• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Elbasanit zyrtarizon kalimin e dosjes së Laert Haxhiut në “duart” e SPAK

10:29 : 20/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Elbasanit ka dalë me një komunikatë zyrtare ditën e sotme për vendimin për të shpallë moskopetencën për dosjen e të penduarit të drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, i cili zbardhi krimet e Laert Haxhiut, i cili ndodhet i arrestuar në Greqi.

Arsyeja e shpalljes së moskompetencës, sipas Prokurorisë së Elbasanit, janë konsumimi i elementëve të veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Tashmë kjo dosje do t’i kalojë SPAK-ut, ku do të hetojë 13 të arrestuar dhe tre personat e shpallur në kërkim.  Të arrestuarit nga Lushnja, Pogradeci dhe Korça akuzohen për 6 vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, grabitje, vendosje tritoli dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Mes dosjeve që i është bashkuar SPAK, është dhe një çështje e prokurorisë së Tiranës që flet për grabitjen e 30 mijë eurove në pikën Tele.Co në Zonën e Astirit në Tiranë. Për këtë çështje është arrestuar Enio Meçaj si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në këtë grabitje.

Kreu i grupit është Laert Haxhiu, i cili është i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por shpëtoi shënjestra e autorëve, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Pritet ekstradimi i tij nga Greqia, teksa ditën e djeshme, Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë “OK”, teksa ai ka edhe të drejtën e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë greke.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

Po ashtu, pas dëshmive të Artan (Marjus) Tafanit, Laert Haxhiu akuzohet si autor i vrasjeve të:

  • Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 në Athinë
  • Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021 në Korçë
  • Çajup Selimit, 1 Qershor 2021 në Tepelenë
  • Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 në Athinë
  • Alban Semakut, 17 Tetor 2021 në Peqin
  • Albi Bashaliut, 27 Dhjetor 2021 në Elbasan

Si dhe një sërë krimesh të tjera si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie.

Njolftimi:

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për “grupin e strukturuar kriminal” përgjegjës për disa ngjarje të rënda – dosja i kalon SPAK

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbi bazën e materialit hetimor të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr.1599, të vitit 2021, që bën fjalë për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i hetimit në kuadër të këtij procedimi, ka dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, janë autorë të vrasjes së shtetasit A. S., ngjarje e ndodhur në datë 17.10.2021 në Peqin.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se keta shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë autorë të disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, etj.) të ndodhura në periudhën kohore 2021-2023 në disa qytete të ndryshme te vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnje, Tepelenë, Korçë dhe Durrës, për të cilat ka procedime të regjistruara nga prokuroritë përkatëse të juriksionit të përgjithshëm, procedime që kanë kaluar për kompetence lëndore Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juriksionit të Pergjithshëm Elbasan dhe janë bashkuar në një procedim të vetëm me Nr.1559 të vitit 2021 për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, 78/a e 25, 78 e 22 e 25, 152 e 25, 80 e 25, 139 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Duke vlerësuar se në rastin konkret janë konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar nga neni 333/a i K.Penal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 të Kodit Penal, kemi çmuar të ri-vlerësohet çështja e kompetencës lëndore për këtë procedim penal.

Më datë 18.10.2023 është vendosur deklarimi i moskompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.1559 të vitit 2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Kalimin e akteve për hetime të mëtejshme prokurorisë kompetente dhe konkretisht Prokurorisë së Posaçme Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Tiranë.

Etiketa: Artan Tafanigrup kriminallaert haxhiuMarjus Tafanispakvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

17:04 : 03/06/2026
Para

"Duam të bëjmë një treshe", si u zbulua tradhëtia e partnerit të Melonit në emision/ Video

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom