• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankat sigurojnë fitime “stratosferike” nga rritja e interesave

15:25 : 14/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI
Gent Sejko, (djathtas), guvernator i Bankës së Shqipërisë, dhe Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave

Gent Sejko, (djathtas), guvernator i Bankës së Shqipërisë, dhe Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave

Rritja e interesave me synim për të luftuar inflacionin e lartë duket se ka sjellë fitime të majme për bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas të dhënave të BSH, për gjysmën e parë të këtij viti, fitimet arritën në gati 150 milionë euro, me rritje 127% në krahasim me vitin e kaluar.

 Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri po përjetojnë vitin më të mirë në historinë e vet sa i përket të ardhurave dhe fitimeve, pasi rritja e interesave nga bankat qendrore ka sjellë rritje të interesave të kredive dhe të borxhit publik, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara nga Banka e Shqipërisë së fundmi. Të dhënat mbi bilancet financiare të bankave publikohen nga BSH çdo tre muaj. Sipas të dhënave, për periudhën janar-qershor, fitimet pas taksave të bankave ishin 12.7 miliardë lekë, me rritje 127% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur ishin 6.5 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë nisi rritjen e interesit bazë të monedhës kombëtare në korrik të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, interesi i Marrëveshjeshjeve të Riblerjes Njëjavore, u rrit nga 1% në 3%. Në të njëjtën periudhë, Banka Qendrore Evropiane rriti normën bazë të interesit për euron nga zero në 4.25%. Kjo bëri që euribori të rritej në afërsisht të njëjtat përmasa.

Rritja e interesave nga bankat qendrore në shumicën e vendeve të zhvilluara ishte e paprecedentë që prej shumë dekadash dhe synonte të luftonte inflacionin anomalisht të lartë të vitit të fundit. Rritja e interesave i preku bankat në mënyra të ndryshme. Në SHBA, shumë prej bankave pësuan humbje nga rritja e interesave aq sa u krijua frika për një falimentim në masë, ndërsa në Itali e Shqipëri, duket se struktura e tregut ka qenë më favorizuese për bankat, duke i sjellë atyre fitime dhe jo humbje.

Në Itali, qeveria së fundmi vendosi një taksë të jashtëzakonshme mbi fitimet e jashtëzakonshme të bankave por u detyrua të tërhiqet nga kjo masë pas reagimit negativ të tregjeve. Në Shqipëri, bankat duket se kanë qenë përfituese në shumë drejtime nga rritja e interesave. Në drejtimin e parë, praktika e biznesit të kredive në euro në Shqipëri është që ato të jepen në përgjithësi me çmim referencë interesin euribor, megjithëse bankat sigurojnë pjesën dërrmuese të parave të kredituara në formën e depozitave brenda vendit. Kur interesi euribor u rrit, bankat patën përfitime, ndërsa kostoja e tyre për sigurimin e parave të kredituara nuk u rrit për shkak se burimi i parasë është tregu i brendshëm i depozitave dhe jo tregu ndërbankar evropian.

Lexo edhe:

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

E njëjta gjë ndodhi edhe me kreditë në lekë, ku praktika e biznesit është në përgjithësi marrja për referencë e interesave të bonove të thesarit dymbëdhjetë mujore. Këto instrumente pësuan rritje dramatike gjatë vitit të kaluar duke kaluar nga pak më shumë se 1% në janar, në 5.8% në gusht. Interesi i bonove 12 mujore u reduktua në muajt në vijim dhe aktualisht është rreth 3%. Edhe në këtë rast, bankat duket se dolën dyfish të fituara, fillimisht për shkak se investimet e tyre në bono thesari dhe tituj të tjerë të borxhit publik sollën interesa më të larta dhe pastaj për shkak se rritja e këtyre interesave solli shtrenjtim të kredive ekzistuese dhe të ardhura më të larta për kreditorët.

Rritja e interesave solli përfitim të pjesshëm edhe për depozituesit. Sipas të dhënave të BSH, shpenzimet e bankave për interesa, ku përfshihen shpenzimet për interesat e paguara për depozita, u rritën me 55% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ritëm ky më i shpejtë se sa ai i të ardhurave nga interesat që ishte 37%.

Në total, bankat paguan 6.3 miliardë lekë interesa për depozitat dhe arkëtuan 39.5 miliardë lekë të ardhura nga interesat, ku përfshihen interesat e kredive të dhëna apo e titujve të borxhit të blera./BIRN

Etiketa: "stratosferike"bankate interesavefitimerekordrritja

Lajme të lidhura

RAJONI

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro

11:50 : 07/09/2025
BOTA

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

08:52 : 03/09/2025
SPORT

Premier League shpenzoi 3.5 miliardë euro në merkato, rekordi mbahet nga Liverpooli

16:24 : 02/09/2025
AKTUALITET

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025
BOTA

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025
BOTA

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025
Para

Shiste drogë në lagje të ndryshme të Sarandës, arrestohet 51-vjeçari

TË GJITHA

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com