• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmenduria e Pirros së APD-së; 190 mijë euro 3 makina elektrike, s’kualifikon ofertën më të ulët

08:27 : 12/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pirro Vengu, drejtori që ka “dorë të lirë” me arabët nëpër këmbë,vijon çmenduritë. Muaj për muaj, Autoritetit Portual i Durrësit bën tendera me afate deri në 3 vite për zgjerimin apo mirëmbajtjen e territorit, në një kohë që në atë truall do të ndërtohet një kompleks nga firma arabe, e cila ka marrë tokën me 1 euro! Një paradoks i madh, pasi në këtë mënyrë shpenzojmë dy herë; 1 herë truallin shtetëror që ia falëm privatit dhe nga ana tjetër paratë po të shtetit që shpërdoron Pirrua. Kësaj herë, “bëmat” e tij vijnë me një tender për blerje automjetesh. Drejtori po ndjek “modën” e fundit dhe ka kërkuar të blejë makina elektrike. Madje ka kërkesa të veçanta për gjerësinë apo gjatësinë, ndërsa mjetet i do të vitit 2023. Normalisht, mjetet e 2023-shit dalin në muajin dhjetor, kur dhe Vengu ka hapur tenderin. Ai i kërkon me 0 km, aq sa edhe Rama do ta kishte zili. Megjithatë, duket se pas këtij drejtori shpërdorues qendron krahu i djathtë i vetë Ramës, Belnda Balluku, e cila pasi i mori firmën për trualljn i lejon që ai të bëjë disa shpenzime.

Shpallja e fituesit të tenderit të APD-së për makinat elektrike

BoldNews.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili është fituar nga firma “Mektrin Motors”. Objekti i procedurës ka qenë “blerje makina elektrike”, një muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës. Në tender kanë marrë pjesë “Mektrin Motors” (fituesi) me ofertë ekonomike 15.891.000 lekë pa TVSH. “Porche Albania” ka pasur në zarf 0 lekë dhe firma “Vibtis” me vlerë të ofertës ekonomike 14.418.000 lekë pa TVSH.

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Pas hapjes së ofertave, ka filluar edhe krasitja e firmave. U s’kualifikua firma “Porche Albania” pasi nuk ka dorëzuar ofertë. Në këtë rast, ose firma e ka ditur se kush ka qenë fituesi ose në rastin tjetër ka hyrë për mos të thënë se kishte vetëm një ofertë. Ndërkohë, APD-ja s’kualifikoi edhe firmën që ofroi më pak “Vibtis”. Vengu kishte kërkuar një autojet elektrik 4499 mm dhe makina e kësaj firme ishte 4205 mm. Gjerësia e kërkuar nga APD-ja ishte 1820 mm, ndërsa gjerësia e oferuar ishte 1800. Pra, për vetëm disa cendimetra. Ndërkohë, kriteri i tretë ishte distanca aksiale. Vengu e kërkoi 2700 mm, ndërsa firma që u s’kualifikua e kishte 2600. Dhe, këto centimetra e kanë përjashtuar.

Dyshimet janë se dokumentet i janë përshtatur më së miri firmës fituese. Siç ndodh rëndom në zyrat e shtetit, të cilat i kërkojnë firmës së preferuar dokumentet e mallrave apo shërbimeve që kërkojnë për të shkruar DST-të e famshme (Dokumentet Standarte të Tenderit).

APD do të shpenzojë 190 mijë euro për 3 makina elektrike, ose 64 mijë euro 1 makinë

Në dokumentet shoqëruese, APD-ja thotë se kërkon 3 makina elektrike. Fondi për këtë procedurë, duke i shtuar edhe TVSH-në shkon në 192 milionë lekë të vjetra, ose rreth 190 mijë euro. Nga një kalkulim i thjeshtë del që 1 makinë që do të blejë Vengu kushton rreth 64 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme!

Ndërkohë, krahas shumës, ky Autoritet e kërkon mjetin të vitit 2023, me 200 kuaj fuqi bateria të mbajë 450 kilometra, të ecë 160 km/h me 5 dyer dhe gjatësisë, gjerësitë apo lartësitë. Madje, Vengu e kërkon edhe me distancë aksiale të caktuar, duke përjashtuar në këtë mënyrë të gjithë konkurentët e tjerë! Pra, një paracaktim të fituesit. Makinat i kërkon 2 blu dhe 1 të zezë, xhama të zinj, me kamera parkimi.

Etiketa: APDAutoriteti Portual i DurrësitPirro Vëngutender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”

12:43 : 14/10/2025
Para

Modelja 19-vjeçare vdes papritur pas transplantit të mëlçisë

TË GJITHA

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut, gjashtë efektet negative

20:42 : 26/10/2025

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpall pasardhësin e mundshëm, në rast “vakance të postit”

20:28 : 26/10/2025

90-vjeçari në QSUT pa kujdes mjekësor, familjarët denoncojnë neglizhencën në urgjencë

20:24 : 26/10/2025

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra pas vrasjes brutale dhe plagosjes së një shqiptari

20:04 : 26/10/2025

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com