• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Kosovë, disa bëhen me pagesë

14:52 : 07/09/2023
në AKTUALITET

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është finalizuar Udhëzimi Administrativ, sipas të cilit është ndaluar përdorimi i disa prej llojeve të qeseve të plastikës dhe disa të tjera janë bërë me pagesë.

Qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht. Kjo falë finalizimit të Udhëzimit Administrativ. Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në një konferencë për medie së bashku me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm, ndërsa do të lejohen vetëm qeset për fruta e që nuk do të kenë ato mbajtëset përmbi.

“Me miratimin e udhëzimit administrativ për ambalazhet mbeturin i cili është miratuar në Qeveri dhe projektet që dalin nga ky udhëzim administrativ. Me eliminimin e qeseve të plastikës dhe rimbursimin e depozitës që ka të bëjë me shishat e plastikës e që rezultuan pasi punët që i kemi bërë duke analizuar sistemin, në këtë udhëzim administrativ që është miratuar e që do të ketë drejtpërdrejt ndikim tek ambienti duke eliminuar qeset e plastikës dhe duke eliminuar shishet e plastikes dhe trajtimin e ambalazhit të plastikës”.

Aliu deklaroi qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre por që do të jenë me pagesë dhe se nuk do të kenë logo të prodhuesve.

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

“Me udhëzimin administrativ që ka të bëjë me qeset e plastikës do të ju informoj se do të kemi ndalim të qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron. Pra qeset e holla të plastikës të cilat përdoren sot dhe mund të merren në markete falas do të ndalohen plotësisht. Nga 0 de 25 micron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta e nuk do të kenë ato mbajtëset. Ndërsa qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre dhe do të kushtojnë 5 cent por nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesve”.

Ai ka treguar se do të ndalet prodhimi, importi dhe shitja në treg të qeseve plastike mbajtëse ose degraduese.

“Do të kemi ndalim të prodhimit, importeve dhe shitjes në treg të qeseve plastike mbajtëse ose degraduese… Për qeset e plastikës të biodegradueshme të çfarëdo madhësie dhe trashësie me një certifikatë përkatëse që vërteton që qeset e plastikës janë nga materiali i biodegradueshëm do t’i vendoset çmim prej 0.02 euro. Për qeset e plastikes mbajtëse me doreza mbi 50 micron nuk do të vendoset çmim shitje minimal detyrues e as tarifë prej 0.02 euro”, u shpreh tutje Aliu.

Ministri Aliu tha se me udhëzimin administrativ do të krijohet mundësia e rimbursimit të dispozitave, megjithëse një gjë e tillë sipas tij do të marrë kohë.

“Për depozita është çështje tjetër, është një projekt i cili me udhëzimin administrativ krijohet mundësia fillimit të sistemit të rimbursimit dhe depozitës po i cili nuk mund të filloj menjëherë. Për ta filluar sistemin e rimbursimit dhe depozita e duhet të ndërtohet një sistem ku do të jenë të përfshir edhe prodhuesit, edhe shitsit edhe imortuesit e ambalazhit që janë shishet e plastikës, kanaçet e aluminit, shishet e qelqit. Është projektuar që të mbajë të paktën këto shishe 0.25 litra lëngë dhe më së shumti deri në 2 litra lëngë dhe të jenë të mbyllura në gjendje hermetike dhe të pa përshkueshme nga uji në pikën e shitjes. Ato cka përjashtohen nga sistemi i rimbursimit dhe depozitave janë ambalazhi i produkteve të qumështit, ambalazhi i pijeve alkoolike, kavanozat e qelqit dhe kuti prej kartoni”.

Sipas ministrit, që të fillohet ky sistem duhet ndërtuar një sistem nëpër të gjitha markete.

“Që të fillohet ky sistem duhet ndërtuar një sistem nëpër të gjitha markete dhe menaxhimi i tyre duhet që të bëhet nga palët e rëndësishme që i përmenda. Në të gjitha marketet e sidomos ato të mëdha duhet që të jenë pajisjet e rimbursimit në mënyrë automatike që i bie që qytetarët, të gjitha këto ambalazhe do të kenë shenjën përkatëse të vendosur në to e cila në mënyrë elektronike do të mund ta rikthejë depozitën ta rimbursoj përmes pajisjeve që do të vendosen nëpër markete. Këto sisteme i kemi parë dhe janë duke u aplikuar edhe në vendet e BE-së”.

Marrë nga Monitor

Etiketa: kosoveQese plastikeqeseve plastike

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

13:56 : 21/10/2025
RAJONI

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025
RAJONI

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025
RAJONI

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025
RAJONI

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

17:45 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
Para

Statistikat/ Ja pse kuqezinjtë duhet të tregojnë kujdes maksimal ndaj çekëve

TË GJITHA

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025

Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekura

19:31 : 21/10/2025

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com