• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hamasi liron edhe 11 pengje izraelite, Izraeli 33 të burgosur palestinezë

22:55 : 27/11/2023
në BOTA

Katari njoftoi të hënën vonë se 11 pengje izraelite, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë, janë liruar sot prej Rripit të Gazës nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, shkroi në rrjetin social X se Izraeli i ka liruar nga burgjet e veta tri gra dhe 30 fëmijë izraelitë.

“Izraelitët e liruara nga Gaza përfshijnë tre shtetas francezë, dy shtetas gjermanë dhe gjashtë shtetas argjentinas”, shkroi ai, duke shtuar se ata “iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”.

Paraprakisht, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se 11 pengjet ishin rrugës drejt kthimit nga Gaza në Izrael.

“Bazuar në informatat që i morëm nga Kryqi i Kuq, 11 pengje janë rrugës për në territorin izraelit”, tha IDF-ja.

Lexo edhe:

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

Ministrja britanike: Izraeli po përdor urinë si ‘armë’ të luftës

Ky është grupi i katërt i pengjeve të liruara nga Hamasi prej se nisi armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe grupit radikal të premten.

Katari, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, janë ndërmjetësuesit kryesorë të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

Deri tani, përjashtuar lirimin e pengjeve sot, 58 pengje janë liruar gjatë armëpushimit të tanishëm, përfshirë 39 izraelitë, në këmbim të 117 palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite.

Të hënën më herët, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për vazhdimin e armëpushimit – i cili do të skadonte sot – për edhe dy ditë të tjera.

Armëpushimi që nisi të premten në mëngjes u solli 2.3 milionë palestinezëve pakëz qetësi nga bombardimet e pareshtura izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë mijëra njerëz dhe janë rrafshuar ndërtesat e banimit, ndërsa tri e katërta e popullsisë u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e veta.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 14.500 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur./REL

Etiketa: hamasizraelpengje

Lajme të lidhura

BOTA

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025
BOTA

Ministrja britanike: Izraeli po përdor urinë si ‘armë’ të luftës

21:15 : 21/05/2025
BOTA

Ofensiva e re në Gaza, Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin

18:18 : 20/05/2025
BOTA

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

09:30 : 20/05/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025
BOTA

Forcat izraelite nuk ndalojnë breshërinë ndaj Houthive, bombardojnë portin

20:16 : 16/05/2025
Para

Dhëndri vret nusen, vjehrrën dhe kunatën në ditën e dasmës

TË GJITHA

Asllani, Sherri e Rrahmani titullarë/ Formacionet zyrtare të ndeshjeve që vendosin titullin në Seria A

20:42 : 23/05/2025

Gjykata Kushtetuese rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

20:31 : 23/05/2025

Ushqimet më të mira për të qëndruar të hidratuar

20:30 : 23/05/2025

51-vjeçarja shqiptare dënohet me burg! Prej 10 vitesh përndiqte çiftin italian

20:12 : 23/05/2025

“Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje me grupin kriminal”, zbardhet dëshmia e Tragajt para gjykatës

20:01 : 23/05/2025

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

20:00 : 23/05/2025

Nga vrasësi rumun te Alesio Dobrozi/ Shpallen në kërkim 3 persona për ekzekutimin e Renato Hoxhajt

19:53 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com