• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria kërkon riekspertim mjekësor për kushërinjtë e dhunuar nga Rrajat

14:22 : 13/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar riekspertimin mjekësor për kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të dhunuar barbarisht në korrik të këtij viti nga anëtarët e fisit Rraja.

Në bazë të këtij urdhri, do të jenë 3 ekspertë të tjerë mjeko-ligjorë që do të kryejnë aktin e ri të ekspertimit.

Aktekspertimi i parë i kryer nga mjeku Elton Serani nuk u pranua nga dy kushërinjtë e dhunuar. Dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre u cilësua plagosje e lehtë, ç’ka solli edhe lehtësimin e akuzës për nëntë personat e akuzuar dhe çuarjen e hetimit penal drejt pushimit.

Në aktekspertimin e parë, ekspertit mjeko-ligjor Elton Serani, kishte deklaruar se kushërinjve Maja nuk iu rreziku jeta nga dhuna e pësuar, pavarësisht frakturave të shumta në kokë dhe trup. Të lënduarit ndërkohë shprehen se ende kanë probleme shëndetësore.

Ky ekspertim solli reagime të shumta dhe kundërshti në opinionin publik, që u perceptua gjerësisht si amnistia e radhës që Rrajave po u bëhej nga organet ligjzbatuese.

Lexo edhe:

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

Prokuroria çoi për gjykim çështjen e Onkologjikut/ Stafa: Është bërë krim ndaj pacientëve

Anëtarë të fisit Rraja goditën me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil dhe Jashar Majën, pasi këta të fundit kishin denoncuar në polici se aktiviteti shpërthyer i gurores në pronësi të një prej anëtarëve të fisit Rraja u kishte shkaktuar dëme në banesa.

Një video e publikuar në rrjete sociale dhe media, që dukej se ishte filmuar nga një prej pjesëtarëve të grupit dhunues, tregoi se si vëllai, djali dhe të afërm të tjerë të deputetit të PS-së Rrahman Rraja dhunuan brutalisht me shkop bejsbolli dhe kërcënuan me pistoletë dy kushërinjtë.

Ngjarja shkaktoi indinjatë në opinionin publik. Rrahman Rraja dha dorëheqjen si deputet pas publikimit të pamjeve, ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shkarkua nga kryeministri Edi Rama për tu zëvendësuar me Taulant Ballën.

Kushërinjtë e dhunuar hodhën akuza ndaj policisë se po amnistonte Rrajat me veprimet e vonuara, që faktohen nga vetë njoftimet publike të policisë lidhur me ngjarjen. Shoqërimi dhe më pas lirimi i një prej vëllezërve të Rraham Rrajës apo shpallja në kërkim e djalit të tij disa orë pas publikimit të pamjeve, ngritën dyshime për sjelljen e njëanshme të policisë në favor të dhunuesve. Asnjë prej të dyve nuk është arritur të ndalohet ende nga policia.

Etiketa: Prokuroria e Tiranësrrahmah rrajarraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

11:32 : 26/05/2026
AKTUALITET

Prokuroria çoi për gjykim çështjen e Onkologjikut/ Stafa: Është bërë krim ndaj pacientëve

18:56 : 02/05/2026
AKTUALITET

Skemë mashtrimi 700 mijë €, bllokohen llogaritë bankare të “Albavia-s” së Hasan Fizit dhe Shkëlqim Rakipajt

11:07 : 15/04/2026
AKTUALITET

Tentativa e vrasjes në Fushë-Krujë/ Çfarë u gjet në telefonin e Redion Ahmetit, Prokuroria ‘mbyll sytë’

10:13 : 14/04/2026
AKTUALITET

Kërcënimet/ Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

17:56 : 31/03/2026
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Prokuroria sekuestron pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij

12:09 : 02/03/2026
Para

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shoferi 39-vjeçar

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom