesit e Kongresit Studentor.

Në ndryshim nga tradita e urimeve për festat e fundvitit, në to u shkruan problematikat e pazgjidhura dhe premtimet e pambajtura të ministrisë gjatë këtij viti që po lemë pas.

“Sot kemi një krizë kërkimi shkencor, ku renditemi të fundit në Evropë, me gjashtë kërkime për 100 mijë banorë. Krizë në degët prioritare, ku 41% e tyre rrezikojnë të mbyllen. 30% e degëve në përgjithësi në universitetet publike të vendit rrezikojnë të mbyllen se kanë më pak se 10 studentë të regjistruar. Sot rektorët e disa prej universiteteve kanë probleme me drejtësinë, por ata akoma vazhdojnë të jenë pjesë e këtyre institucioneve të arsimit të lartë. Ndërsa nga ana tjetër studentët edhe pse po mbyllet ky vit akoma nuk i është alokuar bursa ndonëse të fituara me meritë. Kjo është mbështetja e munguar e këtyre institucioneve”,- u shpreh Kolindo Vjerdha, student e përfaqësues i Kongresit Studentor.

Sipas studentëve, kërkimi shkencor, kriza në degët prioritare, buxheti i ulët dedikuar arsimit janë disa nga problematikat më të thella që kanë qenë të pranishme përgjatë këtij viti.

“Kur isha më e vogël u zhgënjeva kur kuptova se babagjyshi nuk ekzistonte sepse asnjë dëshirë e imja që i shpreha nuk u plotësua kurrë. Ishte thjesht një fasadë e bukur që ju paraqitej fëmijëve Sot kam të njëjtin zhgënjim të atij fëmije që Ministria e Arsimit nuk ekziston. Është thjesht një fasadë e bukur që ju paraqitet studentëve. Gjendja në arsim është alarmante e cila finalizohet në auditorët e universiteteve, por zanafillën e ka që në bankat e fillores”,-u shpreh Armelda Ago, studente e infermierisë së përgjithshme.

Lexo edhe:

Skandali me provimin VANAF, Ministria e Arsimit përdor nxënësit 10-vjeçarë si “kavie” vetëm për fasadë

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

Sipas studentëve, në krye të universiteteve vijojnë të qëndrojnë rektorë që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa kërkuan veting në radhët akademike.

“Përfaqësimi i studentëve në procesin e zgjedhjeve për organet drejtuese në universitete, ku aktualisht studentët kanë vetëm 10% të peshës së votës përfundimtare. Pra pjesa më vitale, më jetike, më e madhe, ka vetëm 10% të forcës për të zgjedhur dhe për t’u përfaqësuar që është një shpërfillje totale. Vendosja e një standardi në mjediset e institucioneve të arsimit të lartë publik në Republikën e Shqipërisë duhet edhe në lidhje me procesin e vetingut ndaj strukturave drejtuese në universitetet tona”,-u shpreh Armando Lekaj, student i administrimit publik.

Shpallja e zgjedhjeve për Senatin Akademik dhe reagimi i Ministrisë për ligjin e arsimit të lartë, ishin dy dëshirat kryesore që Jesmina Sengla, studente e shkencave politike shprehu në kartolinat drejtuar Ministrisë së Arsimit.

“Unë do të doja që Ministria e Arsimit të ushtrojë presionin e nevojshëm ndaj universiteteve që ata të shpallin zgjedhjet për Senat Akademik dhe krahas tyre edhe zgjedhjet për Këshillat Studentorë, duke marrë në konsideratë faktin që ka një neglizhencë të madhe nga institucionet e arsimit të lartë deri në momentin që flasim. Dhe së dyti ne duam që Ministria të reagojë në raport për ligjin për arsimin e lartë dhe të na njoftojë nëse do të ketë një datë të mundshme në të cilin ky ligj do të rishikohet dhe të marrë masat që ne si studentë të jemi të përfaqësuar në rishikimin që do të bëhet për këtë ligj”.

Studentët shprehen se përpos ligjërimit çdo vit të këtyre problematikave, nuk ka reflektim dhe punë nga ana e Ministrisë për t’u dhënë zgjidhje.

“Dëshirat e mia janë  edhe dëshirat që kanë shprehur studentët gjatë këtyre viteve të fundit të paktën, që janë rritja e buxhetit për arsimin e lartë, rritja e peshës së votës studentore, riinfrastrukturimi i universiteteve dhe demokratizimi i tyre që më në fund të kemi integritet në universitet si nga figurat e pedagogëve, lektorëve ashtu edhe në kushtet e universitetit. Mua më shqetëson largimi i të rinjve për të mos u kthyer më kurrë. Më shqetëson edhe rikthimi i atyre të rinjve të cilët shkollohen jashtë dhe nuk gjejnë dot vende pune në Shqipëri, se edhe këtë harrojnë ta përmendin ndonjëherë këto institucione. Më shqetëson mungesa e meritokracisë dhe mungesa e garës në çdo institucion publik në administratë, në sistemin arsimor dhe jo vetëm”,- u shpreh për Citizens Channel, Gentjan Tufa.

Studentët kërkuan reflektim dhe punë nga ana e Ministrisë, për t’u dhënë zgjidhje këtyre çështjeve të ligjëruara çdo vit, por pa asnjë zgjidhje.

/Citizens Channel

Etiketa: e pambajturaKartolinaministria e arsimitpremtimetstudentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me provimin VANAF, Ministria e Arsimit përdor nxënësit 10-vjeçarë si “kavie” vetëm për fasadë

13:35 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

11:32 : 15/05/2026
AKTUALITET

AADF fut në “kthetra” edhe arsimin: Provimet e shtetit dhe Matura i kalojnë një agjencie “hibride”

16:41 : 30/03/2026
BOTA

Studentët rifillojnë protestat masive kundër regjimit në Iran

15:27 : 21/02/2026
AKTUALITET

Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro dhe akuzat e rënda të KLSH-së

10:12 : 01/02/2026
AKTUALITET

“Dita e Rinisë”/ Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

19:18 : 08/12/2025
Para

Gaza “shkrumb e hi”, OKB miraton rezolutën, por nuk kërkohet armëpushim

TË GJITHA

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş