• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Europë, CIARAN shkakton 15 viktima, stuhia pritet të vijojë deri të dielën

19:49 : 03/11/2023
në BOTA

Stuhia Ciaran, e cila ka prekur Evropën që prej ditës së djeshme, të enjten, ka marrë jetën e të paktën 15 personave, ndërsa ka shkaktuar edhe probleme të theksuara, mbylljen e porteve dhe anulimin e fluturimeve.

Stuhia e cilësuar si një “ciklon bombë”, shpjeguan shkencëtarët, ishte në stuhi e pazakontë ku intensifikimi i saj solli erëra jashtëzakonisht të forta. Ishte gjithashtu e pazakontë shiu i dendur që solli dhe erëra të forta në shumë zona, sipas Guardian.

Colin Manning dhe Hayley Foëler nga Universiteti i Neëcastle në Mbretërinë e Bashkuar thanë se stuhi të tilla ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta për shkak të krizës klimatike. “Së bashku me reduktimin drastik të emetimeve, vendet duhet të ndërtojnë infrastrukturë më elastike,” thanë ata.

Stuhia shkaktoi vdekjen e gjashtë personave në Toskanë, në Italinë veri-qendrore, ku ranë reshje rekord, njoftuan autoritetet lokale. “Ajo që ndodhi këtë natë në Toskanë ka një emër, ndryshimi i klimës,” shkroi guvernatori toskan Eugenio Ganni, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, në llogarinë e tij në Platformën X.

Në Italinë qendrore, rreth 48,000 familje mbeten pa energji elektrike, ndërsa shumë shkolla do të mbeten të mbyllura kryesisht për shkak të përmbytjeve të përhapura në rrugë dhe kate përdhese. Ndërkohë, në Liguria, për shkak të stuhive të detit, i cili ka dallgë shumë të mëdha, guvernatori i rajonit Giovanni Totti u kërkoi banorëve të mos i afroheshin bregdetit.

Lexo edhe:

Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare…

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

Të paktën shtatë persona u vranë të enjten në pjesë të tjera të Evropës, pothuajse të gjithë nga rrëzimi i pemëve, mes erërave deri në 200 km/h, sipas Guardian. Dy të vdekur shkaktoi kjo stuhi në Belgjikë, dy në Francë, një në qendër të Madridit, një në Gjermani dhe një në Holandë.

Në qytetin flamand të Gentit, një fëmijë ukrainas që luante jashtë u plagos nga rënia e degëve dhe vdiq disa orë më vonë në spital, sipas zyrës së prokurorit. Në një episod tjetër, një grua 64-vjeçare, e cila po vizitonte zonën nga Gjermania, u vra gjithashtu në një park të qytetit. Vajza e saj 31-vjeçare është plagosur rëndë.

Stuhia Ciaran shkaktoi ndërprerje të trafikut hekurudhor në Flanders dhe trenat po qarkullonin me shpejtësi të reduktuar në pjesën tjetër të Belgjikës dje, të enjten.

Trafiku detar gjithashtu u pezullua për gjithë ditën në zonën portuale të Antëerp.

Me probleme u përball edhe aeroporti i Brukselit. Megjithatë, fluturimet vazhduan pavarësisht vonesave të shumta.

Sektori i transportit u përball me probleme të veçanta në Francën perëndimore, ku trafiku u ndalua dje, mëngjesin e së enjtes në departamentin Finistère. Në aeroportin Beauvais, afër Parisit, të gjitha fluturimet u anuluan deri në mesditë.

Në Spanjë, pjesa e vendit më e prekur nga moti i keq është veriperëndimi, ku disa zona të Galicisë janë në alarm të kuq për shkak të erërave jashtëzakonisht të forta në bregdet. Sipas shërbimit meteorologjik spanjoll, disa zona bregdetare të vendit bask janë gjithashtu në alarm të kuq, me dallgë që mund të arrijnë 8 ose 9 metra. Më shumë se 80 fluturime u anuluan në 11 aeroporte në vend.

Etiketa: ciaranMotiviktima

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare…

08:11 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

19:33 : 02/06/2025
AKTUALITET

Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, meteorologia paralajmëron verë të thatë

08:52 : 02/06/2025
AKTUALITET

Parashikimi i motit, java nis me diell, temperaturat deri në 31 gradë

08:02 : 02/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Rëndohet bilanci i viktimave, humb jetën pasagjeri i mitur

19:57 : 01/06/2025
AKTUALITET

Diell dhe temperatura të larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

16:21 : 01/06/2025
Para

Shkëputet fasada e termoizolimit në pallatin në qendër të Korçës

TË GJITHA

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

22:14 : 03/06/2025

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025

Opozita triumfon në zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut

22:07 : 03/06/2025

Zyrtare/ Blerja e dytë në merkato, Dinamo firmos me sulmuesin 23-vjeçar

22:04 : 03/06/2025

“E neveritshme”, Musk kritikon projektligjin e Trump pas largimit nga qeveria

22:02 : 03/06/2025

Vokshi: Kur u tregojmë miqve në Europë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri, u duket e pabesueshme

21:51 : 03/06/2025

“100 grupe kriminale me 1 mijë anëtarë”, Softa: Ja roli i shqiptarëve në Finlandë

21:45 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com