• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema Jonaid Myzyri-Abazi/ KPP i jep 13 milion euro tendera “Alko Impex”

10:18 : 17/10/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dy kompani të menaxhuara nga Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi – “Alko Impeks Construction” dhe “Alko Impeks General Construction”, kanë vendosur një lloj hegjemonie thelbësore në fitimin e tenderave për “Rindërtimin” dhe sidomos për pastrimin e qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Të dhënat e portalit informativ “spending.data” dëshmojnë se kompanitë e menaxhuara nga Arbër Abazi, vetëm përgjatë periudhës 2019-2023, kanë fituar dhjetra tendera, nga të cilat deri tani janë paguar rreth 50 miliardë lekë të vjetra.

Këto kontrata vijojnë dhe, natyrisht, edhe faturat e institucioneve publike në llogaritë e kompanive “Alko” do të vazhdojnë të shtohen.

Një kontribut të rëndësishëm në shëndoshjen e financave të kompanive të Arbër Abazit ka dhënë Komisioni i Prokurimit Publik (KPP).

Lexo edhe:

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

Institucioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri, për të cilin opozita thotë se ka qenë jurist në kompanitë e familjes Abazi, ka dhënë të paktën 6 vendime në favor të “Alko Impeks Construction” dhe “Alko Impeks General Construction”, gjatë periudhës 2022-2023.

Fondi limit total për këto 6 tendera është tejet i lartë dhe përllogaritet në mbi 13.6 miliardë lekë të vjetra ose rreth 13 milionë euro me kursin aktual.

KPP “ndihmon” kompaninë e Abazit

– Në vjeshtën e vitit 2021, Bashkia e Fierit shpall tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave (mbetjeve urbane) në Njësitë Administrative dhe kryerja e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave publike në Njësitë Administrative të Bashkisë Fier”. Fond limit për këtë tender ishte 198.984.172 lekë të reja.

Kompania “Alko Impeks Construction”, pjesëmarrëse në këtë tender, skualifikohet nga Bashkia e Fierit, për mos-përmbushje kriteresh.

Shoqëria private e ankimon vendimin e skualifimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Në tetor të atij viti, KPP, nën drejtimin e kryetarit Myzyri, pranoi kërkesën e “Alko Impeks”, duke urdhëruar Bashkinë e Fierit për ta shpallur fituese.

– Në fund të vitit 2021, Bashkia e Lushnjes zhvillon tender për pastrimin e qytetit. Fondi limit ishte 49.968.489 lekë të reja. Autoriteti kontraktor shpall fituese kompaninë “Alko Impeks”, duke skualifikuar nga gara një bashkim operatorësh.

Këta të fundit ankimojnë vendimin pranë KPP-së. Por, institucioni e rrëzoi kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi vendimin e Bashkisë Lushnje për të shpallur fitues “Alko Impeks”.

– Në maj 2022, Bashkia e Himarës e skualifikon kompaninë e familjes Abazi nga tenderi për pastrimin e territorit të saj. Fondi limit ishte 289.674. 042 lekë të reja.

“Alko Impeks” ankohet pranë KPP-së së drejtuar nga Jonaid Myzyri dhe kërkesa e saj pranohet, duke detyruar Bashkinë Himarë që ta shpallë fituese te tenderit.

– Në Tetor 2022, Bashkia e Vorës e skualifikon “Alko Impeks General Construction” nga tenderi me fond limit 273.460.221 lekë të reja për pastrimin e qytetit.

Sërish, “Alko Impeks” e ankimon vendimin në KPP dhe sërish arrin të marrë vendim pozitiv nga ky institucion.

– Në Prill 2023, Bashkia e Pogradecit e shpall fituese kompaninë e familjes Abazi në tenderin “Loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”, me fond limit 220.320.000 lekë të reja

Njëri nga pjesëmarrësit në garë kërkon nga KPP skualifikimin e “Alko Impeks”, por më tej ky shqyrtim administrativ u pushua, duke lënë fitues kompaninë e familjes Abazi.

– Së fundi, në korrik 2023, “Alko Impeks” ankimoi vendimin e Drejtorisë Spitalore Dibër për skualifikimin nga tenderi “Rikonstruksioni i godinës spitalore”, me fond limit 325.049.984 lekë të reja.

Edhe në këtë rast, KPP e Joanid Myzyrit u rreshtua në krah në kompanisë së familjes Abazi, duke vendosur pro saj.

Etiketa: 13 milion euroAlkoAlko Impeks General ConstructionAlko ImpexJonaid MyzyriKomisioni i Prokurimit Publikkompaninekppsadri Abazitender“Alko Impeks Construction”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit

11:17 : 25/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
Para

Çiftet e shenjave të Horoskopit që përputhen si në dashuri dhe në miqësi

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom