• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Zbardhen dëshmitë e Kokës dhe Bllakos në GJKKO: Jam viktimë e Saliut!

15:47 : 11/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Është duke u zhvilluar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë për 15 të akuzuarit nga SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku sërish kryebashkiaku Erion Veliaj mbeti i paprekur, madje nuk i përmendet asnjëherë as emrin.

Mësohet se shumica e zyrtarëve nën akuzë kanë folur vetë në seancën e sotme duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe se nuk kanë kryer shkelje, duke mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Sa i takon komunikimeve të disa prej zyrtarëve me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, të akuzuarit kanë pretenduar se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.

Ndërkohë, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako ka pretenduar se makinerinë e birrës e ka blerë vetë me vlerë 119.755 dhe për këtë disponon dhe fatura.

“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, ka thënë Bllako.

Gjithashtu, Alqi Bllako ka folur edhe për punësimin e Vladimir Bezhanit, ku ka deklaruar se: “Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”.

Lexo edhe:

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

Ndërsa, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka deklaruar se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik, teksa e ka konsideruar veten si “viktimë” të Berishës dhe grupit të Rithemelimit.

“Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”- është shprehur ai.

Kujtojmë se për aferën e inceneratorit të Tiranës, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për:

  • Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit,- ‘Arrest me burg’- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ Masa iu komunikua në burg
  • Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, – Akuzohet për ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’
  • Mirel Mërtiri, pronari i Albteckenergy – Në kërkim – Akuzohet për ‘Mashtrim’ e ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’
  • Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, – Në kërkim – Akuzohet për ‘Mashtrim’
  • Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës,- Në kërkim – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë, arrestuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Taulant Tusha drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Namik Simixhiu, Ish anëtar i Komisioni Prokurimit Inceneratorit të Tiranës, arrestuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Jetmir Llapaj punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, arrestuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

Si dhe masën “arrest shtëpie” për shtetasit

  • Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, i komunikohet masa ‘arrest shtëpie’,- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesionit,- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’
  • Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit,- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.
Etiketa: BllakodeshmiGJKKOinceneratori i tiranesKokasaliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026
AKTUALITET

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

16:54 : 03/06/2026
AKTUALITET

Noizy dëshmon në GJKKO, sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

12:41 : 03/06/2026
Para

Rënie gurësh në Bypass-in e Murrizit, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom