• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana paraqitet në SPAK

12:33 : 15/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur sërish mesditën e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai është nën hetim për abuzim me tendera, gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut në detyrë të Bashkisë së Kukësit, pas pezullimit nga detyra të Safet Gjicit. Mësohet se ai do të merret sërish në pyetje sipas procedurës.

SPAK njoftoi se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën për pezullimin nga detyra të Granit Gjanës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Ai është paraqitur në gjykatë edhe më herët, më 7 dhjetor për njoftimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. “U dorëhoqa si Prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar. Nuk është favorizuar asnjë kompani” tha Granit Gjana pas seancës së GJKKO-së më 7 dhjetor.

AKUZA

Granit Gjanës i kanë mjaftuar vetëm 3 muaj në pozicionin e kryebashkiakut të Kukësit, si i komanduar, për të kryer shkelje të barazisë në tendera, në një procedurë prokurimi për blerje karburant me fond 21 milionë lekë të reja.

Të paktën, ky është dyshimi i ngritur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila ka marrë miratimin e gjykatës për pezullimin nga detyra të Gjanës, tashmë në detyrën e prefektit të qarkut Kukës.

Sipas SPAK-ut, “…ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023”.

“Boldnews.al” kreu verifikimet dhe identifikoi procedurën e shpallur nga Bashkia e Kukës, në 25 Maj të vitit 2023, me firmën e Granit Gjatës, në atë kohë zv.kryetar i njësisë vendore.

Në foto: Shpallja e tenderit për blerje karburanti nga Bashkia Kukës
Rezultatet e tenderit u shpallën në Agjencisë e Prokurimit Publik në 3 Korrik, në kohën që Gjana ishte komanduar si kryetar në detyrë i Bashkisë së Kukësit, pas arrestimit të titullarit Safet Gjici, nën dyshimet për “korrupsion pasiv” në formën e favoreve seksuale.

Sipas dokumentave zyrtare, në tenderin për blerje karburanti morën pjesë operatorët ekonomikë “Kastrati” dhe “Ufo Cengu”.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Bashkia e Kukësit, e drejtuar përkohësisht në atë kohë nga Granit Gjana, vendosi skualifikimin e shoqërisë “Ufo Cengu”, duke shpallur fitues kompaninë “Kastrati”.

Në foto: Rezultatet e tenderit
Në foto: Rezultatet e tenderit

“Ufo Cengu” nuk ishte aspak dakord me këtë vendim dhe e ankimon atë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Në 3 Gusht 2023, KPP pranon ankesën e “Ufo Cengu” shpk, vendos të anulojë tenderin dhe urdhëron Bashkinë e Kukësit të rihapë procedurën nga e para.

Në vendimin nr. 721/2023 të Komisionit të Prokurimit Publik thuhet, ndër të tjera se: “KPP konstaton, se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk i ka vënë në pozita të barabarta ofertuesit, pasi nuk ka pasqyruar në SPE normat përkatëse të fitimit të ofertuara prej tyre, në kundërshtim me nenin të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i cili përcakton qartë se nga ana e autoritetit kontraktor nuk mund të lejohet ndryshim në përmbajtjen e ofertës, përfshirë ndryshimet në çmim”.

Në foto: KPP anuloi tenderin

Pas këtij rezultati, çështja referohet pranë Prokurorisë së Posaçme, për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”. Ndërkohë që SPAK po kryente hetimet, kryeministri Edi Rama e emëron Granit Gjanën në pozicionin e Prefektit të Qarkut Kukës.

Pikërisht, nga ky pozicion Gjana u pezullua së fundmi nga Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një vendim të miratuar në 5 Dhjetor 2023.

Etiketa: granit gjanakastratispaktenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

17:04 : 25/07/2025
AKTUALITET

Gentian Sula i NOA-s ‘pret në besë’ Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive

16:50 : 25/07/2025
AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Dëshmitë e të penduarës së SPAK “fundosin” Fatmir Bektashin, biznesmeni pranon pagesat

10:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

“E penduara e drejtësisë, bashkëpunëtore e ngushtë e Ajolës”, Lala: Dëshmia e saj blindon akuzat ndaj Veliajt

22:05 : 24/07/2025
AKTUALITET

SPAK ka një të penduar, kush është financierja që zbërtheu skemën e korrupsionit Veliaj-Xoxa

15:51 : 24/07/2025
Para

Shiste kapsolla dhe fishekzjarre, procedohet tregtari në Rrëshen

TË GJITHA

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Vasil Shkurtaj zgjedh të rikthehet andej nga erdhi

11:05 : 26/07/2025

Sëmundja e rrezikshme për njerëzit dhe bagëtitë përhapet në Dibër, qeveria hesht

10:57 : 26/07/2025
Në foto: Çlirim Dogani , bashkëpunetori ne vrasjen e Anesti Ramës

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:48 : 26/07/2025

Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

10:41 : 26/07/2025

Testi i dytë miqësor për Tiranën, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e Kategorisë së Parë

10:35 : 26/07/2025

Refuzimi nga ana e Asllanit? Zbulohet e vërteta e merkatos tek Interi

10:22 : 26/07/2025

Zjarret në vend: 29 vatra zjarri në 24 orë, 13 ende aktive

10:17 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com