• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari: Dritan Rexhepin e kërkon Italia, por ai do që të ekstradohet në Shqipëri

09:31 : 11/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi u arrestua ditën e djeshme në Stamboll, teksa tani do i nënshtrohet procedurës së ekstradimit me kërkesë të Policisë së Shtetit.

Dritan Rexhepi, i njohur si kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”, i akuzuar dhe dënuar për vrasje në Shqipëri, trafik droge në Belgjikë, Itali e Ekuador, grabitje banke në Spanjë si dhe urdhërues i pengmarrjes e më pas zhdukjes së Jani Prengës në Kamëz, nuk i ka bërë rezistencë autoriteteve turke që e lokalizuan në një bllok vilash në periferi të Stambollit.

Gazetari Artan Hoxha kujtoi në emisionin “Ekspres” intervistën e tij me personazhin e botës së krimit.

“Ka qenë personazh shumë ndryshe nga ç’isha mësuar nga bota e krimit. Gramoz Rexhepi ishte shumë i komunikueshëm, artikulohej shumë mirë, e dinte çfarë po thoshte dhe ndryshe nga personazhet që dalin të rregullojnë imazhin e tyre, ai tha ‘po, jam marrë me trafikun e kokainës, sepse nuk kisha mënyrë tjetër jetese’. Unë nuk di një personazh të botës së krimit shqiptar që të ketë një impakt të tillë: kanë shkruar që nga Reuters, The Wall Street Journal, mediet në Britani, në Amerikën Latine,” tha Hoxha.

Emri i lindjes i Dritanit është Gramoz Rexhepi dhe ai ka një kurrikulum të gjatë me kundërvajtje penale, sipas gazetarit.

Lexo edhe:

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Hoxha lëshon deklaratën e fortë: Çfarë provash ka deri tani…

Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”

“Gramoz Rexhepi, në mos gaboj, është i datëlindjes 1980. Krimi i parë që është regjistruar në adresë të tij është viti 1999. Rexhepi vjen nga fshati Velç i lumit të Vlorës. Familja e tij ka qëndruar në Vlorë. Familja e tij ka jetuar në Vlorë, sepse ka pasur një legjendë që në momentin kur është arrestuar në Ekuador më 26 qershor 2014, u tha se mes të arrestuarve ishte edhe një person me identitetin e babait të Rexhepit, Pehlivan. Në fakt ai person ishte shtetas kilian dhe kishte porositur ngarkesën me 278 kg heroinë që u kap. Vetë Gramoz Rexhepi u kap me një identitet tjetër. Në fillim u dyshua si shtetas grek. Edhe pasaporta që është kapur dje është pasaportë e rregullt kolumbiane, por ai ka ndryshuar identitetin,” tregoi gazetari Hoxha.

Rexhepi ka qenë objektivi kryesor i antimafies italiane. Sipas Hoxhës, italianët kanë dhënë informacionin edhe për lëvizjen e tij brenda Evropës.

I shumëkërkuari ishte dispeçeri i grupeve shqiptare të krimit të organizuar dhe ishte identifikuar si i tillë vite më parë.

“Kur antimafia italiane kreu operacionin, e vendosën në hierarkinë e grupit si drejtues të kartelit që e quajtën ‘Lo bello’. ‘Lo bello’ quhej kompania dhe ‘Los blancos’, operacioni. ‘Los blancos’ u quajtën sepse në komunikimin mes tyre, personat kishin pseudonimet e lojtarëve apo trajnerëve të skuadrës së Real Madridit,” tha Hoxha.

Rexhepi ka evituar ekstradimin në vendet e tjera për dënimet që ka vuajtur jashtë shtetit.

“Shteti që e kërkon me insistim është Italia. Menjëherë sapo u njoftua se ai është kapur, Shqipëria ka filluar të aktivizohet për ta sjellë. Në raste të tilla prevalon vendi ku është dënimi më i rëndë dhe ku ai dëshiron të ekstradohet. Gramoz Rexhepi aktualisht kërkon të vijë në Shqipëri. Në Itali ai ka dënimin për arratisje, dënimin për 21 vjet burg për kompaninë ‘Lo bello’. Ndërsa në Shqipëri ka dënimin për ngjarjen e parë dhe ka çështjen në hetim nga SPAK-u dhe për arratisjen nga burgu. Mendoj se autoritetet turke mund ta zgjidhin këtë gjë, pavarësisht përpjekjeve që kanë bërë italianët,” u shpreh gazetari Hoxha.

Etiketa: artan hoxhaDritan Rexhepiesktradim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Hoxha lëshon deklaratën e fortë: Çfarë provash ka deri tani…

13:43 : 26/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”

19:49 : 24/05/2026
AKTUALITET

Bosët e drogës kontrollojnë burgjet? Hoxha: Të dënuarit lidhje “Live” nga qelia!

20:54 : 19/05/2026
AKTUALITET

Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

10:13 : 14/05/2026
AKTUALITET

Dhunimi i ish-kreut të PD-së Lezhë, Hoxha: Çfarë synuan autorët me këtë akt

15:27 : 11/05/2026
AKTUALITET

Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm, të paprekshmit janë larg qelive

21:53 : 07/05/2026
Para

EMRI-VIDEO/ Si në filma! Sapo sheh efektivët, hedh nga makina pistoletën dhe largohet. Policia e ndjek

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom