• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk sheh”, drejtori justifikon punonjësen e postës që u mori paratë pensionistëve

22:39 : 06/09/2023
në AKTUALITET

Në dhjetor 2021, bashkëshortët Grimci treguan se një punonjëse e postës u kishte vjedhur nga 2 muaj pension. Megjithëse u provua se kishte patur vjedhje, drejtori i Postës Laç, nuk e pranoi dhe e zgjidhi situatën duke u dhënë pensionistëve paratë e munguara.

Dy vjet më pas një tjetër denoncim erdhi për postën e Laçit, zyra e Sanxhakut, ku sërish Lindita Bushi ankohet se i kanë marrë 5 muaj pension të nënës.

“Nëna ime e merrte pensionin në Laç, në Sanxhak dhe që nga viti 2021, i kanë humbur 5 muaj pension. Ne e kemi marrë vesh, sepse ne i merrnim pensionet vonë, për arsye, se nëna është e sëmurë dhe nëna jeton me mua në Tiranë dhe nuk ishte mundësia që t’i merrnim çdo kohë, muaj për muaj, rregullisht. Ne e morëm vesh në tetor të vitit 2021, që zonja në fjalë, Lindita Gjoka Bushi, është larguar dhe bashkë me ikjen, ka marrë dhe pensionet e shumë pensionistëve. Ishim dhe bëmë ankesë në drejtori, bëmë dhe kërkesë me shkrim për muajt, që na kishin humbur edhe vazhdoi ky proces, u zvarrit, nuk morëm vesh në botë, se çfarë po ndodh. Si përfundim na thanë “do shkoni në Lezhë” dhe të bënim denoncim në Prokurori dhe na thirren dhe ato, që të shkojmë, vajtëm bashkë me mamin. Që nga ajo ditë e deri më sot, ne s’kemi marrë asnjë përgjigje. Nuk e dimë, se çfarë po ndodh. Ajo është 87 vjeçe. Asaj i duhen për ilaçe, se po të ishte e zonja, do rrinte në shtëpinë e vet në Sanxhak. 110 mijë Lekë ka qenë pensioni”, tha Lindita Bushi për emisionin “Stop”.

Drejtori i filialit të Lacit, Dilaver Lita, në vitin 2021 sipas emisionit kishte thënë se punonjësja ka patur probleme me shikimin, por nuk ka patur vjedhje. Por punonjësja në fjalë është në gjykatë për veprën penale “vjedhje e kryer, duke shpërdoruar detyrën”.

Sot drejtori thotë, se me t’u shprehur Gjykata, Posta Shqiptare do dëmshpërblejë një për një pensionistët.

Lexo edhe:

Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT me tenderët më problematikë

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

“Është një ngjarje e ndodhur në 2021-shin. Çështja është në Prokurori, në dijeninë time ka vajtur në Gjykatë dhe nuk është shprehur akoma Gjykata. Me t’u shprehur Gjykata, Posta Shqiptare do dëmshpërblejë një për një pensionistët. Edhe Posta Shqiptare ka bërë sqarim, me t’u vërtetuar fajësia, menjëherë të gjithë pensionistët, do të marrin dëmshpërblimin”, tha drejtori.

Etiketa: postaposta lac

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT me tenderët më problematikë

09:00 : 30/03/2026
AKTUALITET

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

14:10 : 05/03/2026
AKTUALITET

Tentativë grabitjeje te posta në Shkodër, autori i maskuar kërcënon me thikë punonjësen

19:42 : 06/02/2026
AKTUALITET

Skema mashtruese me mesazhe telefonike në emër të Postës, ekspertët: Mos klikoni linqe të dyshimta

20:07 : 03/02/2026
AKTUALITET

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

13:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
Para

SHBA do të dërgojë raketa me uranium të varfëruar në Ukrainë

TË GJITHA

Në kërkim për drogë e pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet /EMRAT

21:55 : 05/06/2026

Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth tre orësh qëndrese para Kryeministrisë

21:46 : 05/06/2026

Trump: Çmimet e naftës do të bien kur të zgjidhet situata e Hormuzit

21:41 : 05/06/2026

Video/ Ambasadori i BE shfaqet në protestën kundër Ramës

21:31 : 05/06/2026

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

21:24 : 05/06/2026

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet