• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pret deportimin në Afrikë, shqiptari: Doja të fitoja të ardhura për mamanë e varfër

20:20 : 14/11/2023
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10%

Ndërkohë që Edi Rama ka nënshkruar një marrëveshje për të sjellë në Shqipëri mijëra refugjatë, kryesisht nga vendet afrikane, një situatë paradoksale po shënohet me refugjatët shqiptarë.

Ata do deportohen drejt Afrikës.

Më konkretisht, refugjatët ilegalë në Britaninë e Madhe, do të dërgohen në Ruanda.

Gazeta britanike, Daily Mail ka publikuar rastin e një shqiptari 28-vjeçar, që ka zbuluar se është në listën e deportimeve drejt Ruandës.

Ndërsa thotë se nuk e di ku i bie Ruanda, shqiptari shprehet se ka punuar në ndërtim në Britani.

“E di se emri im është në listën që do të fluturojë drejt Ruandës. Shqetësohem gjithë kohën se do më detyrojnë të shkoj dhe të jetoj atje”.

Shqiptari, me emrin Meti, thotë se i shpëtoi për pak fluturimit për në Ruandë në qershor të këtij viti. Ai ishte vetëm disa hapa larg avionit, kur fluturimi u anulua në minutën e fundit.

“Dera ishte e hapur, duart i kisha të lidhura dhe po më mbanin dy roje sigurie. Më pas një zyrtar i emigracionit u shfaq dhe tha ‘nuk ka fluturime për sot’,” tregon shqiptari.

Të mërkurën, Gjykata Supreme britanike pritet të marrë vendimin final për çështjen e deportimeve drejt Ruandës.

“Jam i terrorizuar nga ajo që më pret. Avokatët më kanë thënë se nëse avioni niset, unë duhet të jem brenda. Më duket sikur po më trajtojnë si kavie,” thotë Meti.

Në mënyrë të pazakontë, Meti nuk ka kërkuar asgjë nga shteti britanik, edhe pse zyrtarisht është azilkërkues dhe mund të marrë strehim falas dhe një kompensim.

“Më mirë ta mbaj kokën ulur,” thotë ai. “Dua të fitoj para për t’i dërguar përsëri te mamaja ime e vet në Shqipëri. Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona”.

“Nuk jam detyruar të vij këtu. E zgjodha sepse doja një jetë më të mirë. Nuk u trafikova dhe nuk e kam dëgjuar kurrë atë term derisa më pyetën këtu nëse kisha ardhur kundër vullnetit tim,” thotë Meti, një djalosh i gjatë dhe i pashëm, që fitonte 10 paund në ditë si murator në një kantier në Shqipëri deri në maj të vitit 2022.

“E dija se mund të fitoja deri dhjetë herë më shumë në Angli. Vendosa të largohem sepse shokët e mi kishin ikur tashmë në Europë ose në Britani. Nuk kishte mbetur pothuajse asnjë djalë i ri,” thotë ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do përfundonte në Afrikë.

Etiketa: emigrimrefugjateshpopullim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10%

08:14 : 12/08/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

18:22 : 01/08/2025
BOTA

Pëmbytet varka me refugjatë në Detin Mesdhe, 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

19:03 : 29/07/2025
Para

"Do vijnë afrikanët të uritur seksualisht..."/ Rama tallet me marrëveshjen për emigrantët

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com