• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthimi i specialistëve të drurit nga emigracioni rrit 15% çmimet e mobiljeve

08:13 : 19/09/2023
në AKTUALITET

Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore tashmë është e pranishme në të gjitha sektorët e ekonomisë.

Edhe pse shumë kompani prodhuese dhe të shërbimit kanë nisur shqyrtimin e mundësimeve për punësime me të huajt, veçanërisht nga kompanitë e rekrutimit të Dubait, disa prej tyre pohojnë se kanë nisur të plotësojnë vendet bosh të burimeve njerëzore me specialistët e larguar që po rikthehen.

Dritan Cacaj drejtuesi i mobilierisë “Trin Mobileri” tha më herët se prej shtatorit të 2022 sektorin vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për këtë arsye i ishte drejtuar një agjencie punësimesh për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti me eksperiencë të ngjashme në vendin e tyre për përpunimin e drurit.

Cacaj pohon për Monitor se nuk punësoi numrin e punonjësve të huaj të parashikuar, pasi mungesën në fuqinë punëtore e plotësoi me specialistët e përpunimit të drurit të rikthyer nga emigracioni.

“Kemi punësuar 11 punonjës, specialistë të përpunimit të drurit vendas të cilët janë rikthyer nga emigracioni. Kryesisht janë të larguar të vetëm në Gjermani, të cilët kishin familjet në Shqipëri dhe një kategori tjetër janë të larguarit pa dokumente në Angli të cilët i kanë rikthyer në vend”, pohoi ai.

Lexo edhe:

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës, barra e taksave

Cacaj shton se numri i të rikthyerve mbetet ende i vogël krahasuar me kërkesën e sektorin për punësime. Rritja e rrogave në nivel deri 120 mijë lekë në muaj për specialistët e përpunimit të drurit dhe pagat deri 80 mijë lekë në muaj për gjysmë specialistët sipas tij është një ndër arsyet kryesore që do të garantojë moslargimin e punonjësve vendas.

Ndërsa çmimet e lëndëve të para janë normalizuar duke iu rikthyer niveleve të para pandemisë Covid-19, rritja e kostos prodhuese deri 25% vetëm nga rritja e pagave, sipas përfaqësuesit të “Trin Mobileri” ka shtrenjtuar çmimet e mobilieve deri 15%. Pavarësisht rritjes së çmimeve kërkesa për mobilim mbetet e lartë.

Ndryshe nga prodhuesit e mobilieve, në pritje të punësuarve nga Egjipti është ai i transportit të mallrave të importit. Nga kompania e transportit të mallrave me kamionë “Balkan Trans Albania” u pohua se për shkak të emigracionit u mungon 50% e fuqisë punëtore, ndërsa vijojnë diskutimet me kompanitë e huaja rekrutuese nga Dubai për shqyrtimin e mundësive të punësimeve nga vendet e huaja.

Përfaqësues të sektorit pohojnë se paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varion nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro, por sektori është në pamundësi reale për të punësuar drejtues kamioni vendas, pasi shumica janë larguar drejt Gjermanisë. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro./D.Azo/MONITOR

Etiketa: çmimetdruriMonitorspecialistët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

08:33 : 03/05/2026
AKTUALITET

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës, barra e taksave

08:20 : 26/04/2026
AKTUALITET

Bylykbashi te Ligjet: Kriza e çmimeve po rëndon familjen shqiptare, qeveria të pezullojë taksat

12:40 : 14/04/2026
AKTUALITET

Shtrenjtohet kastraveci, përgjysmohet prodhimi në serat e Lushnjës

15:13 : 12/04/2026
AKTUALITET

“Ari i kuq”, domatja importohet 60 lekë, shitet deri në 600 lekë, shkak prodhimi i paktë vendas

18:20 : 11/04/2026
AKTUALITET

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”/ PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

12:44 : 08/04/2026
Para

OKB-ja rikonfirmon përkushtimin për avancim global deri më 2030

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom