• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një grua përballë mafias dhe që duhet duartrokitur…

12:02 : 15/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Anila Hoxha

Ai ishte një biznesmen i fuqishëm, vetëm 49 vjeç që mjafton të dëshironte dhe do ta kishte çfarë synonte. Lidhjet e tij ishin të forta dhe këtë e provoi më pas hetimi i SPAK që konstatoi se shefa policie dhe prokurorë i bindeshin.

Por në të kaluarën gjyqtarë e prokurorë i kishin thënë ‘po” për një betejë tokash në zonën e Velipojës duke ndikuar që fuqia e tij të rritej, e ai të kthehej i pandalshëm. Edhe kur bëhej fjalë për persona me të cilët kishte lidhje familjare, por që pronësia e tokës kishte dalë përmbi ta.

Gjyqtarë prokurorë, shefa policie dhe jo vetëm, listës së ndihmësve i shtohen të tjerë persona me pushtet ende nën verifikim nga SPAK, sepse siç dyshohet në një dosje voluminoze Pëllumb Gjoka kishte njerëzit e duhur në momentin e duhur. Deri ditën kur përmes postës elektronike SPAK u njoftua nga një grua dhe i biri se biznesmeni ju kishte rrëmbyer hektarë të tërë me tokë të trashëguar.

Lexo edhe:

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

Shtyhet gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, shkak mungesa e avokatëve

Toka me sipërfaqe 39 hektarë që Lulë Zefi dhe i biri , Donaldi, kushërinj të biznesmenit akuzuan se iu ishte rrëmbyer nga një grup kriminal, ishte kallzuar më herët në prokurorinë e Shkodrës për dyshimet e falsifikimit të dokumentave. Ata kishin insistuar për një kohë të gjatë se nuk pati asnjë akt dhurimi toke nga e moshuara Drande Hotaj, e cila rezultonte prej 1938 si pronare e tokës. Por hetimet nuk rrodhën në drejtimin e duhur.

Dy prokurorë në këtë qytet vlerësuan se cështja ishte parashkruar e duhej pushuar. Por familja Zefi që kishte provuar shtetin dhe gjyqësorin ndër vite me një seri gjyqtarësh që nuk ju dhanë të drejtë, e provuan sërisht edhe në gjykatën e lartë. Sipas një vendimi rezulton se Lulë Zefi përfundoi në gjykatën e lartë duke kundërshtuar aktin e dhurimit të tokave nga e ëma, e ndjera Drande Hotaj duke kërkuar pavlefshmëri absolute. Në këtë vendim ata akuzojnë për kërcënime dhe përmendin emrin e Pëllumb Gjokës.

“Kontrata e dhurimit nr. 6583 rep., nr. 2481 kol., datë 29.08.2017, mes nënës Drande Hotaj dhe shtetasit Kolë Gjoka, është e pavlefshme pasi është lidhur në kushtet e mungesës së vullnetit nga nëna shtetësia Drande Hotaj e cila është 86 vjec, e moshuar, nuk di të shkuaj as të lexojë, se ne momentin e nënshkrimit të saj ka qënë e pandërgjegjshme për rëndësinë e veprimeve të saj edhe pse nuk i është hequr zotësia për të vepruar.

Gjithashtu Drande Hotaj e ka kryer veprimin juridik për shkak të kanosjes së ushtruar nga shtetasi Pëllumb Gjoka, i biri i Kolë Gjoka.“ shkruhet në vendimin e gjykatës së lartë datë 21 shkurt 2022. Por familja humbi sërisht dhe denoncimi i tyre në SPAK ishte nën verifikim kur Europol përcolli informacione për 7 shtetas shqiptarë që përdornin SKY.

Çelësi që hapi kutinë e pandorës ju dha SPAK nga francezët gjatë një hetimi për trafikun e kokainës nga Amerikane e Jugut drejt porteve kryesore evropiane. Pikërisht ky rrjet ndërvepronte sakaq për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në bregdet duke falsifikuar dokumenta shtetërore- thotë prokuroria kundër krimit të organizuar në Tiranë. Emrat që kishte përballë Lulë Zefi , një grua e panjohur nga Kurbini që në 2017 ishte sulmuar me armë dhe i kishte shpëtuar një atentati ( ngjarje për të cilën autori u dënua për kanosje dhe armëmbajtje) , ishin të paprekshëm.

Sky në këtë rast ishte “ filli i Arianës” që nxorri nga labirinthi drejtësinë e cila ka në duar deri më tani skenarë krimesh të ndodhura nga vrasës me pagesë shqiparë dhe të huaj, krime makabre të kryera duke prerë në besë miqtë, hakmarrje të përgjakshme, një polici të dështuar që nuk gjurmonte të kërkuarit, vrasës të egër, të korruptuar prokurorë e zyrtarë policie që funksiononin për njerëz të botës së krimit si Behar Bajri e Ervis Martini.

Prokurori mëson njerëzit që sa për sy e faqe i heton se duhet ta shtyjnë gjyqin por që në SKY me kodin MHSE7L , ai prokurori i lë takim behar Bajrit të takohen nga darka tek shtëpia. Të tjerë gjyqtarë e prokurorë dhe zyrtarë policie dyshohet se janë aty. Shërbëtorë të krimit dhe aspak të qytetarit të pambrojtur që kërcënohet, i rrëmbehet cdo gjë me vetëm një “ alo..”

Etiketa: anila hochaBehar BajriErvis MartiniPëllumb Gjoka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, shkak mungesa e avokatëve

17:01 : 05/05/2026
AKTUALITET

Skema e sofistikuar e pastrimit të parave mes Gjergj Lucës dhe Pëllumb Gjokës: Çfarë zbulon ‘Black Docks’?

16:58 : 04/04/2026
AKTUALITET

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

13:27 : 26/02/2026
AKTUALITET

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje

16:11 : 25/02/2026
AKTUALITET

Pëllumb Gjoka, mes biznesit, politikës dhe krimit

14:11 : 21/02/2026
Para

Mesazhi i zbritjes me helikopter të Tony Blair

TË GJITHA

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom