• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Topografi i afërm i kreut të PS në Berat, ndërton pa leje në zonë të mbrojtur

08:16 : 13/12/2023
në AKTUALITET

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim për një ndërtim pa leje në lagjen “28 nëntori” në Berat, zonë e klasifikuar tampon, e kontrolluar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Sipas denoncimit, ai që po ndërton, është Dejni Zylyftari, punonjës si topograf në Bashkinë e këtij qyteti, por njëkohësisht edhe i afërm i Kryetares së PS në Berat, Valbona Zylyftari, e cila është prefekte e qarkut.

Denoncuesi: Jam trashëgimtar i kësaj shtëpisë këtu. Kisha një shtëpi këtu përballë, dikush e ka shitur, nuk e dimë se kush e kishte blerë. Kur vij këtu, ai kishte kryer punime, por nuk dukeshin në ato moment sepse ishte vetëm kati, sa ishte shkatërruar si shtëpi.

Gazetari: Katin e dytë e kishin shkatërruar komplet?

Denoncuesi: E kishte shkatërruar, edhe kishte ruajtur vetëm strukturën e katit të parë, këto muret. Dhe nga infrastruktura që ka ngritur ne na ka shqetësuar shumë, se na ka ardhur mbi shtëpi. Sepse këtu rrugicat janë shumë të ngushta, 2 metra, 1 metër e 80. Në qoftë se ai del rreth 70 centimetra sa ka dal tani nga shtëpia, ai vjen mbi shtëpi, ne nuk rrimë dot të qetë në jetën tonë. Menduam se do ta bënte shtëpi, ai po e bënë hotel, sepse duket nga struktura. Edhe ai vetë ma ka pranuar. Ky person po vjen nga jashtë dhe ky është një punonjës i bashkisë, kjo është pjesa më e rëndë.

Lexo edhe:

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

Gazetari: Është punonjës bashkie?

Denoncuesi: Është punonjës bashkie, punon topograf dhe ky është personi i parë që duhet të zbatojë ligjin. Ai duhet të më mësoj mua se çfarë të bëj, jo të bëjë vetë. Ja shikoje, ore të marrësh një njeri nga rruga aty, të marrësh një njeri nga rruga ta shikojë, sepse ne jemi uniformë këtu. Unë nuk e di ku e gjen forcën ky njeri.

Ekspertët tregojnë, se vendi, ku po ndërtohet nuk është i lejuar. Por kështu edhe materialet e betonit apo hekurit nuk lejohen të përdoren në këtë zonë.

Pas konstatimit tonë, iu drejtuam Institutit të Monumenteve të Kulturës Berat, për të pyetur a ka leje për këtë ndërtim. Përgjigja ishte, se nuk rezulton të jetë dhënë leje nga IMKK.

Instituti i Monumenteve të Kulturës, Berat: Po me ç’më thotë drejtori, ka leje vetëm nga Bashkia…

Gazetari: Nga Instituti nuk ka?

Instituti i Monumenteve të Kulturës, Berat: Nga Instituti jo.

Ne informuam IMKK-në dhe Ministrinë e Kulturës, ku juristja na tha se do të merren të gjitha masat, për rikthimin e situatës në kushtet e parandërhyrjes.

Në bashkinë e Beratit nuk është bërë asnjë lëvizje edhe pse para denoncimit në “Stop” një tjetër ishte bërë në IMT-në e bashkisë.

Instituti Kombtar i Monumenteve: Ky i ka marrë vetëm në Bashki, domethënë në Ministrinë e Kulturës… Bashkia nuk duhet ta japë lejen pa marrë miratimin tek ne fillimisht dhe puna është, se këtu duhet të kishte reaguar drejtoria rajonale. E përcjellin ata në Tiranë për ta hequr… Tani të tregohem edhe unë e sinqertë, sepse në fund të ditës të gjithë përgjigjemi për veten tonë. Tani e vërteta është, që drejtoria rajonale, si institucion i specializuar, i ka në administrim dhe ajo, në momentin, që shikon një punim, shkon e vërteton ke leje, s’ke leje dhe duhet t’i pezullojë punimet dhe njoftimi i shkon IMT-së. Kjo gjë nuk është bërë nga drejtoria rajonale. Kjo gjë bëhet tani, domethënë, do bëhet tani… A ka vlerë tani, se ai i ka përfunduar, ai tani duhet ta kthejë në gjendjen e mëparshme me ligjin 27 të 2018-ës të Trashëgimisë Kulturore. Këtij zotërisë do t’i bëhet një kërkesë dhe do i thuhet, që projekti nuk ka marrë miratimin e KKTM-së, që është Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe objekti do kthehet në gjendjen e mëparshme.

Drejtuesi provizor i IMT-së Berat, Gerti Konti, erdhi vetë në terren, ku konstatoi ndërtimin pa leje me beton e hekur në një zonë të ndaluar, monument kulture. Konti tha, se do te merren masat, gjobë dhe prishje e ndërtimit nga strukturat e IMT-së Berat.

Gazetari: Ja ku është nusja, ja ku është dhëndri! Domethënë duket qartë, është ndërtuar, është bërë soletë…

IMT Berat, Gerti Kondi: Duket, ajo është gjë, që …nuk ka nevojë për…

Gazetari: Nuk do as laps, as kalem të kuptohet, që është ndërtim i ri…

IMT Berat, Gerti Kondi: Tamam!

Gazetari: Ideja është që kur konstaton një ndërtim pa leje, çfarë ndiqet si jurist?

IMT Berat, Gerti Kondi: Si jurist ndiqet… bëhet kallëzimi në polici, ndjek hallkat për ndërtim pa leje për anën e shkeljes ligjore tek prokuroria. Pjesa e IMT-së zbaton vendimet me gjoba, urdhër prishje, të gjitha procedurat zinxhir.

Gazetari: Do merren të gjitha këto masat tani?

IMT Berat, Gerti Kondi: Po po, masat do merren. Çfarë parashikon ligji që do penalizohet, do penalizohet. Çdo masë do merret.

Etiketa: BeratDejni Zylyftarindërton pa lejeTopografiValbona Zylyftarizonë të mbrojtur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

21:06 : 12/11/2025
AKTUALITET

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025
AKTUALITET

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025
AKTUALITET

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës

21:53 : 09/11/2025
Para

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, gazetarja zbulon lëvizjen e radhës: Çfarë pritet...

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com