Një çantë e mbushur me drogë është gjetur një ditë më parë nga policia. Në brendësi u konstatua sasia prej 13 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.
Çanta u gjet në në aksin kombëtar Gjirokastër – Subash, pranë fshatit Picar, e hedhur në anë të rrugës, njofton Policia.
Lënda narkotike është sekuestruar nga autoritetet policore, dhe nuk dihet ende poseduesi i saj.