• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita e Rinisë i gjen studentët me valixhe në dorë përpara Ministrisë së Arsimit

18:11 : 08/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 janë larguar nga Shqipëria 46,460 persona. Ndërsa nga 2011-2022 është larguar zyrtrarisht 7.5% e popullsisë së vendit.

Sipas Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale, 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi, ndërsa 95% e tyre që studiojnë jashtë nuk kanë dëshirë që të kthehen.

Përse largohen të rinjtë?

Një pirg valixhesh u rreshtuan sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Ditën e Rinisë. Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin i vendosën ato në shenjë proteste për fenomenin e largimit të të rinjve në masë, kohët e fundit.

Sipas tyre, sot duhet të ishte dita që të ishim entuziastë dhe plot shpresë, por jemi në krizën më të madhe të besimit tek e ardhmja.

Lexo edhe:

21-vjeçares britanike i gjenden në valixhe kanabis sintetik me vlerë 1.4 mln euro në Sri Lanka

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

“Këtë e dëshmojnë rrugët e boshatisura të qyteteve nga të rinjtë, reduktimi i numrit të studentëve, degradimi i arsimit parauniversitar dhe mungesa e perspektivës për punë në profesion. Të rinjtë po ikin masivisht jashtë Shqipërisë, të vetëdijshëm se korrupsioni dhe nepotizmi ua pengojnë rrugën e arritjeve profesionale. Pagat e ulëta, zhdukja e meritokracisë, varfëria, monopolet, sundimi i oligarkisë, mungesa e shtetit social dhe shndërrimi i qyteteve në hapësira gjithnjë e më të ngushta janë simptomat e një krize, e cila po godet në radhë të parë rininë”,-deklaruan para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të rinjtë.

Ledia Dinoshi, studente e vitit të dytë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja shprehet për Citizens Channel se situata është dëshpëruese.

“Dukshëm për shkak të kushteve ekonomike, por edhe për shkak kryesisht të mungesës së perspektivës. Shpresa ka rënë totalisht te të rinjtë. Kemi mungesë shumë të madhe të dëshirës dhe vullnetit, qoftë për tu angazhuar, qoftë për të punuar, qoftë për të menduar të ardhmen e tyre në këtë vend. Mendoj që kjo con pastaj edhe në largimin masiv apo në rezultatet e ulëta që shfaqen qoftë në gjimnazet tona, siç u tregua edhe nga rasti i fundit apo qoftë edhe në universitete”,-tha Ledia.

Mungesa e perspektivës, kostot e larta të jetesës, korrupsioni, rënia në cilësinë e arsimit dhe mungesa e demokracisë ishin disa nga arsyet e rreshtuara nga të rinjtë që i detyrojnë ata të largohen nga vendi amë.

“Jetesa në Tiranë është e vështirë sepse një student duhet parimisht të gjejë një punë për të menaxhuar veten, kostot e jetesës. Kostot janë shumë të larta, pasi jetesa ka një standard shumë të lartë, ndërkohë qiraja është e lartë dhe pagat janë shumë të ulëta. Pra ti me një rrogë 300-350 mijë lek nuk mund të paguash qira 500 euro, nuk mund të arrish të menaxhosh veten tendë e shumë gjëra të tjera që studentët harxhojnë”,- theksoi Xhestiola Llanaj, studente e vitit të parë.

Sipas Ledia Dinoshit, mbështetja për të rinjtë është e papërfillshme.

“Mbështetja nga shteti është gati zero, përveç një burse që përfitojnë studentët ekselentë, por edhe nxënësit në gjimnaze. Nuk ka asnjë lloj tjetër mbështetje, qoftë me bursa apo me programe sociale për strehimin e të rinjve. Karta e studentit është e papërfillshme. E vetmja gjë që mund të sigurosh me kartën e studentit që do të ishte e nevojshme në përditshmëri është aboneja. Edhe ajo nuk shërben për transportin në Kamëz apo në Vorë, por shërben vetëm brenda për brenda Tiranës, që është disavantazh i shumë studentëve”. 

Një ndër arsyet e largimit sipas të rinjve është rënia e cilësisë në arsim. Sipas raportit të publikuar së fundmi të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022”, vendi ynë renditet i 62-ti, në nivel global mes 80 vendeve. Ndërsa në rajon, nxënësit shqiptarë janë të fundit bashkë me Kosovën në nivelin e njohurive të tyre në matematikë, lexim dhe shkenca.

“Vlerësimi i fundit përputhet totalisht me politikat që kanë ndjekur qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit, vitet e fundit. Që nga ligji i arsimit të lartë, apo qoftë edhe në arsimin parauniversitar. Duke përzgjedhur mësuesit, cilësia e mësuesve është gjithmonë e në rënie, për shkak të avantazheve që ju jepen personave të caktuar, që kanë lidhje politike”,-argumenton Ledia Dinoshi.

Xhestiola thotë se nëse situata vijon kështu “logjikisht e shoh të ardhmen time jashtë vendit”.

/Citizens Channel

Etiketa: 8 dhjetorilargimetministria e arsimitprotestestudentetvalixhe

Lajme të lidhura

BOTA

21-vjeçares britanike i gjenden në valixhe kanabis sintetik me vlerë 1.4 mln euro në Sri Lanka

19:22 : 05/06/2025
AKTUALITET

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025
RAJONI

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025
AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
RAJONI

Bllokohen hyrje-daljet e Prishtinës, bizneset protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

15:46 : 29/05/2025
Para

Këtë penallti nuk e keni parë ndonjëherë! VIDEO-ja po bën xhiron e botës

TË GJITHA

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com