• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania miraton lehtësira për emigrantët, shkurtohet koha e pritjes për leje pune

08:48 : 02/11/2023
në AKTUALITET

Shkurtohet pritja për leje pune, lehtësohet ndryshimi i statusit, ashpërsohen dënimet për kontrabandistët.

Sipas projekt-amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjermane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022. Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit të refuzuar dhe të hyjnë në statusin e migrantit të punës me duldung. Ata marrin të ashtuquajturin Ausbildungsduldung ose Beschäftigungsduldung, (që i mbron nga dëbimi).  Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane vitin e kaluar akses në këtë ndryshim statusi kishin personat që kishin ardhur si refugjatë para 31 gushtit 2018. Parakusht për këtë është qe te kesh qëndruar ne Gjermani prej pesë vitesh.

Hebestrit duke folur në konferencën shtypit të qeverisë gjermane.
Steffen Hebestreit, zëdhënësi i qeverisë gjermaneFotografi: Abdulhamid Hosbas/AA/picture alliance

Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë këtë status: nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që duhet të kesh punuar për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.

Por parakusht për të  përfituar është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta

Mijëra shqiptarë me Duldung në fund të vitit të kaluar

Lexo edhe:

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet.

Një grua e sfumuar në sfond duke mbajtur në dorë dokumentin e lëshuar nga qeveria gjermane që shkruan Duldung:
Duldung: Është shfuqizim i përkohshëm i dëbimit për arsye humanitare ose për shkak se në vendin e origjinës nuk janë pjekur kushtet. Deri në fund të vitit 2022 këtë status në Gjermani e kishin mbi 7700 persona nga Shqipëria, mbi 7000 nga Maqedonia e Veriut dhe mbi 5500 nga Kosova.

Sipas një përgjigjeje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti grupit parlamentar të AFD në Bundestag, deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status. Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900,  pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me me mbi 7000.  Numri i personave nga Kosova  me Duldung në fund të vitit të kaluar ka qenë afro 5000, siç e mësoi DW nga ministria e punëve të Brendshme të Gjermanisë. Sesa prej tyre do te përfitojnë nga kjo rregullore, kjo nuk dihet ende.

Shkurtohet koha e pritjes për leje pune 

Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit: shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në  tre, restpektivisht, gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por prej kësaj nuk përfitojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.

Organet zyrtare gjermane supozojnë se kush kërkon azil në Gjermani prej këtyre vendeve,abuzon me sistemet sociale të Gjermanisë. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende të sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. Në të ardhmen kësaj liste do t’i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.

Dënime të forta për trafikantët

Veç të tjerash, kabineti qeveritar rriti ndjeshëm dënimet për kontrabandistët që sjellin migrantë në Gjermani. Është planifikuar që personat që sjellin në mënyrë të organizuar refugjatë në Gjermani. ose që trafikojnë armë, ose vënë në rrezik jetën e të miturve dënohen me mbi një vit burg dhe këto vepra konsiderohen krime.

Emigrantë nga Tunizia duke ardhur me varka

Gjermani rrit ndjeshëm dënimet për kontrabandistët që sjellin migrantë në Gjermani 

Kjo vlen edhe për ata që mundohen të anashkalojnë kontrollet e policisë duke prerë kordonin. Policia dhe prokuroria publike, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë sektor, do të lejohet të përgjojë edhe mjetet e telekomunikaconit të tyre.

Kur pritet të miratohet?

Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria  e koalicionit të qendrës së majtë përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dheLiberalët, është një rregullore shtesë brenda paketës së migracionit të miratuar në qershor nga paralmenti gjerman. Por politika e azilit është kompetencë e landeve, jo e federatës, prandaj nuk dihet ende nëse këto rregulla do të implementohen nga të 16 landet gjermane. Nëse këtë amandament do ta  përkrahin edhe landet me pjesëmarrje të opozitës CDU/CSU kjo pritet të vendoset të hënën e ardhshme, në një mbledhje të përbashkët të përfaqësuesve të qeverisë federale gjermane me kryeministrat e landeve. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shprehu optimizëm se qeveria federale dhe ajo e landeve do të punojnë së bashku për një paketë gjithëpërfshirëse të migracionit të hënën e ardhshme./DW

Etiketa: emigranteGjermanipune

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

22:14 : 07/08/2025
BOTA

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

20:05 : 06/08/2025
BOTA

Panik në Gjermani! Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen mbi 17 mijë banorë

16:53 : 06/08/2025
AKTUALITET

Plagosen dy punëtorë në Tiranë

15:43 : 06/08/2025
BOTA

Tregu i punës në Evropë po ndryshon! Cilat janë profesionet më të kërkuara në vitin 2025?

08:33 : 06/08/2025
Para

Mjedisorët fitojnë betejën e parë në Gjykatë kundër tkurrjes së Zonave të Mbrojtura

TË GJITHA

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com