• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Non grata” nga SHBA, jep dorëheqjen kryespiuni i Serbisë Aleksandar Vulin

15:12 : 03/11/2023
në BOTA, RAJONI

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vullini nëpërmjet një komunikate.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Më 11 korrik, Vulin u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas Departamentit të Thesarit, Vulin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim më 3 nëntor, Vulin tha se presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe, të cilat ai i krahasoi me “ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914”.

Lexo edhe:

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

“Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.

“Nëse biem dakord ta bëjmë këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga Perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në që nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund as për drejtësinë sociale”, u tha në njoftimin e Vulin.

Ai tha se sanksionet e vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dëshmi e “luftës time të vazhdueshme për unitetin e serbëve”.

“Por, vendosja e sanksioneve kundër Serbisë, për të cilat do të përdorej udhëheqja nga ana ime e BIA-s, do të ishte provë e egoizmit nga ana ime”, shtoi ai.

Ish-drejtori i BIA-s deklaroi se treguesi i parë i korrektësisë së vendimit të tij do të jenë “deklaratat hipokrite të zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së në të cilat ata do të betohen se nuk kanë dashur as të vendosin ndëshkime dhe sanksione ndaj nesh”.

SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë paralajmëruar sanksione ndaj Serbisë për shkak të Aleksandar Vulin.

Kush është Aleksandar Vulin?

Aleksandar Vulin, ish-bashkëpunëtor i Mirjana Markoviç, gruas së Slobodan Milosheviçit, është sot partner koalicioni i Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Pas shumë vitesh përvojë ministrore në Qeverinë e Serbisë, në dhjetor të vitit 2022 u emërua shef i shërbimit të sigurisë kombëtare – Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Më 10 maj, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, ku shpreh shqetësimin për emërimin e Vulin në krye të BIA-s, i cili në tekstin e rezolutës përshkruhet si një person “i njohur për retorikën e tij kundër BE-së dhe pro-Kremlinit”.

Vulin është i njohur për publikun e gjerë, për retorikën e tij të ashpër ndaj fqinjëve të tij në rajon dhe miqësinë e tij ndaj Rusisë.

Në një nga kritikat e fundit kundër tij, ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, si dhe BE-ja, kritikuan pjesëmarrjen e Vulinit në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, në maj të këtij viti./REL

Etiketa: Aleksandër VulindoreheqjekryespiunSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
RAJONI

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë

09:42 : 04/08/2025
BOTA

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

15:57 : 03/08/2025
RAJONI

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025
Para

“Gati për grevë urie”/ Sherri në Kuvend, Nallbati flet për herë të parë pas kallëzimit në SPAK

TË GJITHA

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

21:37 : 08/08/2025

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025

Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali

21:18 : 08/08/2025

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com