• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zyrtari i lartë i DASH telefonatë urgjente më Vuçiç dhe Kurtin

20:59 : 26/09/2023
në BOTA, RAJONI

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve. Ai i bëri këto komente në rrjetin X, të njohur deri vonë si Twitter pas bisedave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën e krijuar pas sulmit të së dielës mbi policinë e Kosovës në veri, nga një grup i armatosur që vrau një oficer policie.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër policisë së Kosovës dhe shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë përkushtimet (e marrëveshjes) së Ohrit”, shkroi ai.

Spoke with PM @albinkurti of the heinous attack Sunday in Kosovo. Strongly condemned violence against Kosovo Police; expressed condolences on the loss of Sergeant Afrim Bunjaku. Both sides must return to the EU-facilitated Dialogue and implement Ohrid commitments.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023

Ndërsa me presidentin serb Vuçic, ai shkroi: “Fola për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, – shkroi zoti Chollet.

Spoke to President Vucic @predsednikrs on the importance of immediate de-escalation in the north of Kosovo and avoiding actions which could further inflame tensions. The tragic loss of life underscores the urgent need to restore calm and return to the EU-facilitated Dialogue.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023

Lexo edhe:

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

Vrasja e policit të Kosovës në sulmin e së dielës nga një grup i armatosur që çoi në përleshje në të cilat u vranë 3 pjesëtarë të grupit, ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit. Sulmi ndodhi në një periudhë përpjekjesh të vështira për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi, raundi i fundit i të cilave që u mbajt më 14 shtator në Bruksel, nuk shënoi ndonjë përparim.

Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërmjetësoi në muajin shkurt në Bruksel dhe më pas në muajin mars në Ohër një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por nuk pati asnjë hap domethënës për zbatimin e saj./VOA

Etiketa: dashDerek CholletKosovaKurtiserbiatelefonateurgjenteVucicZyrtari i lartë

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

12:46 : 09/10/2025
BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
SPORT

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025
BOTA

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025
RAJONI

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025
RAJONI

Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

21:55 : 06/10/2025
Para

KFOR: Gjatë gjithë kohës u koordinuam, Policia e Kosovës veproi brenda normave

TË GJITHA

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

19:11 : 09/10/2025

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025

Frikësohet SERBIA/ Kosova “blindon” qiellin, mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Prishtinë

18:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com