• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

750 kg kokainë Brazili e porosi për vrasje, detajet për hetimin e Breçanit dhe Matës

12:02 : 21/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Njëmbëdhjetë masa sigurimi janë lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK ndaj anëtarëve të një grupi kriminal dhe personave të lidhur me ta, që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge në sasi të konsiderueshme, sigurim të kushteve për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash. Figura qendrore nga hetuesit cilësohet Ervin Mata, i cili dyshohet si kreu i grupit kriminal, ndërsa hetimet nisën pas zbërthimit nga partnerët të aplikacionit “SKY ECC”.

Më 17 Nëntor, GJKKO, bazuar në kërkesën e SPAK, caktoi “arrest në burg” për 10 persona: Ismail Zeneli, Bujar Ajeti (Gërmizi), Dedan Gjoni, Erzen Breçani (ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës), Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Ervin Mata, Eralbi Breçani (djali i Erzen Breçanit). Po ashtu, vendosi masën e sigurimit detyrim paraqitje për Jonida Babameton.

Një ditë më parë, policia ekzekutoi katër prej masave, duke arrestuar Bujar Ajetin (Gërmizi), Dedan Gjonin, Erzen Breçanin dhe Besmir Muratin. Ndërkohë, 7 personat e tjerë mbeten në kërkim.

Dy prej të prekurve nga masat janë pjesë e strukturave të policisë: Dedan Gjoni – shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 dhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona dhe armë zjarri të ndryshme.

Lexo edhe:

Operacioni “Ura”/ 29 emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie, 14 përballen sot në GJKKO

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Akuzat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ka regjistruar në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Të njëjtat burime shtuan se SPAK, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

Droga e sekuestruar

Gjatë hetimeve të kryera nga hetuesit e BKH-së nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, tha SPAK, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

  • Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
  • Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
  • Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
  • Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre. Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit. Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale“, thotë më tej SPAK në njoftim.

Etiketa: ervin mataGJKKOspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacioni “Ura”/ 29 emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie, 14 përballen sot në GJKKO

11:16 : 23/05/2025
AKTUALITET

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

22:34 : 22/05/2025
AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

Lala: Adi Çoba furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha kokaine në Itali

21:43 : 22/05/2025
AKTUALITET

Veliaj fshehu apartamentin në emër të “AGI KONS”? Avokatët: Dyshimet duhen të bazohen në fakte!

19:09 : 22/05/2025
Para

“Supa e spitalit”/ KPL e Ramazan Trokës fiton pa garë tenderin 10 mln euro të QSUT

TË GJITHA

Operacioni “Ura”/ 29 emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie, 14 përballen sot në GJKKO

11:16 : 23/05/2025

Fletë votimi të falsifikuara, para dhe pushkë, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha

11:03 : 23/05/2025

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

11:00 : 23/05/2025

Ndjekja si në filma/ 40-vjeçari me probleme mendore, mister si doli nga spitali! Mbante edhe armë lodër

10:48 : 23/05/2025

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

10:41 : 23/05/2025

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

10:34 : 23/05/2025

Trafik i qenieve njerëzore, 23 të arrestuar në Greqi. Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara

10:14 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com