• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vuçiç bisedon me Putin në Kinë: Folëm shkurtimisht

19:02 : 17/10/2023
në BOTA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin. Ai nuk dha hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez.

Vuçiç dhe Putin morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin. Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022. Serbia është në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian, sepse nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Vuçiç dhe Daçiç për marrëveshjet e nënshkruara me Kinën

Vuçiç tha të martën në Pekin se qytetarët serbë do ta ndiejnë efektin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës. Serbia dhe Kina nënshkruan një sërë marrëveshjesh më 17 tetor, ndër të cilat më e rëndësishmja është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.

Vuçiç deklaroi se frutikulturat “do ta kenë më të lehtë të gjejnë tregun e tyre pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje”.

Lexo edhe:

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

“Qytetarët do të ndiejnë se ekonomia po rritet. Nga kjo jetojmë të gjithë ne, me atë jeton sektori publik. Pagat dhe pensionet varen nga ajo se sa e fortë është ekonomia jonë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se bisedimet u zhvilluan “me presidentin kinez për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në të gjitha nivelet”. Ai nuk dha detaje të tjera.

Vuçiq, po ashtu, ka deklaruar se vizita në Pekin është shfrytëzuar edhe për “të bërë miq në Afrikë dhe Azi”.

Vuçiq, ndërkaq, është duke udhëhequr delegacionin serb në Kinë në forumin ndërkombëtar “Belt and Road” dhe shoqërohet nga ministra të shumtë të Qeverisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, i është përgjigjur kritikave të BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes me Kinën. Duke reaguar ndaj nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Kinën më 17 tetor, Bashkimi Evropian njoftoi se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, u zotua të tërhiqet “nga të gjitha marrëveshjet dypalëshe të tregtisë së lirë” në ditën e anëtarësimit në bllok. Daçiç tha se BE-ja duhet së pari të përgjigjet kur do t’i bashkohet Serbia bllokut.

“Deri atëherë, ne duhet të bëjmë punën tonë, e cila është në interes të popullit tonë”, tha Daçiç, duke shtuar se Marrëveshja për tregtinë e lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës “është një arritje historike që do të jetë me përfitim të madh për Serbinë në dekadat e ardhshme”./REL

Etiketa: KurtiVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025
RAJONI

Analiza e DW: Regjimi i Vuçiç nën akuzë për shtypjen e medias kritike në Serbi

17:26 : 26/09/2025
RAJONI

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

20:14 : 24/09/2025
RAJONI

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025
BOTA

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

16:27 : 14/09/2025
Para

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Marsida Frashëri

TË GJITHA

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025

Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit

15:00 : 06/10/2025

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025

“Liri, shpresë apo zhgënjim”: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

14:43 : 06/10/2025

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com