• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rrezik i lartë atentatesh terroriste në Europë

Ministrat e Brendshëm të BE takohen në Bruksel: Në fokus gjendja e sigurisë në Europë dhe përpjekja për arritjen e ujdisë në lidhje me reformën e azilit në BE.

14:08 : 05/12/2023
në BOTA

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian konsultohen të martën (05.12.) në lidhje me pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Europë. Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Europë në periudhën e festave- “Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste”, tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm.

Johansson e arsyetoi këtë rrezik me “polarizimin” e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo bëri të ditur 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese paralajmërojnë nga rreziku i atentateve. Vetëm në fundjavën e kaluar një islamist vrau një turist gjermano-filipinas në Paris. Atentatori e arsyetoi këtë me dhunën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson me xhaketë të verdhë e bluze bu duke folur para kamerave
Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva JohannsonFotografi: MENELAOS MYRILLAS/SOOC/AFP/Getty Images

Para ujdisë për migracionin

Lexo edhe:

I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë shëndetësore

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje në Europë

Ndër të tjera ministrat e Brendshëm të BE zhvillojnë konsultime edhe për temën e migracionit dhe politikën e përbashkët të azilit. Të mërkurën ndërmjetësuesit e vendeve anëtare dhe të Parlamentit Europian duan të arrijnë një ujdi në çështjen e azilit, një nga grindjet më të ashpra në BE prej vitesh. Ndër të tjera planifikohen procedura të përshpejtuara azili në kufijtë e jashtëm të BE. Qeveria gjermane ka kërkuar përjashtimin e grave dhe fëmijëve nga kjo procedurë, por nuk ka pasur sukses me këtë procedurë deri tani.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Faeser është shprehur me tone optimiste për reformën e azilit në BE. “Jam shumë besimplotë se kjo do të arrihet. Si Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian janë duke u afruar me njëri-tjetrin. Unë vetë kam punuar shumë, si e dini, prej dy vitesh për  këtë”, tha Faeser të martën. Do të bëjmë gjithçka që të arrihet kompromisi. Aktualisht si Këshilli Ministror i BE, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janë në negociata finale për reformën e azilit.

Nancy Faeser Portret
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy FaeserFotografi: KENZO TRIBOUILLARD/AFP

“Dua të theksoj, se sa e rëndësishme është kjo. Mbrojtja e e efektshme të kufijve të jashtëm të BE mund të arrihet vetëm me një sistem të përbashkët europian azili”, ka theksuar Faeser. Edhe ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, që drejton negociatat nga ana e vendeve anëtare është shprehur “me një lloj optimizmi” se pritet të arrihet një ujdi të mërkurën. Parlamenti Europian kërkon me shumicë reformë më të butë të sistemit të azilit, duke theksuar standardet humanitare./DW

Etiketa: europesulme terroriste

Lajme të lidhura

BOTA

I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë shëndetësore

21:45 : 16/07/2026
BOTA

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje në Europë

16:57 : 13/07/2026
BOTA

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

14:36 : 27/06/2026
Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer
BOTA

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026
BOTA

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

15:13 : 23/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Fshatrat në Shqipëri më të prekurat nga varfëria në Europë

19:25 : 17/06/2026
Para

Punëtori u plagos në vendin e punës, arrestohet drejtuesi teknik në Elbasan

TË GJITHA

Berisha: Reforma territoriale u rrëmbye nga Rama, qytetarët të mos heshtin

12:38 : 25/07/2026

Shkodër/ Arrestohen tre persona, sekuestrohen armë, kokainë dhe kanabis

12:27 : 25/07/2026

Protesta që Rama kërkon ta barazojë me “puplat” e flamingove

12:07 : 25/07/2026

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:56 : 25/07/2026

Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas edhe veten/ Juristja për ngjarjen në Roskovec: Kambanë alarmi

11:45 : 25/07/2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

11:29 : 25/07/2026

 Plagosi me thikë kushëririn pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri

11:14 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş