• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bregu: Shqipërisë do i duhen breza të tërë për t’u anëtarësuar në BE

22:07 : 16/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu thekson se Shqipërisë do t’i duhen vite dhe breza të tërë që të anëtarësohet plotësisht në BE nëse vijon me këto ritme. Në intervistën për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ajo theksoi se zhvillimet që janë ndërmarrë drejt anëtarësimit janë të ndryshme, një pjesë e të cilave prej fajit tonë.

“Kemi ndryshuar edhe ne sepse në fillim, në ëndrrën dhe rrugëtimin tonë drejt Europës, ishim gati gati nën presionin duke ndërtuar një histori që ishte më shumë imagjinare, si ne e mendonim bashkimin me Europën, por që pak njihnim çarë detyrimesh do të sillte ky proces. Dhe sigurisht që kemi ndryshuar shpesh herë edhe për shkak se në momentet që Europa prezantonte një strategji apo kërkesë më të madhe llogarie e kishim të vështirë për t’u qasur drejt plotësimit të atij standardi të ri të kërkuar. Të gjithë kanë ndryshuar, edhe shoqëritë e vendeve anëtare të BE nuk janë më statike, ky nuk është një proces statik, çdo gjë ka ndryshuar me premtimin e para 20 viteve të samitit të Selanikut, dhe prej asaj dite i vetmi vend që arriti të jetë vend anëtar i BE nga Ballkani, është Kroacia.

Ka ndryshuar koha e negocimit për të qenë një vend anëtar. Nëse Kroacisë iu deshën 6 vjet plus 2 për të bërë anëtarësimin e plotë, sot vendeve tona, konkretisht Shqipërisë, në rast se procesi do të vijojë me të njëjtat ritme që është sot do t’i duhen 125 vjet. Kjo do të thotë se është një jetë, breza të tërë. Ne që kishim ëndrrat më të mëdha, kishim imazhin më shumë ngjyra sa i përket pjesës së anëtarësimit, që ishim më shumë europianist se të tjerët para nesh, gjithmonë me dashuri të madhe për Europën. Jemi edhe sot e kësaj dite, dhe pavarësisht se jemi më shumë europianist jemi edhe më shumë kritikë, sepse jemi rritur të gjithë në këtë fazë të ndryshimeve.

Shqipëria nuk është ajo që ishte para 20 apo 25 viteve, kemi elementë, platforma, forume, ku jemi pjesë e një vendimmarrje të përbashkët, sikurse është NATO dhe ku Shqipëria nuk është më Shqipëria e kohës, kur ne na njihnin për imazhin që e bartnim nga historia. Po kështu edhe vende të tjera të rajonit. Ne nuk jemi atje ku ishim para 20 e sa vitesh. Sot shqiptarët janë pavarësisht se të ndarë në 4 shtete se këto janë gardhet që na u caktuan nga Kongresi i Berlinit, apo konferenca e Londrës, janë një komb që janë pjesë përbërëse.

Ne të gjithë së bashku si komb sot, aq sa jemi të ndarë në 4 shtete në rajon jemi një zë shumë më i fuqishëm dhe kemi tjetër imazh edhe në BE. Pastaj pjesa se si jemi qasur dhe zhvillimet që kemi drejt anëtarësimit në BE, janë të ndryshme. Diku për fajin tonë, diku për vonesat tona që ia kemi shkaktuar vetes, diku edhe mbase kemi qenë më shumë vetë ngacmues me njëri tjetrin, por diku edhe sepse jemi pak më vonë se vendet e tjera në këtë cikël historik“, theksoi Bregu.

Lexo edhe:

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

Etiketa: anetaresimBEbregu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
BOTA

“BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me ata

13:09 : 06/08/2025
BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
BOTA

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake

21:07 : 05/08/2025
Para

Samiti/ Bushati: Rama s’pati by**ë të përmendë sulmin terrorist në Banjskë

TË GJITHA

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com