• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ligjvënësit amerikanë nën trysni për të miratuar ndihma të tjera për Kievin

21:42 : 29/11/2023
në BOTA

Ka mbetur pak kohë para se ligjvënësit amerikanë të shkëputen për pushimet e fundvitit, ndërsa Shtëpia e Bardhë po u bie këmbanave të alarmit se ndihma e fundit që i është dhënë Ukrainës po mbaron me shpejtësi dhe se duhet miratuar pakoja e re e ndihmës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson Partia Republikane e ka bërë të qartë se vota e tyre pro varet nga përpjekjet për shtimin e masave të sigurisë në kufirin me Meksikën.

Ndërsa bora po e mbulon Ukrainën dhe ushtria bëhet gati edhe për një dimër të gjatë në luftë, ndihma e rëndësishme për luftën e Kievit kundër agresionit rus është në rrezik në Kongresin amerikan.

“U bë javë të tëra që një grup republikanësh po përpiqen në mënyrë të rrezikshme të kushtëzojnë ndihmën për Ukrainën dhe mbështetjen e Perëndimit për demokracinë me miratimin e politikave të tyre të vijës së ashpër për kufirin”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe gati 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin. Ndërsa shumica e republikanëve në Senat e mbështesin këtë ndihmë, ata duan që në këmbim të votës së tyre pro të miratohen edhe miliarda dollarë fonde për sigurimin e kufirit me Meksikën.

“E telefonova presidentin javën e kaluar për t’u siguruar që ai e kuptonte se nuk do të kishte miratim të ndihmës pa u bindur se ka përpjekje serioze për të kapërcyer situatën shumë të rëndë në pjesën jugore të kufirit me Meksikën. Shpresoj se kjo e bëri atë ta kuptojë, se përse unë kam qenë mbështetësi më entuziast i kësaj ndihme”, thotë Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës republikane në Senat.

Lexo edhe:

Tensionet në Lindjen e Mesme, Rubio viziton Izraelin në fundjavë. Axhenda e diplomatit

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se miratimi i ndihmës në Kongresin amerikan është një nga tri fitoret kryesore që i duhen Ukrainës në frontin ndërkombëtar.

“Është një sfidë, nuk do të jetë lehtë”, thotë zoti Zelenskyy.

Ligjvënësve amerikanë u ka mbetur pak kohë para se të shkojnë për pushime dhe Shtëpia e Bardhë thotë se ndihmat e miratuara më parë për Ukrainën janë duke përfunduar me shpejtësi.

“Ndihmat për partnerët tanë, Ukrainën dhe Izraelin, janë bazuar në nevojat dhe kërkesat e tyre. Në të dyja rastet, mundësia për të vepruar po zvogëlohet”, thotë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Shumë republikanë kanë shprehur shqetësim për këto ndihma të vazhdueshme, ndërkohë që ka shumë nevoja urgjente të brendshme. Një analist i tha Zërit të Amerikës se debati mbi ndihmën për Ukrainën nuk mund të ndahet nga shqetësimet e brendshme politike.

“Disa nga kritikët e ndihmës për Kievin do të thoshin: ‘Ukraina është e rëndësishme, por ne kemi shumë çështje të brendshme, kemi varfëri, kemi probleme me kufirin, ka çështje të tjera kombëtare. Më mirë t’i shpenzojmë paratë për çështjet e brendshme’. Unë mendoj se ky është një vlerësim i gabuar. Një vend i madh mund t’i bëjë të dyja në të njëjtën kohë”, thotë Colin Cleary, profesor në Universitetin ‘George Washington’ dhe veteran i diplomacisë amerikane që ka shërbyer edhe në Ukrainë.

Kundërshtimi ndaj ndihmës për Ukrainën është më i madh në Dhomën e Përfaqësuesve ku shumica janë republikanë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson megjithatë ka thënë se ka besim se ndihma do të miratohet./VOA

Etiketa: kievlufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Tensionet në Lindjen e Mesme, Rubio viziton Izraelin në fundjavë. Axhenda e diplomatit

20:11 : 12/09/2025
RAJONI

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

15:40 : 12/09/2025
BOTA

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025
BOTA

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025
BOTA

I rekrutuar përmes Telegram-it: Dëshmia e një maqedonasi që luftoi në Ukrainë

15:22 : 11/09/2025
BOTA

Presidenti polak: Putin i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

16:05 : 09/09/2025
Para

Veriu i SHBA pushtohet nga bora, banorët paralajmërohen për rrezikun nga moti i keq

TË GJITHA

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025

EMRAT/ Makina doli nga rruga, detaje nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur në Lushnje

09:57 : 13/09/2025

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

09:47 : 13/09/2025

Gruaja e Charlie Kirk fjalim emocionues: Zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohet

09:36 : 13/09/2025

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

09:20 : 13/09/2025

Rama, ministri “de facto” i Diellës

09:03 : 13/09/2025

U denoncua i zhdukur nga motra, gjendet i pajetë 44-vjeçari në Lushnje

08:51 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com