• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Gjermania miraton uljen e taksave të sipërmarrjeve

20:31 : 30/08/2023
në BOTA

Në fund të mbledhjes së kabinetit, kancelari Scholz, ministri i ekonomisë Habeck dhe ministri i Financave Lindner prezantuan rezultatet: Lehtësim tatimor për bizneset, më pak burokraci, më shumë digjitalizim.

Qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz ra dakord të martën për një paketë lehtësimi tatimore me vlerë rreth 7 miliardë euro në vit për bizneset, me qëllim të rigjallërimit të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Plani përfshin një shpërblim për investimet në kursimin e energjisë. Elementi qendror është një shpërblim për investimet në mbrojtjen e klimës: një prim tatimor investimi prej 15 për qind të shumës së investimit do të paguhet, pavarësisht nga fitimi.

Ka edhe ndryshime të rregullave për ta bërë më të lehtë për kompanitë të amortizojnë humbjet e tyre. Në veçanti, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të përfitojnë nga një zgjatje e kompensimit të humbjeve. Mundësitë e reja të amortizimit do të përmirësojnë likuiditetin e kompanive dhe t’i inkurajojnë ato të investojnë. Shoqatat e biznesit, si dhe të Gjelbrit, kohët e fundit ishin ankuar se paketa nuk ishte aq e madhe sa të mbronte bizneset në kohët e rënies ekonomike.

Programi do të lehtësojë barrën për “bizneset e vogla dhe të mesme”, tha qeveria federale në një deklaratë.

Lexo edhe:

Nagelsmann kritikohet për humbjen e Gjermanisë: Na mungoi agresiviteti ndaj një rivali të fortë!

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

Plani parashikon një ulje të taksës për sipërmarrjet për katër vjet për një shumë totale prej 32 miliardë euro.

Në një kohë që partitë e koalicionit qeveritar gjerman lëkunden për masën e uljes së taksave, ekonomia ka mbetur statike.

Gjermania regjistroi rritje zero në tremujorin e dytë të 2023, pasi ra në recesion në fillim të vitit.

Gjermania u godit rëndë nga pushtimi rus i Ukrainës. Konflikti ka rritur çmimet e energjisë në Gjermani, pasi u ndërpre varësia e Berlinit nga Moska për furnizimet me gaz.

Nxitje për ekonominë

Duke folur në një konferencë për shtyp, Scholz tha se Gjermania duhet t’i përgjigjet një ekonomie në vështirësi në mënyrë që të “stimulojë rritjen”.

“Ne do të diskutojmë se si t’i japim nxitje të fuqishme ekonomisë,” tha kancelari Olaf Scholz në kuadër të takimit ministror dyditor në Pallatin Meseberg, një kështjellë e stilit barok në periferi të Berlinit. “Ekonomia gjermane mund të bëjë më shumë”.

Takimi shënon gjysmën e mandatit katërvjeçar të qeverisë së tij. Bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Shkurtimet e taksave janë pjesë e një programi me dhjetë pika dhe synojnë të rigjallërojnë rritjen ekonomike duke siguruar që kompanitë të marrin vendimin për të investuar në Gjermani, tha Scholz.

Ndërsa Gjermania rrit shpenzimet, disa kritikë kanë frikë se pa një fond të ri të gjelbër të Bashkimit Evropian, vetëm ekonomitë e mëdha me më shumë fuqi fiskale do të jenë në gjendje të ecin përpara me subvencionet kombëtare, duke lënë pas vendet më të vogla.

Debat për çmimin e energjisë për industrinë

Në debatin për çmimin e subvencionuar të energjisë elektrike për industrinë, për momentin nuk ka marrëveshje. Ministri i Financave Lindner tha në mbrëmje në televizionin ARD se një subvencion i tillë për ekonominë do të çonte në deformim të konkurrencës mes kompanive të mëdha dhe të vogla. Nga këndvështrimi i tij, Gjermanisë i duhet më tepër një zhvillim më i shpejtë i prodhimit të energjisë, procedura më të shpejta të autorizimit si dhe partneritete më të thjeshta të energjisë elektrike ndërmjet furnizuesve të energjisë dhe konsumatorëve të mëdhenj.

Të Gjelbërit dhe në një masë të madhe SPD duan të kufizojnë çmimin e energjisë elektrike për industrinë për një periudhë të caktuar. Argumenti është se zhvillimi i energjive të rinovueshme do të çojë automatikisht në uljen e çmimeve të energjisë elektrike në afat të mesëm dhe se subvencioni do të bëhet i panevojshëm. Kancelari Scholz dhe FDP janë kundër një çmimi të tillë të energjisë elektrike për industrinë.

Thirrja e shtatë landeve

Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike kërkohet gjithashtu nga shtatë lande me objekte industriale kimike. Pa veprim të vendosur, rreziku i zhvendosjes së prodhimit dhe rrjedhimisht vendeve të punës jashtë Gjermanisë është real, paralajmëruan ata në një apel drejtuar qeverisë federale. Ky apel është nënshkruar nga qeveritë e Bavarisë, Hessen-it, Saksonisë së Poshtme, Rinit Verior-Vestfalisë, Rheinland-Pfalz-it, Saksonisë dhe Saksoni-Anhalt-it.

Janë miratuar edhe projektligje të tjera, si reforma e ligjit të Shërbimit Informativ Federal (BND) dhe kartela mjekësore digjitale. Sipas informacioneve nga agjencia gjermane e shtypit, parakushtet për përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë pritet të krijohen deri në fund të vitit të ardhshëm.

Çfarë tha Scholz për të dhënat e qeverisë së tij

Kancelari gjerman tha më tej se qeveria e tij e koalicionit duhet të përmirësojë komunikimin e saj pas muajsh debatesh publike mbi një sërë shtjesh.

Scholz tha se bisedimet përqëndrohen në atë se si t’i jepet një “nxitje” e madhe ekonomisë gjermane dhe “të shfrytëzohen mundësitë që ofron ekonomia jonë e fortë”. Ai shtoi se Berlini planifikon të zhvillojë iniciativa për të bërë “çdo gjë të shkojë më shpejt në Gjermani”, duke iu referuar procedurave administrative.

“Ne arritëm rezultate shumë të mira vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe sigurisht do të ishte mirë nëse të gjithë do të kontribuonin me strategjitë e tyre të komunikimit,” tha ai, duke i bërë thirrje koalicionit që “të kuptohet mirë”.

Scholz u ka kërkuar vazhdimisht anëtarëve të koalicionit që të mos diskutojnë negociatat derisa të dihet rezultati përfundimtar i tyre./DW

Etiketa: gazgjermaniaScholz

Lajme të lidhura

SPORT

Nagelsmann kritikohet për humbjen e Gjermanisë: Na mungoi agresiviteti ndaj një rivali të fortë!

17:10 : 05/06/2025
SPORT

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025
SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
SPORT

Gjermani-Portugali/ Zhbllokohet supersfida, Wirtz kalon në avantazh “panzerat”

22:23 : 04/06/2025
SPORT

Liga e Kombeve/ Gjermani-Portugali, mbyllet pa gola pjesa e parë

22:11 : 04/06/2025
SPORT

Ndeshja e parë pas 4 vitesh, Gjermania dhe Portugalia publikojnë formacionet zyrtare

20:04 : 04/06/2025
Para

E rëndë/ E zuri traktori poshtë teksa punonte tokën, ndërron jetë 45-vjeçarin në Dimal

TË GJITHA

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

12:04 : 06/06/2025

Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk? Ja detajet

11:53 : 06/06/2025

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

11:41 : 06/06/2025

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

11:30 : 06/06/2025

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

11:14 : 06/06/2025

Plagosje në Sarandë! Ja kush është i lënduari që u godit me thikë/ EMRI

11:13 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com