• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Liga e Kombeve për vajza/ Shqipëria mundet nga Irlanda në ndeshjen e 4-t të grupit

21:45 : 31/10/2023
në SPORT

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka luajtur sot ndaj Republikës së Irlandës ndeshjen e katërt të Grupit B1 të Ligës së Kombeve. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me fitoren minimale të Irlandës me rezultatin 0-1.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion titullar: Viona Rexhepi, Armela Tukaj, Sara Maliqi, Alma Hila, Luçije Gjini, Ezmiralda Franja, Gresa Berisha, Megi Doçi, Qëndresa Krasniqi, Mimoza Hamidi, Kristina Maksuti.

Fillimi i ndeshjes është i barabartë me Irlandën që me kalimin e minutave krijon superioritet në lojë, duke u afruar disa herë në anët e portës së Shqipërisë. Megjithatë, kombëtarja kuqezi mbrohet mirë duke larguar rrezikun në disa raste.

Në minutën e 37-të vjen rasti më i mirë për Shqipërinë me Mimoza Hamidin që merr një pasim të bukur në hyrje të zonës dhe në momentin e fundit goditja e saj drejt portës bllokohet nga mbrojtja irlandeze. Në minutën e 40-të ka një pretendim penallti nga Shqipëria për një prekje të topit me dorë në zonë kur një krosim i Megi Doçit bllokohet nga mbrojtësja Louise Quinn, por arbitrja Araksya Saribekyan bën shenjë për vazhdimin e lojës.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë 0-0, ndërkohë që 45 minutat u luajtën në reshjet e dendura të shiut. Kjo ka bërë që UEFA të shtyjë për një orë rifillimin e pjesës së dytë, derisa reshjet e shiut pushuan dhe fusha u rikthye në gjendje normale.

Lexo edhe:

Zhduket e reja në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

Shkaktoi kaos në Tiranë/ Sina kërkohej që nga Janari, bashkë me shokët mbajtën të mbyllur një vajzë

Trajneri Grima bën zëvendësimin e parë duke hedhur në fushë Matilda Gjergjin në vend të Luçije Gjinit. Shqipëria është e vendosur mirë në fushë dhe arrin të ruajë ekuilibrin e ndeshjes, ndonëse Irlanda është më këmbëngulëse. Vajzat kuqezi i afrohen golit pas një rrëmuje në zonë, por nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në minutën e 70-të irlandezet i afrohen golit, por Rexhepi reagon mirë me një pritje të bukur. E njëjta skenë përsëritet edhe dy minuta më pas me portieren kuqezi që sërish bllokon sferën. Irlanda vazhdon të këmbëngulë dhe ka një tjetër rast të minutën e 81-të, kur topi i goditur me kokë nga Carusa gjen gati Rexhepin, e cila mban edhe një herë rrjetën të paprekur.

Gjithsesi, në minutën e 88-të Irlanda arrin të zhbllokojë rezultatin pas një kombinimi në zonë me Carusa që pason për Sullivan, e cila e ka të lehtë ta shtyjë topin në portë nga një distancë shumë e afërt. Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe ndeshje mbyllet me fitoren minimale të Irlandës 1-0.

Etiketa: liga e KOmbeveVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhduket e reja në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

11:45 : 04/07/2025
AKTUALITET

Shkaktoi kaos në Tiranë/ Sina kërkohej që nga Janari, bashkë me shokët mbajtën të mbyllur një vajzë

20:16 : 02/07/2025
AKTUALITET

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Pejë, momenti kur makina përplas për vdekje Zana Gjevukaj/ VIDEO

20:15 : 27/06/2025
AKTUALITET

Postoi foto intime të një vajze në rrjetet sociale, procedohet 28-vjeçari në Fier

12:20 : 19/06/2025
SHOW BIZ

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

09:21 : 19/06/2025
Para

Aksident në Pishkash, përplasen tre automjete, ka të plagosur

TË GJITHA

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur/ EMRAT

17:06 : 05/07/2025

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

17:01 : 05/07/2025

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

16:45 : 05/07/2025

4 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend

16:39 : 05/07/2025

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

16:08 : 05/07/2025

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

15:57 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com