• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po bën namin në Itali! Stuhia ‘Ciaran’ prek edhe Shqipërinë duke nisur nga sot

12:57 : 03/11/2023
në AKTUALITET

Stuhia ‘Ciaran’ e cila ka prekur shumë vende të Europës do të prekë edhe vendin tonë. Duke nisur nga mesdita e sotme, kushtet e motiti do të përkeqësohen ndjeshëm. Fillimisht reshjet do të nisin në veri të vendit ndërsa në mbrëmje do të vijojnë në rajonin qendror dhe në jug, duke sjellë probleme në disa qarqe.

“Kemi qarkun e Shkodrës, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës. Të gjithë zonat e Shqipërisë do të marrin reshje me sasi të konsiderueshme, duke filluar që sot pas mesditës dhe të paktën deri ditën e diel ku do të ketë dobësim të reshjeve.“-tha për Klan News sinoptikania Lajda Porja.

Niveli i reshjeve në këto qarqe sipas sinoptikanes, për vetëm 24 orë do të arrijë deri 50 mm shi, ndërkohë që temperaturat do të ulen ndjeshëm të Shtunën.

“E shtuna do të ketë jo më shumë se 19 gradë, duke qenë se do të kemi vranësira dhe reshje, do të mungojë rrezatimi diellor. Kjo fundjavë e paqëndrueshme, me shumë reshje, madje pretendohet që në disa zona të plotësohen kuotat mujore në vetëm 24 orë.”

Lexo edhe:

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Në disa zona priten reshje shiu! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Veç reshjeve intensive të shiut problem do të jetë edhe era e fortë.

“Stuhi të fdorta ere, do të kemi erë që kalon 70-75 km/h duke sjellë probleme dhe sidomos në trafikun detar. Do të thoja që era do të mbetet e fortë deri paraditen e të dielës.”  

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër pritet të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat e ajrit pritet të jenë jo më shumë se 20 gradë Celsius.

Në 24 orët e fundit shumë vende të kontinentit të vjetër janë vënë në alarm të kuq pasi stuhia “Ciaran” po përparon në rajone të ndryshme, duke përfshirë gjithçka në rrugën e saj dhe ekspertët e “pagëzojnë” fenomenin si “bombë meteorologjike”.

Në total, gjashtë persona kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve, një shofer kamioni në automjetin e tij në rajonin Aisne të Francës, një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në qendër të Madridit, një person në Gjermani dhe dy persona të tjerë në Belgjikë, sipas raporteve të policisë.

Erërat në shumë zona të Italisë, Britanisë, Francës dhe Holandës po fryjnë rreth 200 km ndërsa shirat e dendur kanë kthyer disa rrugë në lumenj duke shkaktuar probleme serioze në rrjetin hekurudhor dhe ajror rrugor.

Stuhia ‘Ciaran’ trokiti fillimisht në Itali duke shkaktuar dëme të rënda materiale dhe më pas goditi pjesë të Britanisë dhe Francës. Në Paris përurimi i Kullës Eifel nuk u bë dje, siç ishte planifikuar.

Etiketa: Motistuhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026
AKTUALITET

Në disa zona priten reshje shiu! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:17 : 03/06/2026
AKTUALITET

Paralajmëron OKB: El Nino mund të sjellë thatësira, përmbytje dhe temperatura rekord në muajt e ardhshëm

10:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit sot

08:10 : 02/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarisht në stinën e verës! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 31/05/2026
Para

SPAK hetime për "Mcgonigal"/ Berisha: Të besosh se do fajësojë Ramën, si të besosh rrethin katror

TË GJITHA

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom