• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti Biden pyetet lidhur me hetimet mbi dokumentet sekrete

19:41 : 10/10/2023
në BOTA

Presidenti Joe Biden është pyetur në kuadër të një hetimi mbi dokumentet sekrete që iu gjetën në shtëpi, njoftoi të hënën vonë Shtëpia e Bardhë.

Dokumentet sekrete u gjetën në shtëpinë e tij në Dellauer dhe në një zyrë private, që përdorte zoti Biden pas largimit nga posti i nënpresidentit.

Zëdhënësi Ian Sams tha përmes një deklarate se Presidenti kishte rënë dakord për t’u intervistuar dhe ai u pyet në Shtëpinë e Bardhë të dielën dhe të hënën.

Zoti Sams tha se procesi u mbyll të hënën.

Hetimet po i drejton prokurori i posaçëm Robert Hur, i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland për të mbikqyrur këtë rast me ndjeshmëri politike dhe për të shmangur konfliktin e interesit.

Lexo edhe:

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, disa të plagosur

Zoti Sams rikonfirmoi se Presidenti Biden dhe Shtëpia e Bardhë po bashkëpunojnë. Ai tha se pyetjet mbi hetimin duhen drejtuar tek Departamenti i Drejtësisë.

“Siç e kemi thënë që në fillim, Presidenti Biden dhe Shtëpia e Bardhë po bashkëpunojnë për hetimet dhe siç duhet, ne kemi ndarë publikisht të dhënat e fundit, duke qenë sa më transparent që mundemi, duke mbrojtur dhe ruajtur integritetin e hetimeve”, tha ai. “Mbi pyetje të tjera që mund të keni, këtë herë drejtojuni Departamentit të Drejtësisë”.

Ka ndodhur dhe më parë që presidentët në detyrë të pyeten në kuadër të një hetimi penal.

Presidenti George W. Bush u pyet për gati 70 minuta në kuadër të një hetimi për zbulimin e emrit të një punonjëseje të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

Në 1998, Presidenti Bill Clinton, u pyet më shumë se 4 orë nga prokurori i pavarur Kenneth Starr përpara një jurie të madhe federale.

Ekipi i prokurorit të posaçëm, Robert Mueller negocioi me avokatët e Presidentit të kohës Donald Trump për ta pyetur atë, por zoti Trump nuk pranoi të pyetet dhe përgjigjet e pyetjeve u dorëzuan nga avokatët e tij. /VOA

Etiketa: Bidenclintonhetime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, disa të plagosur

14:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Mbytet në brigjet italiane i riu shqiptar

17:10 : 22/05/2026
AKTUALITET

Dy orë në SPAK, pse u paraqit Tërmet Peçi para prokurorëve

19:21 : 20/05/2026
AKTUALITET

I doli foto te dosja e “Bajrave”/ Kush është Mikel Kodra, i paidentifikuar nga SPAK në telefonin e Sakicës

15:55 : 20/05/2026
AKTUALITET

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, e motra rrëfen detajet troditëse: Ish-partneri e dhunonte barbarisht…

19:49 : 19/05/2026
Para

Cristiano Ronaldo njofton klubin për kontratën dhe kohën e tërheqjes nga futbolli

TË GJITHA

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom