• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Na duhet vetëm AI”/ 8 dhjetor: Kongresi socialist ofron revolucionin

22:30 : 08/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Në 33-vjetorin e revolucionit të studentëve që çoi në përmbysjen e regjimit komunist, në Kongresin e Partisë së përmbysur në dhjetorin e largët të 90-tës, kryeministri aktual shpalli revolucionin digjital.

Në një zbulim novator, lideri i të majtëve deklaroi se truri i ChatGPT, e famshmja Mira Murati, do ta shtyjë e vetme kombin e lashtë drejt tokës së ëndërruar, Bashkimit Europian.

Lëvizni, njerëz! Erdhi dekika që epoka e inteligjencës artificiale të marrë frenat dhe të na udhëheqë nëpër labirintin e burokracisë dhe demokracisë!

Meqë prej 33 vitesh nuk qullosëm gjë me inteligjencën natyrale, koha ka thirrur në skenë mençurinë artificiale.

Lexo edhe:

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

Sipas kryeministrit, ideja e Muratit është jo vetëm që të hartojë, por edhe do të futë në kuadrin legjislativ shqiptar 4000 akte ligjore.

Kush ka nevojë për parlament, për konsultim me grupe interesi apo komisione parlamentare, kur algoritmet mund të nxjerrin ligje më shpejt sesa i duhet një deputeti të shqiptojë fjalën e bekuar “demokraci”?

Pse të shqetësohemi me rrëmujën e qeverisjes së drejtuar nga njeriu, ky mëkatar i pandreqshëm, kur ne mund t’i lëmë algoritmet të vendosin se çfarë është më e mira për ne?

E ardhmja ka ardhur dhe është vendosur në binarë të sigurt digjitale.

Në një fjalim historik, në Kongresin e Arritjeve, shefi madhor i kësaj dekade siguroi publikun se AI (Inteligjeca Artificiale) jo vetëm që do të hartojë ligje, por edhe do të sigurojë zbatimin e përpiktë të tyre.

Nuk ka më ligje të standardeve europiane dhe zbatim me standarte ballkanike.

Harrojeni ritmin e breshkës në zbatimin e ligjeve: Algoritmet do të zbatojnë pa u lodhur rregulloret me efikasitetin e një mijë burokratëve robotikë.

Hap krahun, burokraci, koha për teknokraci!

Një nga çështjet më urgjente me të cilat përballet vendi është grumbullimi i dhjetëra mijëra çështjeve gjyqësore.

Mos kini më frikë! AI është këtu për të na sherbyer. Mjaft është rropatur duke punuar shqiptari i gjorë në shekuj.

Me goditjen e shpejtë të një çekiçi virtual, këto dosje të mykura që kanë ngelur në korridoret e drejtësisë prej vitesh do të marrin më në fund zgjidhje.

E kujt i shkonte në mendje që drejtësia mund të ishte kaq algoritmike?

Si xhanëm shpenzuam kaq shumë para dhe kohë për reformën në drejtësi?!

Meqë Kryeministri e ka shumë merak republikën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, inteligjenca artificiale tashmë do të futet në hetime dhe gjykime. Kur ky eksperimet ka patur sukses në Kinë, pse të mos ketë sukses edhe në Shqiperi?!

Tashmë është e qartë se nuk ka nevojë për një komision hetimor parlamentar.

Pse të shqetësoheni me sherr, flakadane, kapsolla dhe pyetje hetuesish kur ChatGPT mund të hetojë e zhbirilojë gjithçka?

Nga skandalet e korrupsionit te intrigat e kulisat e politikës do të jenë në sitën e pamëshirshme të dedektivëve të AI.

Dhe kujt i duhet më parlamenti? Le të gezojnë dyfishimin e rrogave deputetet, por nuk kemi më nevojë për to pasi ligjet do të bëhen me klikime jo me zotime.

Harrojini debatet e lodhshme, fjalimet plot pasion dhe daljet e herëpashershme dramatike – Inteligjenca Artificiale e di se çfarë është më e mira për ne.

Është si të kesh një robot dashamirës e të gjithëdijshëm që kujdeset që dita jote të jetë sa më e këndshme

Tani nuk duhet më as qeveria!

Na duhet vetëm Kryeministri që t’i jap komanda Inteligjencës Artificiale dhe pse jo edhe ta trainojë nëse ajo gabon!

Ah, po! Duhet edhe një numurator digjital për të numëruar sukseset!

Etiketa: AIChatGPTkonkresi i PSlutfi dervishiMira MuratiRamareformim digjitalrevolucionin

Lajme të lidhura

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati për emigrantët, Hoxha: Farage i avantanzhuar ndaj Ramës, sepse i referohet problemit real

21:53 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati Rama-Farage/ Lubonja: Show me IA! Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese

21:45 : 03/07/2025
AKTUALITET

Përplasja Rama-Farage/ Gazetari Manaj: Grupet shqiptare të krimit janë mbizotërueses në Londër

21:37 : 03/07/2025
AKTUALITET

Rama bën spektaklin e radhës me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të Tiranës

19:41 : 03/07/2025
Para

Big Brother Kosova merr vendimin për Ganiun dhe Shqipen pas përplasjes së tyre

TË GJITHA

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025

“Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi

18:07 : 04/07/2025

Do t’i çojë në Ukrainë, Gjermania në bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot

18:06 : 04/07/2025

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

17:50 : 04/07/2025

Blerje e dyfishtë, Pogradeci prezanton futbollistët nga Amerika Latine

17:36 : 04/07/2025

Trump dhe Zelensky bisedojnë për armët dhe përshkallëzimin e sulmeve ruse

17:34 : 04/07/2025

Dhjetra telefonata alarmuan “Burgjet”, grupi i Laert Haxhiut në qeli me 4 celularë, kufje e karikues

17:28 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com