• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dënimet për inceneratorin e Fierit/ VOA: Dosja e Tiranës ende e hapur

16:13 : 25/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme dha sot vendimin për 21 të pandehurit e përfshirë në rastin e inceneratorit të Fierit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa ish deputeti socialist Alqi Bllako me 2 vjet e 8 muaj. Dënimi më i rëndë, me 8 vjet burgim, u dha për sipërmarrësin Klodian Zoto, ndaj të cilit rëndonin të paktën 6 akuza.

Vendimi i sotëm i gjykatës, është i pari për rastin e inceneratorëve, ku ka tre hetime të veçanta për secilin nga projektet e vëna në jetë në tre qytete të ndryshme të vednit. Ndërsa për Elbasanin vendimi pritet pas dy javësh, sot ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u gjet fajtor për tre akuzat e ngritura ndaj tij për rastin e Fierit, nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Korrupsioni” apo dhe “Pastrimi i parave. Ashtu sic ishte kërkuar nga Prokuroria, Gjykata e Posaçme e dënoi atë me 10 vite burg, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbatuar për të gjithë të pandehurit, reduktohen në 6 vjet e 8 muaj burgim.

Ish deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion”, në dy raste, përfitoi jo vetëm nga ulja me një të tretën, por dhe për shkak të rikualifikimit të akuzës, ku ai nuk konsiderohet funksionar i lartë publik, por nëpunës publik. Përfundimisht dënimi me 4 vjet u konvertua në 2 vjet e 8 muaj burgim.

Me 6 akuza mbi shpinë, nga korrupsioni në disa raste dhe forma, të mashtrimi, pastrimi i parave apo krjimi i skemave mashtruese sipërmarrësi Klodian Zoto, i përfshirë dhe në rastin e Elbasanit, u dënua me 8 vjet burgim, pasi ju zbritën 4 vite dënim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënime të larta u dhanë dhe për Loran Dushën, administrator i inceneratorit të Fierit dhe Arbër Denizin, administrator i kompanisë private PIVOT-04, i përfshirë në pastrim parashë, sipas hetimit. Për të dy vendimi është për 4 vjet e 8 muaj burgim.

Lexo edhe:

Zjarri në Elbasan/ Vengu i Ramës: Lëshoi gazra të dëmshëm, por mos u vetëkënaqni! Kujdes me konceptet

“Përpjekje për të cënuar pavarësinë”/ “Kunja” mes Dumanit dhe Manjës: Drejtësia të japë llogari

Do të vuajnë dënimin me 2 vjet burg, 3 anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit, ndërsa 4 të pandehurve të tjerë, dënimi me burg iu konvertua në shërbim prove.

Gjykata i dha ndërkohë pafajësinë Arben Dervishajt, mbikëqyrës i punimeve të inceneratorit, Arjola Kodrës, ish administratore e inceneratorit të Tiranës, dhe po ashtu administratorit të një kompanie private.

Afera e inceneratori konsiderohet si një ndër rastet më të mëdha korruptive të zbuluara deri më tani, me përfshirjen e një numri të lartë zyrtarësh dhe ish zyrtarëve të nivele të ndryshme. Hetimet nxorrën në dritë dhe fije që çuan deri te ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në arrati që prej muajit korrik. Ndërkohë që për rastin e Tiranës, i vendosur pak kohë më parë në sekuestro, dosja vijon të jetë ende e hapur./VOA

Etiketa: denimtfieriinceneratorilefter kokaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Vengu i Ramës: Lëshoi gazra të dëmshëm, por mos u vetëkënaqni! Kujdes me konceptet

13:12 : 08/07/2025
AKTUALITET

“Përpjekje për të cënuar pavarësinë”/ “Kunja” mes Dumanit dhe Manjës: Drejtësia të japë llogari

12:07 : 08/07/2025
AKTUALITET

A do të lirohet nga qelia? Gjykata e Lartë jep sot vendimin për Erion Veliajn

08:28 : 08/07/2025
AKTUALITET

Kabinat në Theth në pronësi të Prek Kodrës? Dyshohet se e moshuara u përdor nga “snajperisti”

21:43 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Me padi në SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

14:43 : 07/07/2025
Para

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier, përplasen disa makina

TË GJITHA

Trump për Putinin: Po vret shumë njerëz, na thotë budallallëqe

19:57 : 08/07/2025

Egnatia pret Breidablik, formacionet zyrtare të sfidës kualifikuese të Champions League

19:57 : 08/07/2025

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan/ Reagon Policia: Të hetohet në mënyrë të pavarur!

19:38 : 08/07/2025

TNS-Shkëndija Tetovë/ Dy ish-lojtarë të Shqipërisë titullarë, formacionet zyrtare

19:36 : 08/07/2025

Champions/ Drita kërkon fitoren ndaj kampionëve të Luksemburgut, formacionet zyrtare

19:18 : 08/07/2025

28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar/ EMRI

19:16 : 08/07/2025

Aksident në Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi

19:01 : 08/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com