• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ankimohet në Kushtetuese ligji për studentët e Mjekësisë

16:46 : 18/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit të miratuar me 71 vota pro nga mazhoranca për detyrimin e studentëve të mjekësisë për të punuar për 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve duke u a mbajtur “peng” diplomat.

Kërkesa është firmosur nga 30 deputetë të opozitës, teksa depozitimi i ankimit në GJK është njoftuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se deputetët e opozitës mbështesin kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj, teksa i bën apel qeverisë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.

“GPPD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në GjK ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.” – shkruan Bardhi.

Në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, deputetja demokrate Albana Vokshi argumetoi se pse nisma e mazhorancës është joligjore dhe denoncoi sesi u frynë kosot e studimeve në relacionin e qeverisë.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

 

1 nga 3
- +

Bojkoti dhe protestat vijojnë 

Ndërkohë, studentët e mjekësisë vijojnë bojkotin e mësimit dhe protestat si një formë kundërshtimi ndaj ligjit të mazhorancës.

Edhe ditën e sotme, protesta ka nisur nga fakulteti i tyre pranë QSUT për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjatë gjithë protestës studentët janë mbikëqyruar nga forcat policore të cilat kanë bërë të mundur edhe devijimin e trafikut në rastet kur të rinjtë bllokonin qarkullimin në pjesë të ndryshme  rrugës.

Me thirrjet “ANULONI LIGJININ” të rinjtë i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit. Në shenjë revolte ndaj heshtjes së ministrisë kanë hedhur letra higjienike ne drejtim të dikasterit të Arsimit, ndërsa nuk kanë munguar simbolikat e ndryshme gjatë protestës si për të treguar prangosjen e lirisë së tyre.

Protestës së studentëve mjekësisë ju bashkuan dhe të rinj nga Fakulteti i Infermierisë të cilët të ardhmen e tyre e kanë përkrah mjekëve. Rreth mesditës të rinjtë protestues janë shpërndarë qetësisht, por të vendosur për të vijuar bojkotin pa afat.

Etiketa: Gjykata KushtetueseligjinMjekësiaPDstudentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
Para

Çfarë pritet në derbi? Gazetari: Tifozët e Tiranës po blejnë bileta në sektorët e Partizanit

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom