• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Triumfon oferta e Riadit, kryeqyteti saudit organizon “World Expo 2030”

19:55 : 28/11/2023
në BOTA

Kryeqyteti saudit Riad fitoi këtë të martë të drejtën për të pritur Ekspozitën Botërore 2030 (World Expo), duke mposhtur lehtësisht ofertat rivale nga Italia dhe Koreja e Jugut.

Me vetëm një raund votimi dhe duke siguruar shumicën e nevojshme prej dy të tretave të shteteve anëtare në asamblenë e përgjithshme të organizatorëve “Bureau International des Expositions” (BIE) në Paris, Riadi fitoi 119 vota, Busan i Koresë së Jugut 29 dhe kryeqyteti italian Roma 17, njoftoi BIE.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka përgëzuar mbretin Salman për përpjekjen e suksesshme të Riadit për të organizuar Ekspozitën Botërore 2030, njoftoi agjencia mediatike zyrtare Saudite.

Watch: A video captures the moment the #Saudi delegation at the Bureau International des Expositions (BIE) in Paris celebrates after #Riyadh was selected to host World Expo 2030. #RiyadhExpo2030

Read more: https://t.co/J2ob39VCXg pic.twitter.com/ucWXEL2Iij

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) November 28, 2023

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan shprehu vlerësimin për vendet që mbështetën ofertën e Riadit, duke thënë se fitorja për të pritur “Expo 2030” pasqyron besimin e botës në Mbretërinë Saudite.

Lexo edhe:

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

Arabia Saudite planifikon Haxh më të sigurt për mbi 1 milion pelegrinë në 2025-ën

Princi Faisal tha se Princi i Kurorës Saudite personalisht drejtoi përpjekjet për ti siguruar Riadit pritjen e Ekspozitës Botërore 2030.

Pritja e Ekspozitës është e një rëndësie të madhe për Arabinë Saudite, pasi vendi kërkon të sigurojë ngjarjet kryesore në botë për të ekspozuar Mbretërinë në të gjithë globin.

Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës të Futbollit 2034, pasi doli si ofertuesi i vetëm për eventin dhe tashmë po mirëpret një mori garash me motora, golfi dhe sporte luftarake.

Viti 2030 është jashtëzakonisht simbolik për Arabinë Saudite, që përkon me momentin kyç në programin “Vision 2030” të Mohammed bin Salman për të diversifikuar Arabinë Saudite ekonomikisht dhe kulturalisht.

Ekspozita e Riadit do të zhvillohet nga tetori 2030 deri në mars 2031 me temën “Epoka e ndryshimit: Së bashku për një të nesërme largpamëse”, sipas ofertës saudite.

Watch: Saudis celebrate outside the Bureau International des Expositions (BIE) in Paris after capital city #Riyadh was selected as the Expo 2030 host. #RiyadhExpo2030

Read more: https://t.co/oo2B25eqN7 pic.twitter.com/Kc6CSX8D1v

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) November 28, 2023

Roma dhe Seuli nga ana tjetër nuk i ndalën përpjekjet e tyre.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ishte në kryeqytetin francez vetëm javën e kaluar për të bërë një hap përfundimtar për ofertën e Busanit, ndërsa kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, ka shtyrë kauzën e Romës në Paris dhe gjetkë.

Të gjitha palët kërkuan të ‘spërkatnin pak pluhur yjor’, me Korenë e Jugut që solli me video ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për të mbështetur ofertën e saj, ndërsa Italia  aktoren Sabrina Impacciatore si dhe yllin e tenisit të Kupës Davis, Jannik Sinner.

Për Arabinë Saudite, ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili tani luan për skuadrën e Riadit, Al Nassr, u shfaq me një mesazh video. “Riadi është një qytet i mrekullueshëm dhe i gatshëm për t’ju mirëpritur të gjithëve”, u shpreh Ronaldo.

Princi Faisal në prezantimin e tij përfundimtar u zotua për një “angazhim të palëkundur për të bashkëpunuar me të gjitha kombet për të ofruar një ekspozitë të ndërtuar nga bota për botën”.

“Ndërsa punojmë me zell për të rritur dhe transformuar ekonominë tonë, ne besojmë se përparimi i mbretërisë, zhvillimi rajonal dhe shëndeti i ekonomisë globale do të përparojnë hap pas hapi”, tha ai.

Ekspozita më e fundit Botërore u zhvillua në vitin 2020 në Dubai dhe Ekspozita e ardhshme Botërore do të pritet në 2025 në Osaka, Japoni, me temën “Dizajnimi i shoqërisë së të ardhmes për jetën tonë”.

Oferta të tjera për vitin 2030 erdhën nga kryeqyteti rus, Moska, dhe qyteti ukrainas i Odesës.

Rusia e tërhoqi ofertën e saj në maj 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Odesa nuk hyri në listën përfundimtare të shpallur në qershor.

Etiketa: Arabia SauditeriadWorld ExpoWorld Expo 2030

Lajme të lidhura

BOTA

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

22:22 : 04/06/2025
BOTA

Arabia Saudite planifikon Haxh më të sigurt për mbi 1 milion pelegrinë në 2025-ën

18:59 : 02/06/2025
BOTA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025
BOTA

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025
BOTA

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja

20:21 : 10/04/2025
BOTA

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

09:24 : 31/03/2025
Para

Formacionet zyrtare/ Grupi i "ferrit", Milanit nuk i lejohet humbja përballë Dortmund

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com