• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Selanik, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

11:48 : 17/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Një operacion ndërkombëtar i dha fund aksionit të një grupi kriminal, i cili prodhonte sasi të mëdha kanabisi sintetik në një laborator të paligjshëm, me seli në Selanik, pas një operacioni madhor që kulmoi me arrestimin e pesë anëtarëve të dyshuar të tij.

Lënda narkotike duket se është dërguar me postë dhe nëpërmjet kompanive korriere në tregjet në Europë dhe Amerikë, pas porosive përkatëse të marra nga grupi kriminal nga blerësit potencialë në një platformë të posaçme për shkëmbimin e mesazheve të koduara, ndërkohë që transaksionet financiare zgjidheshin me anë të portofolëve elektronikë – kriptovalutave.

Si anëtarë të këtij grupi u arrestuan pesë burra, katër grekë dhe një shqiptar (përkatësisht 29, 35, 58, 39 dhe 28 vjeç). Dy të parët, sipas një njoftimi të policisë greke, akuzohen si drejtues të grupit. I pari pranoi porositë dhe i dyti e përgatiti drogën në laboratorin e vendosur në qendër të Selanikut.

Siç u bë e ditur, sekuestrimi dy muaj më parë në Lituani i tetë pakove postare të ardhura nga Selaniku me lëndë narkotike sintetike, mobilizoi edhe autoritetet ligjzbatuese europiane. Në hetimet për zbulimin e rrjetit morën pjesë oficerë nga Prokuroria e Selanikut, ndërsa kolegët e tyre lituanezë, EUROPOL si dhe Shërbimi Amerikan i Narkotikëve (D.E.A. i Athinës) dhe punonjës të Departamentit të Kimisë së Shtetit morën pjesë në hetime.

Lexo edhe:

100 vite burg për rrjetin e kokainës në Itali, dënohen edhe drejtuesit shqiptarë të organizatës

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në katër shtete

Në laboratorin e improvizuar dhe të mirëorganizuar, si dhe në një magazinë në zonën e Triandrisë dhe në vende të tjera të hetuara, u sekuestruan 43 kilogramë e 254 gramë kanabis sintetik në formë të ngurtë, mbi 6 litra kanabis sintetik në formë të lëngshme, rreth 2 kilogramë kanabis të trajtuar në formë çokollate, 92,2 gram kanabis të papërpunuar dhe 17 tableta narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar 3 pistoleta, gëzhoja, tre kuleta elektronike kriptovalutash, 11 celularë, sende dhe pajisje të laboratorit të prodhimit të drogës sintetike dhe një shumë prej 126.220 euro.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme të organizatës kriminale dhe çdo lidhje me rrjete të tjera të ngjashme, ndërsa të arrestuarit janë referuar për ndjekje penale në prokurorinë kompetente.

 

Etiketa: DEAdrogeEuropolselaniksqhiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

100 vite burg për rrjetin e kokainës në Itali, dënohen edhe drejtuesit shqiptarë të organizatës

11:40 : 23/07/2026
AKTUALITET

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në katër shtete

18:48 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Dërgoi paratë jashtë vendit me charter privat”/ Berisha: Interpol dhe Eurojust të nisin hetimet ndaj Ramës

12:55 : 21/07/2026
AKTUALITET

Grabisnin vilat luksoze në Spanjë, arrestohen tre “skifterët” shqiptarë, 6 të tjerë në kërkim

19:09 : 18/07/2026
AKTUALITET

Mbi 50 mijë € drogë në banesë, kapet ‘mat’ shqiptari në Itali

19:07 : 17/07/2026
AKTUALITET

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge/ Prokuroria belge: Të konfiskohet e gjithë shuma

11:18 : 17/07/2026
Para

"Turp"/ Berisha: Drejtësia refuzon të lëshojë mandat arresti për Amant Josifin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş