• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hezbollau sfidon Amerikën: Gati të përballemi me ju

18:25 : 03/11/2023
në BOTA

Bejruti ishte bosh këtë të premte, si në një finale të Kampionatit Botëror. Të gjithë në shtëpi dhe në sheshet shiite ndiqnin live fjalimin e liderit të lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah.

“Libani është tashmë në fushën e betejës. Që nga 8 tetori ne kemi mbajtur të angazhuar një të katërtën e ushtrisë izraelite, gjysmën e mbrojtjes ajrore të saj dhe një pjesë të madhe të flotës së saj”, tha Nasrallah.

Referenca është për ditën pas sulmit të Hamasit, por për të cilën shefi i Hezbollaut sqaroi më tej se ishte një sulm me ide “100 për qind palestineze”.

Nasrallah u ndal tek akuzat mbi SHBA-të, duke thënë se Amerika është përgjegjëse për krimet e Izraelit mbi civilët në rrip. Më tej i paralajmëroi amerikanët se kërcënimet e tyre nuk e trembin Hezbollaun.

“Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera nga Izraeli në Gaza. Ne nuk kemi frikë, kemi mjetet për t’u mbrojtur edhe nga anijet amerikane. Flotat tuaja në Mesdhe nuk na trembin dhe nuk do të na trembin kurrë. Amerikanët kërcënuan se do të bombardojnë jo vetëm Hezbollahun në Liban, por edhe Iranin. Unë u them amerikanëve se kërcënimet dhe frikësimet janë të kota. Ne kemi përgatitur gjithçka për t’u përballur me ju, ne jemi gati. Amerikanë, kujtoni humbjet tuaja në Liban, Irak dhe tërheqjen tuaj poshtëruese nga Afganistani”, tha ai.

Lexo edhe:

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

Kleriku në krye të “Partisë së Zoti”t përdori gjithë retorikën e tij mjeshtërore. Ai filloi me tone të buta nga sfera fetare, duke lavdëruar “dëshmorët në rrugën për në Jerusalem” që sakrifikuan jetën kundër Izraelit, e me radhë Hezbollahun, luftëtarët palestinezë, ata të Brigadave Qassam (krahu ushtarak i Hamasit), civilët e Gazës duke përfshirë edhe gazetarët e vrarë.

“Të gjithë ata kanë të drejtën e shpërblimit të botës tjetër, që të shijojnë afërsinë e Zotit pa pasur pranë tyre amerikanë apo sionistë, të cilët sigurisht nuk pranohen në praninë e Tij”, tha Nasrallah.

Ndërkohë, sa i përket Hezbollahut, vlen të theksohet se grupi terrorist ka një kontroll tmerrësisht të fortë ushtarak dhe politik në Liban, dhe u përpoq të luftonte kundër Izraelit në vitin 2006, në një betejë që mori 1200 jetë.

Është një nga grupet joshtetërore më të armatosura në botë dhe është më i frikshmi nga aleatët e Iranit në të vetëquajturin “Boshtin e Rezistencës”.

Izraeli e ka parë prej kohësh grupin islamik shiit si një kërcënim më të madh se Hamasi për shkak të armatimit të tyre shumë më të avancuar, duke përfshirë raketat me precizion dhe rreze të gjatë.

Hezbollahu ka një rezervë prej 150,000 raketash dhe 60,000 ushtarë shumë të trajnuar, të mësuar me luftën pas fushatës së tyre brutale në Siri për të ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Bashar al-Assad .

Ekspertët besojnë se Hezbollau po ashtu posedon qindra raketa precize që kanë rreze veprimi deri në 160 milje dhe mund të godasin çdo pjesë të Izraelit. Arsenali i tyre besohet gjithashtu se përmban raketa antitank, anti-ajror dhe anti-anije, si dhe dhjetëra modele të ndryshme tankesh siriane.

Etiketa: GazahamasHezbollahIranizraelpalestineSHBA

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025
BOTA

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

20:25 : 15/08/2025
BOTA

Arritje në mjekësi! Shkencëtarët amerikanë krijojnë dy antibiotikë të ri falë IA

18:43 : 14/08/2025
BOTA

Dritë jeshile nga Khamenei, rikthehen bisedimet për marrëveshjen bërthamore

18:26 : 14/08/2025
BOTA

Richard Grenell: Trump e shpëtoi Qendrën Kennedy nga shkatërrimi

15:51 : 14/08/2025
BOTA

Putin përpara samitit në Alaska: SHBA po bëjnë përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë

14:35 : 14/08/2025
Para

"Now and Then", Beatles publikojnë këngën e fundit - Videoklipi

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com