• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Erdogani hyn “mik” për Rusinë: Të mos “margjinalizohet” në ujdinë për drithërat

18:00 : 10/09/2023
në BOTA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje të dielën që Rusia të mos “margjinalizohet” në bisedimet për ringjalljen e një marrëveshjeje të rëndësishme për eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.

“Asnjë proces që e margjinalizon Rusinë në iniciativën e Detit të Zi për drithërat nuk do të jetë i zbatueshëm”, tha Erdogani për gazetarët në mbyllje të samitit të G20-ës në Nju Delhi më 10 shtator.

Ai njoftoi për një takim të ardhshëm rreth kësaj çështjeje mes përfaqësuesve nga Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara (OKB), pa treguar datën dhe vendin e saktë të takimit.

OKB-ja dhe Turqia e ndërmjetësuan marrëveshjen për drithërat vitin e kaluar, e cila mundësonte kalimin e sigurt të anijeve civile përmes Detit të Zi, por ajo dështoi pasi Rusia u tërhoq në korrik.

Që prej atëherë, Rusia i ka sulmuar vazhdimisht portet dhe infrastrukturën e Ukrainës. Kievi i ka cilësuar këto sulme si përpjekje cinike të Rusisë për t’ia dëmtuar asaj eksportin dhe për ta minuar sigurinë e ushqimit global.

Lexo edhe:

Konflikti si gjendje e përhershme

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

Një sulm rus me dronë të hënën e goditi një qendër të eksportit të drithërave në lumin Danub, thanë zyrtarët, duke shtuar se u dëmtuan depot dhe pajiset bujqësore si pasojë.

Pak orë më vonë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u takua me Erdoganin në Soçi, duke dhënë shpresa se ata mund ta ringjallin marrëveshjen.

Erdogani tha pas takimit se beson se mund të gjendet një zgjidhje shumë shpejt për marrëveshjen për drithërat.

“Mendoj se është e mundur të kemi përparim. Si Turqi, ne besojmë se do ta arrijmë një marrëveshje e cila do t’i përmbushë pritjet në një kohë të shkurtër”, theksoi ai.

Ndërkohë, Putini tha se Rusia është e “hapur” për ta kthyer marrëveshjen e rëndësishme për eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi./ REL

Etiketa: ErdoganRusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
BOTA

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025
BOTA

Dronët ukrainas godasin rajonin e Rostovit në Rusi, dy persona të vdekur

08:13 : 26/07/2025
BOTA

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

19:48 : 25/07/2025
BOTA

Tragjedi në Rusi! Rrëzohet avioni i pasagjerëve me 49 persona në bord/ VIDEO

09:43 : 24/07/2025
BOTA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025
Para

Aventura e tretë me Dinamon, kapiteni shqiptar rikthehet në Zagreb

TË GJITHA

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com