• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia”, Berisha: Një demon që mban pushtetin me forcë

12:22 : 02/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Ai që qeveris sot ka më shumë pushtet edhe se diktatori i fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia”. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij, në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku do të votëbesohet pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Berisha deklaroi se ky fundvit shënon mbylljen e një dekade që qeverisemi nga rilindja, një dekade nga më të zezat në historinë e Shqipërisëm sipas tij. Lideri demokrat e konsideroi kryeministrin Edi Rama si një demon që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe që kërkon të mbajë pushtetin me forcë mandat pas mandati.

Berisha tha më tej se sot, sipas tij, jemi përsëri në kushtet e një diktature të re, por jo ideologjike me burgje e kampe, por në mobokraci, në narkodiktaturë, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike, pushtetet ndodhen në dorën e një njeriu.

Berisha: Siç është tradita, në emër tuaj do të falënderoj nga zemra mikun e shquar të PD-së, timin dhe të Shqipërisë, të nderuarin deputet të Forza Italia, Alesandro Batilokio, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Parlamentin Italian, zonjën Erika Mazeti, deputete e Forza Italia. Ardhja juaj në këtë Kuvend është dëshmi e vazhdimit të lidhjeve mes dy forcave politike që kanë transformuar më shumë gadishullin e Apenineve dhe Ballkanit, miqësi që nis që në ditët e para të themelimit të Forza Italia nga i pavdekshmi Silvio Berluskoni dhe vazhdon sot dhe do vazhdojë gjithnjë. Faleminderit për praninë tuaj.

Jemi në mbyllje të vitit 2023, fundi i vitit është gjithmonë kohë reflektimi, por sot ju ftoj të bëjmë një reflektim pak më të thellë sepse ky fundviti shënon mbylljen e një dekade që qeverisemi nga rilindja, një dekade nga më të zezat në historinë e Shqipërisë. Një dekadë në të cilën humbëm votën e lirë, kombi humbi shpresën dhe një të tretën e gjhakut të tij. Një dekadë gjatë të cilit, arritjet tona u shpërbënë, shteti ligjor u zëvendësua nga narkoshteti. Kjo mund të quhet ndryshe dekada e shkatërrimit. Sot, kombi ynë është një komb shpresëhumbur, një komb që vajton të rinjtë që nuk gjejnë të ardhmen në këtë vend, një komb që rënkon sepse trupi i tij është kapluar nga metastazat e krimit, një komb që dergjet pasi është kombi më i plaçkitur ndër të gjitha kombet në Europë.
Pronat private nuk grabiten më nga komunistët, por nga të ashtuquajturit investitorët strategjikë. Shqiptarët vijojnë të persekutohen jo më nga policia sekrete hoxhiste, por nga bandat e qeverisë dhe patronazhistët, nga organizatat kriminale në institucionet e narkoshtetit. Nuk kemi më gjykata popullore, por kemi SKAP-in dhe gjykatat e partisë, grupet e strukturuara kriminale, brenda të cilave përdoren për t’i dhënë grushte armiqve në opozitë. Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë dhe Tiranën e kemi shndërruar në një Beograd të dytë. Popullsia është ulur me 35 përqind në 10 vite. Me braktisjen masive dhe me dominimin e vdekjeve mbi lindjet, për herë të parë kombi ynë është një komb në vdekje, një gjë që as në komunizëm nuk ndodhi.

Lexo edhe:

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

Të gjitha këto dhe shumë të tjera, ashtu si në diktaturën staliniste, sërish ndodhin nën shëmbëllturën e një demoni që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe që kërkon të mbajë pushtetin me forcë mandat pas mandati dhe ky demon është Edi Rama. Sot, ne jemi përsëri në kushtet e një diktature të re, por jo ideologjike me burgje e kampe, por jemi në mobokraci, në narkodiktaturë, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike, pushtetet ndodhen në dorën e një njeriu. Ky njeri e ushtron pushtetin jo me ligje, jo me Kushtetutë, por me banda, me krime, me mafien e drogës. Ai kalon nga mandati në mandat sepse paratë e drogës, fuqia e krimit, shndërrohen në vota, kurse vota shndërrohet në krime, në grabitje të pasurive dhe fondeve publike, në vrasje, burgosje të kundërshtarëve, korrupsion transnacional për të shkatërruar opozitën. Shndërrohen në frikë dhe tmerr dhe këto të fundit, njëlloj si në diktaturën ideologjike, shndërrohen në votë. Në këtë dekadë, demokracia u shkatërrua, zgjedhjet e fundit ku shqiptarët kanë votuar të lirë, kanë qenë zgjedhjet e vitit 2013. Në këtë zgjedhje u shkatërrua pluralizmi, logoja e partisë më të madhe opozitare, partisë që përmbysi diktaturën komuniste, është konfiskuar. Të drejtat kushtetuese të opozitës mohohen dhe një plagë e vjetër u rihap sërish, u rikthyen burgosjet politike të opozitës. Në këtë dekadë, parlamenti u shndërrua në një karikaturë, një parlament ku opozita në një grusht shteti brenda shtetit, humbet të drejtat e saj kushtetuese, ku në seancat e tij, garda bëhet badigardë e qeveritarëve dhe buxheti i shqiptarëve kalon në 4 minuta. Në këtë dekadë, u rikthye monizmi. Sot, ai qeveris ka më shumë pushtet edhe se diktatori i fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia.

Etiketa: BerishaKuvendi KombetarRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16:35 : 16/09/2025
Para

Duel satelitor spiun mes dy Koreve

TË GJITHA

“Urdhra nga derrat udhëheqës për një Shqipëri pa shpresë”, Bardhi reagon pas mbylljes së seancës

12:18 : 18/09/2025

Antentatet në Shkodër, Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës

12:15 : 18/09/2025

BILD: Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë

12:10 : 18/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

11:56 : 18/09/2025

Arrestohet sudanezi në Devoll, ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm

11:51 : 18/09/2025

Po drejtonte autobusin në gjendje të dehur, arrestohet 61-vjeçari në Durrës. U përplas edhe me një makinë

11:45 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com