• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Flamurtari në sulm, Çela i sheh të gjitha “finale”: Pres triumfin ndaj Besës

10:37 : 07/10/2023
në SPORT

Lexo edhe:

Pogradeci triumfon ndaj Besës, përballet me Tiranën për një vend në Superiore

Nisin “ethet” e play-out për Tiranën, Shkëmbi dërgon me mision Lilajn për duelin e mbijetesës

Emiljano Çela kërkon tri pikët në Luz përballë Besës. Për “Panorama Sport”, trajneri i Flamurtarit thekson se skuadra është në formë të mirë dhe tani çdo përballje duhet të shihet si finale.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Patjetër që skuadra është përgatitur mirë. Ekipi është në formë të mirë fizike, nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Pavarësisht kalendarit të ngjeshur, ku kemi bërë tri ndeshje për një javë dhe kanë qenë me intensitet të lartë. Në tri ndeshjet e fundit ekipi ka marrë dy fitore dhe një barazim, duke bërë një paraqitje të mirë. Gabimet tona janë bërë në ndeshjet e para. Kemi lënë pikë shumë të rëndësishme. Na duhet patjetër të bëjmë një sforco të madhe tani dhe t’i trajtojmë të gjitha ndeshjet si finale për të rikuperuar. Besa është një kundërshtar i fortë. Përpos traditës që ka si klub, mendoj se ka një ekip me elementë të rinj, që punojnë dhe kërkojnë të shfaqen. Është e sigurt që kundër Flamurtarit të gjitha ekipet japin maksimumin, shkojnë në limite. Kjo është e sigurt. Unë ua them lojtarëve gjatë gjithë kohës, që duhet të bëjmë maksimumin për ta merituar të mbajnë këtë fanellë dhe të jemi të suksesshëm”, ka thënë fillimisht Çela.

Trajneri thotë se të gjitha skuadrat kanë probleme me finalizimin, ndërsa mbron sulmuesit kuqezi.

“Problemet në zonën e finalizimit janë të përgjithshme, janë edhe botërore dhe më gjerë. Të gjitha klubet kanë problemet e veta me shënimin e golave, sidomos këtu në Shqipëri, që është një kampionat fizik dhe i fortë. Unë mendoj se ashtu siç duhet të mbrojmë të gjithë, edhe sulmuesit, ashtu edhe duhet të sulmojnë të gjithë. Kështu që nuk duhet të merremi vetëm me ofensivën. Me Apoloninë ju e patë që ekipi luajti mirë dhe pati rrugëdalje të rrjedhshme. Skuadra hyri në zonë të rrezikshme, por në disa momente është edhe çështje fati, mendoj unë. Ishte edhe zotësia e portierit kundërshtar, që për mendimin tim bëri disa pritje heroike. Patjetër që nuk janë alibi për ne këto. Ne kemi cilësitë dhe kualitetet e duhura që fatin ta vendosim vetë. Kjo ka qenë një periudhë që edhe grupi ka pasur nevojë për t’u lidhur njëri me tjetrin, qoftë me veprime apo edhe me ndërveprime të ndryshme. Entuziazmi është kthyer dhe unë mendoj se lojtarë të veçantë do të shfaqen gjatë këtij kampionati si golashënues”, përfundon Çela.

Etiketa: BesaEmiljano ÇelaFlamurtari

Lajme të lidhura

SPORT

Pogradeci triumfon ndaj Besës, përballet me Tiranën për një vend në Superiore

19:07 : 28/04/2025
SPORT

Nisin “ethet” e play-out për Tiranën, Shkëmbi dërgon me mision Lilajn për duelin e mbijetesës

18:52 : 28/04/2025
SPORT

VIDEO/ Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Pogradeci ndëshkon Besën

17:30 : 28/04/2025
SPORT

I pret Tirana në finale, bastet zgjedhin favoritin për ndeshjen Besa-Pogradeci

15:56 : 28/04/2025
SPORT

Sfidë “zjarri” në finalen e Play Off, ja kur luhet Besa-Pogradeci

18:02 : 24/04/2025
SPORT

Kategoria e Parë/ Besa-Pogradeci është finalja e play off-it

17:13 : 24/04/2025
Para

Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, dënohet me burg shqiptari (Emri)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com