• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Godet Gonxhja, 160 mijë euro për propagandën

11:39 : 24/08/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Mazhoranca shpenzon miliona euro për propagandën. Ose më mirë, shpëlarjen e trurit. Një skemë e nisur që nga paraardhësit e tyre në diktaturë, ndërsa sot mjetet janë sofistikuar, pavarësisht se thelbi është i njëjtë; t’u mbushë mendjen njerëzve të thjeshtë se po punojmë!

Një nga eksponentët më të spikatur të propagandës është Erion Veliaj, i cili ka një “ushtri” të madhe të të punësuarve në Bashkinë e Tiranës, të cilët bëjnë filmime, montojnë kronika të gatshme. Madje, bëjnë lidhje direkte me regji, me disa kamera. Ndërkohë, një ish vartës i tij, Blendi Gonxhe, që fitoi “pavarësinë” disa javë më parë nga Lali Eri në tenderin e godinës së DPSHTRR-së, ka filluar me të njëjtin avaz.

Çdo vit, drejtoria e tij tenderon qindra mijëra euro për pajisje dixhitale, me të cilat prodhon kronika dhe i shpërndan në televizione. Madje, mbush edhe rrjetet sociale me lloj-lloj lajmi se “ne po punojmë”. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, në dy tendera Gonxhja do të shpenzojë plot 160 mijë euro. Një shumë e frikshme, pasi është vetëm për shpëlarje truri dhe jo për punë konkrete.

Njoftimi i tenderit prej 100 mijë eurosh për qiramarrje foni dhe skenë

Në ditët e nxehta të gushtit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka hapur një tender me objekt “qiramarrje foni dhe stage”. Fondi i këtij tenderi është plot 9.999.917 lekë pa TVSH, ose me TVSH mbi 100 mijë euro.

Lexo edhe:

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

“Kohëzgjatja e marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes” thuhet në këto dokumente, teksa mësohet se zarfet e këtij tenderi do të hapen në fillim të shtatorit. Por, për çfarë e do skenën dhe foninë Gonxhja? Ai nuk është këngëtar, të dalë para turmës dhe të dëgjohet zëri i tij. Ku do të performojë? Ndoshta, “teatri” i tij i vetëm janë premtimet e tij boshe se “kemi rritur cilësinë”, apo muzeu i tij retro, i ndërtuar i gjithë me paratë e buxhetit të shtetit.

Gonxhja do të shpenzojë 60 mijë euro për përgatitjen e videove

Por, krahas skenës dhe fonisë, Gonxhja ka hapur një tjetër tender në Agjencinë e Prokurimit Publik. Dokumenti i mësipërm është procedura “shërbime me video animacione dhe promo”.

Kësaj herë, fondi limit i procedurës është 5.957.500 lekë pa TVSH, ose rreth 60 mijë euro të vëna në dispozicion nga të ardhurat e brendshme të Institucionit. Këto të ardhura janë ato para’ që iu merren qytetarëve në sportelet e këtij institucioni.

S’janë të ardhura të brendshme, por të ardhurat që iu zhvaten njerëzve të thjeshtë, që paguajnë disa herë për kolaudimin, taksat e makinës, targat, patentën, lejen e qarkullimit, kontrollin fizik etj, etj. Edhe në këtë rast, kohëzgjatja është 12 muaj, ndërsa ajo që vihet re është se pas skenës dhe fonisë, Gonxhja do të bëjë edhe video të gatshme t’ua dorëzojë televizioneve apo të bëjë lidhje direkte.

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajkorrupsionlali erimazhorancapropagandatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025
AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

11:37 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025
Para

FOTOLAJM/ Aksident i frikshëm, makina hyn brenda lokalit plot me njerëz në Tiranë

TË GJITHA

Makina përplas këmbësoren në Korçë, humb jetën një grua

21:14 : 26/08/2025

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

21:04 : 26/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

20:53 : 26/08/2025

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:29 : 26/08/2025

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com