Komisioni i Westminster: «Të sqarojë, deri tani ka dhënë shpjegime mashtruese». Edhe Tajani e thërret në Parlamentin Europian. Garantuesi europian: zgjedhjet europiane në rrezik. Shtëpia e Bardhë: «Të mbrohet privatësia ».Zhyten në Bursë rrjetet sociale: -10% për Twitter
Më 21 Mar, 2018 35 0
Cambridge Analytica ka shkarkuar administratorin e deleguar Alexander Nix «me efekt të menjëhershëm, në pritje të një hetimi të pavarur dhe të plotë» mbi rastin e 50 milion profileve të vjedhura të rrjetit social facebook dhe të vëna në shërbim të fushatës Trump dhe Brexit. Por, ndërkohë, Mark Zuckerberg ku ka përfunduar? Themeluesi i Facebook nuk ka preferuar ende të flasë tre ditë pas skandalit. Heshtje për fushatën #DeleteFacebook, «fshi Facebook», është bërë virale në rrjetet sociale, por edhe për rënien e titullit në Bursë që ka djegur 36 miliard dollarë të grupit (po humb 5%, duke shpënë në emergjencë gjithë sektorin e rrjeteve sociale: Twitter bie gati 10%, Snapchat 3,6%).
«Shpjegime mashtruese»
Me qëllim që të shfaqet, Zuckerberg është thirrur nga Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani: «Kemi ftuar Mark Zuckerberg në Parlamentin europian. Facebook duhet të qartësojë përpara 500 mln përfaqësuesëve europianë që të dhënat personale nuk përdoren për të manipuluar demokracinë»,ka shkruar në Twitter Tajani.
Komisioni britanik
Edhe një komision parlamentar britanik ka thirrur në Westminster Zuckerberg. Dëshiron që themeluesi i Facebook të qartësojë akuzat se ka vënë në dsipozicion të dhëna personale pa konsensus, duke gjykuar shpjegimet e dhëna deri tani si nga Facebook «mashtrime».
«Komisioni ka kërkuar në disa raste nga Facebook nëse të dhënat janë përdorur pa miratimin e njerëzve. Përgjigjet zyrtare janë përpjekur të minimizojnë rreziqet dhe kanë qenë mashtruese », shkruan Damian Collins presidenti i komisionit parlamentar britanik për Kulturën, Mediat dhe Digjitalizimin.
«Po e ndjekim nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje. Për Komisionin europian mbrojtja e të dhënave personale është një vlerë thelbësore», ka thënë komisionerja europiane për Digjitalizimin, Mariya Gabriel, dhe kujtoi se komisarja Vera Jourova, përgjegjëse për Drejtësinë, është në Amerikë ku do të ketë bisedime mbi çështjen në fjalë.
AgCom: «Të dhënat të përdorura në 2012«»
Edhe Autoriteti Italian për Garancitë në Komunikime vijon hetimin e autoriteteve të pavarura britanike, duke i dërguar Facebook-ut një kërkesë për informacione rreth përdorimit të ‘data analytics’ për qëllim komunikimi politik, nga ana e subjekteve të treta të ndryshëm nga platforma. AgCom i kishte kërkuar më parë shoqërisë « të dhënat në lidhje me shërbimet dhe mjetet e vëna në dispozicion, qoftë për përdoruesit, qoftë për subjektet politike, gjatë fushatës elektorale për politikat e fundit të vitit 2018 “, duke pasur parasysh se teknikat e profilizimit” përdoruesit selektivë”, sipas karakteristikave të tyre psiko-sociale, janë” të tilla që lejojnë realizimin e fushatave të synuara “dhe duket se tashmë kanë qenë “Përdorur edhe në vitin 2012 edhe në komisionet e subjekteve politike që veprojnë në Itali”, thuhet në shënim. Autoriteti dëshiron të shohë qartë në këto “marrëdhënie midis partive politike, kompanive të të dhënave dhe platformave online për personalizimin e mesazheve zgjedhore».
Frikë për zgjedhjet europiane
Ndërkohë Garantuesi i BE-së për privatësinë Giovanni Buttarelli paraljmëron: zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm «janë një test i rëndësishëm për të gjithë ne. Nuk jemi këtu për t’ju alarmuar, por problem është real dhe urgjent ». Buttarelli ka paralajmëruar institucionet e tjera të BE-së, duke konfirmuar se Parlamenti Europian është i ndërgjegjshëm për rreziqet dhe që është «i vendosur të shkojë më thellë në këtë çështje» edhe me një komision special për të cilin «ofrojmë mbështetjen tonë».
«Të mbrohen qytetarët amerikanë »
Mbi temën ka ndërhyrë edhe Shtëpia e Bardhë, përmes një zyrtari, duke kërkuar mbrojtjen e privatësisë të qytetarëve amerikanë. Cambridge Analytica ka punuar për fushatën elektorale fituese të presidentit Donald Trump, por zyrtari nuk u shpreh mbi këtë pikë duke ia lënë fjalën Kongresit amerikan. Në mënyrë të mëvetësishme Komisioni Federal i Tregtisë nuk ka dashur të komentojë thashethemet se do të niste një hetim për rrjetin social.
Punonjësit të shqetësuar
Të premten e ardhshme drejtuesit e Facebook, përfshirë Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg në krye, po përgatiten për tu përballur me punonjësit e grupit në një mbledhje në të cilën do të diskutohet çështja Cambridge Analytica.